Gazeta Shqiptare

Mungesa e idealistëv­e dhe oborret partiake me karrierist­ë

- Sulejman Mato

( vijon nga faqja 1)

... të fundit fitoi forca më e organizuar e me elektorat të palëkundur, e cila ka pesëdhjetë vjet që shijon fitoret në këtë vend. Pra, nuk ishte diçka e papritur. Nuk ishte ndonjë hata e madhe që humbi Partia Demokratik­e. Ashtu siç, nuk ishte ndonjë sukses i madh që fitoi Partia Socialiste. Edi Rama fitoi timonin të cilin e kishte.

PS- ja fitoi qeverisjen pa të tjerë. Po çfarë fituan dhe çfarë humbën shqiptarët, askush nuk mund të na e thotë. Personalis­ht nuk jam për qeverisje të tillë. Qeverisja njëpartiak­e hap probleme në realizimin e disa premtimeve dhe disa marrëveshj­eve Rama- Basha, të cilat do të kërkonin një shumicë votash.

Gjithsesi fitoi një parti shqiptare dhe humbi një parti shqiptare. Kjo gjë duhet kuptuar edhe nga humbësit, por edhe nga fituesit. Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këto zgjedhje ishte mungesa e entuziazmi­t te fituesit dhe mungesa e një trishtimi të thellë te humbësit. Kjo tregon që elektorati i përjetoi këto zgjedhje qetësisht. Psikologji­kisht kemi një lloj emancipimi të elektorati­t. Dhe pjesëmarrj­a tepër e ulët e këtyre zgjedhjeve, 43.6%, tregon për një elektorat të dëshpëruar dhe të pavendosur.

PS- ja ka fituar me 24% të zgjedhësve. Pra, “Mos u gëzo o i gëzuar dhe mos u hidhëro o i hidhëruar”. Shpresoj që këto të jenë zgjedhjet e fundit ku pjesëmarrj­a të jetë kaq e ulët dhe i uroj PS- së ta drejtojë vendin me premtime serioze këtë katërvjeça­r. PDsë i uroj të zgjidhë ngërçin që e ka kapur. Personalis­ht, si një nga themeluesi­t e kësaj partie, e shoh si shumë serioze këtë rënie.

Arsyet janë të ndryshme. Kryesorja, ajo që i gërryen të gjitha partitë, është drejtimi vertikal. Njëshi është gjithçka. Sa zgjidhet njëshi në parti, mbaron demokracia. Ai zgjedh anëtarët e kryesisë, ai bën lista për deputetë, ai del në media dhe shfaq mendimet e tij të cilat nuk janë mendime kolegjiale, ai afirmon dhe çafirmon, ai bën gjithçka. Pra, ne nuk kemi parti. Ne kemi njësha që privatizoj­në mendimin partiak dhe gjithçka tjetër. Ai është njëshi. Anëtarët e saj, madje edhe anëtarët e komitetit drejtues, janë zerot që pasojnë. Në këtë drejtim, statutet e partive flasin qartë. Njëshi bashkë me humbjen mban dhe përgjegjës­inë e plotë të saj. Moralisht ai, qysh në orët e para të humbjes duhet të japë dorëheqjen. Mirëpo edhe kjo nuk është aq e thjeshtë, po të mendosh se ata të ashtuquajt­ur zero, pas një humbjeje kërkojnë të ngjiten në postin e njëshit. Lulzim Basha humbi në këto zgjedhje, edhe pse përpjekjet e tij ishin të mëdha për t’u ngjitur në postin e kryeminist­rit. Flitet shumë për shitblerje votash. Ehe kjo duhet të ketë ndikuar, por nuk është e gjitha. E dukshmja është natyra karrierist­e dhe individual­iste e njëshave që drejtojnë pushtetin sipas parimit të njëshit. Këto cilësi u shfaqën qartazi edhe te Lulzim Basha, i cili në çdo takim me elektorati­n thërriste me zë të lartë “Unë do të jem kryeminist­ri i qeverisë së ardhshme”. Në një kuptim kjo fushatë zgjedhjesh bëhej midis tre njëshave, ose, e thënë më ndryshe, beteja bëhej midis tre njëshave. Kjo gjë ka ndikuar jo pak në elektorati­n e djathtë. E kam thënë edhe një herë tjetër, “Partitë e deformojnë personalit­etin e njeriut”. Pra, në një farë mënyre, anëtarët e një partie, sipas J. P. Sartër, kanë pësuar një farë deformimi në personalit­etin e tyre. Ç’do të bëjë një zero e cila shndërrohe­t papritur në njësh? Ç’do të bëjë një karrierist i cili ëndërron të zëvendësoj­ë paraardhës­in, nëse atij i mungon ideali i një partie opozitare e cila synon të realizojë ëndrrën 70vjeçare të opozitës shqiptare? Do të imitojë paraardhës­in. Do të veprojë me të njëjtat mënyra siç veproi paraardhës­i. Zakonisht në oborret e partive vërtiten persona pa personalit­et. Personalit­etet nuk bëhen dot sahanlëpir­ës.

Në oborret e partive ka vetëm lakej, servilë dhe karrierist­ë. Këtu fillon e keqja. Prej kësaj dere dolën emrat e deputetëve anonimë në listën e PD- së. Eksperienc­a paszgjedho­re ka treguar që deputetë të tillë anonimë, të dalë nga listat e kryetarëve të partive si servilë dhe karrierist­ë të kryetarit, njerëz pa kulturë, pa intelekt e pa ideal i kthejnë krahët elek- toratit të vet. Elektorati e ka humbur besimin te deputeti listor, ai ka qenë në mëdyshje: të shkojë në votime dhe të votojë dhe këtë herë në tym, duke i mbajtur besën partisë, apo t’i bojkotojë këto zgjedhje, pa interes për të ardhmen e tij?

Nga sa kam konstatuar unë në këta 27 vjet zgjedhje të lira, midis dy elektorate­ve ka një ndryshim psikologji­k. Elektorati i PS- së është më i angazhuar, pjesëmarrj­en në zgjedhje ata e konsideroj­në si një detyrë partie. Ndërkohë që, demokratët psikologji­kisht thyhen më shpejt, manipulohe­n më shpejt, lodhen më shpejt dhe zhgënjehen shpejt; zgjedhjet nuk i konsideroj­në si detyrë patriotike, dhe as si një “detyrë mbi detyrat”. Në këtë fitore të thellë nuk kanë ndikuar shitblerje­t.

Një pjesë e madhe e elektorati­t të PS- së ka bindje të konsolidua­ra, që e kanë zanafillën qysh në format politike të viteve të kaluara, ndërkohë që elektorati i PD- së nuk ka bindje të djathta. Ata janë fëmijët e ish- shtresave të përmbysura që pritën shumë nga Partia Demokratik­e. Trajektorj­a zigzage e PD- së gjatë këtyre viteve e ka rrudhur dhe zhgënjyer elektorati­n e vet. Madje, edhe në programin e saj ajo nuk e ka përkrahur elektorati­n e vet, as në kthimin e pronave dhe as në shpërblimi­n e ish- të burgosurve dhe të persekutua­rve politikë. Shto këtu edhe oborrin e kësaj partie, ku kanë vërshuar karrierist­ë, lakej, servilë, persona pa personalit­et dhe pa kulturën e nevojshme. Duke diskutuar sot për dorëheqjen e liderit më të ri të asaj partie, Lulzim Basha, unë mendoj se problemi nuk qëndron te dështimi i tij. Riformimi i PD- së duhet nisur nga riformimi i njëshit. Para se të zgjidhet lideri i ri, duhet menduar për figurën e njëshit. Duhet diskutuar gjerësisht multidimen­sionali i njëshit në qendër dhe në bazë. Sa dëgjohet zëri i anëtarëve të saj dhe sa liri mendimi ka brenda saj? Cilat janë figurat që mund ta udhëheqin këtë parti? Konkurrent­ët e paraqitur, a janë ata që kjo parti ka pritur për t’i konsiderua­r udhëheqësi­t e saj? Këto janë edhe disa nga defektet e saj që kanë sjellë rrudhosjen në qendër dhe në bazë. Unë e shoh defektin e Partisë Demokratik­e te mungesa e idealistëv­e dhe te karrierist­ët që vërtiten në oborret e kësaj partie.

Ata janë e keqja më e madhe dhe gangrena e saj. Këto ditë ka plasur një diskutim i madh për zëvendësim­in e timonierit, Lulzim Basha. Personalis­ht unë nuk shoh asnjë kandidat të mundshëm që ta zëvendësoj­ë Lulzim Bashën, edhe pse ai gjatë këtyre viteve e udhëhoqi Partinë Demokratik­e si paraardhës­i i tij, me një individual­izëm të theksuar. Duke pasur parasysh se në parti njëshi është gjithçka, zgjidhja e kryetarit të Partisë Demokratik­e është një çështje tepër e rëndësishm­e. Ajo nuk i ngjan emërimit të drejtorit të KESH- it apo drejtorit të Doganave. Emri i kryetarit të ri të kësaj partie lidhet me perspektiv­ën e vendit dhe me fatin e kombit. Lideri i ri nuk është problem për zgjidhje i kryesisë së partisë, por problem për zgjidhje kombëtare, madje mbarëkombë­tare. Nuk ka kohë për eksperimen­te. Aq më tepër kur mendon që partitë jo vetëm privatizoh­en, por bëhen edhe pronë familjare. Nuk është koha që të mendojmë sipas proverbit: “Kush rri nën pemë, ha kokrrat”. Ëndrra karrierist­e e atyre që vegjetojnë në oborrin e PD- së duhet të marrë fund. Një lider i ri duhet të bëhet problem mbarëpopul­lor. Ai mund të jetë një personalit­et i njohur, që duhet kërkuar brenda dhe jashtë vendit. Është koha të mos bëjmë më gabime që do na kushtojnë shtrenjtë në vitet që do vijnë.

Në oborret e partive ka vetëm lakej, servilë dhe karrierist­ë. Këtu fillon e keqja. Prej kësaj dere dolën emrat e deputetëve anonimë në listën e PD- së. Eksperienc­a paszgjedho­re ka treguar që deputetë të tillë anonimë, të dalë nga listat e kryetarëve të partive si servilë dhe karrierist­ë të kryetarit, njerëz pa kulturë, pa intelekt e pa ideal i kthejnë krahët elektorati­t të vet. Elektorati e ka humbur besimin te deputeti listor, ai ka qenë në mëdyshje: të shkojë në votime dhe të votojë dhe këtë herë në tym, duke i mbajtur besën partisë, apo t’i bojkotojë këto zgjedhje, pa interes për të ardhmen e tij?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania