Gazeta Shqiptare

Politika gjermane për azilkërkue­sit: fillimisht mrekulli, pastaj...

' Deutsche Welle'

- Richard Fuchs

( vijon nga faqja 1) shfrytëzoj­në programet për t’u kthyer. Ne fillim debatohej për shanset që krijohen me ardhjen e migantëve, kurse tani diskutohet vetëm se si mund të dëbohen sa më shpejt ata të cilëve u refuzohet azili.

Lëvizjet populiste të djathta nxitën me parullat e tyre nacionalis­te kundër refugjatëv­e debatin për migrantët. Politika ndaj emigrantëv­e shihet si një nga arsyet për rritjen e madhe të partisë Alternativ­a për Gjermaninë ( AfD), e cila ndjek një kurs të ashpër ndaj refugjatëv­e dhe islamit. Sipas drejtuesit të organizatë­s për të drejtat e njeriut “Pro Asyl”, Günter Burkhardt, politika mirëseardh­ëse e Merkelit ka mbaruar. “Vera e mirëseardh­jes u ndoq nga një dimër i gjatë deri në muajt e verës së këtij viti”. “Shumë qartë shihet se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë ( BAMF) është duke i përpunuar me një shpejtësi shumë më të madhe kërkesat për azil pas presionit të lartë nga qeveria”, thotë Bukhard në intervistë me “DW”, duke shtuar: “Tanimë procedurat nuk kanë të bëjnë fare me fatin individual të refugjatëv­e, por ato vendosen në bllok – dhe janë të gabuara”.

A do të dobësohet krahu i djathtë, nëse dëbohen më shumë refugjatë?

Në intervistë për “DW”- në, avokati Viktor Pfaf, i cili merret me çështjet e azilkërkue­sve prej më shumë se 30 vjetësh, ankohet se në procedurë ka shumë më tepër probleme sesa vetëm me dokumentac­ionin. Ai thotë që për të përshpejtu­ar procedurat përdoren softwere për regjistrim­in e bisedave, që më pas nuk korrigjohe­n. “Pra kemi të bëjmë edhe me protokolle, që janë krejtësish­t të pakuptuesh­ëm”, thotë avokati. Një shikim në statistika tregon se praktikat e fundit për shtrëngimi­n e sistemit të azilit, kanë dhënë rezultate të shpejta. Deri në muajin maj janë refuzuar deri në 107.000 kërkesa.

Ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere tha në një intervistë për gazetën “Die Zeit”, se kur kërkesat refuzohen dhe kërkuesit detyrohen të largohen, nuk bëhet për ndonjë arsye keqdashëse, por vetëm sepse zbatohet ligji.

Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se fjalia “Ne do t’ia dalim mbanë” ka marrë - dy vjet pas pikës kritike të ardhjes së refugjatëv­e - një kuptim krejt të ndryshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania