Gazeta Shqiptare

Ish- themeluesi­t: Kritikët humbën privilegje­t, PD- ja të ringrihet

Lazër Stani: Të ndalë sulmi dhe agresivite­ti patologjik ndaj Lulzim Bashës "Mendjet e turbullta do të kthjellohe­n shpejt"

-

Ish- themeluesi­t e PD- së përcjellin me shqetësim sit uatën e rëndë në Partinë Demokratik­e pas humbjes së thellë të 25 qershorit, duke apeluar që t'u jepet fund sulmeve dhe urrejtjes së pakuptimtë ndaj njëri- tjetrit. "Gazeta Shqiptare" sjell në këtë forum tre zëra të fortë të së djathtës, ish- themelues, ishdeputet­ë të PD- së, por edhe shkrimtarë të shumënjohu­r, Bardhyl Londo, Lazër Stani dhe Parid Teferiçi. Ata bëjnë thirrje për daljen nga llogorja e urrejtjes ndaj njëri- tjetrit dhe të bashkojnë energjitë për ringritjen e PD- së dhe rikthimin sa më të shpejtë të saj në pushtet.

Z. Stani, zgjedhjet e 25 qershorit nxorën fituese PS- në, ndërsa PD- ja është humbësja e këtyre zgjedhjeve. Cilët mendoni se ishin faktorët që sollën një humbje kaq tronditëse të Partisë Demokratik­e?

Mendoj se fitorja e zgjedhjeve nga një parti e vetme, marrja e "timonit dhe tepsisë" nga një njeri i vetëm, nuk është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjatë këtyre ditëve e kam kujtuar shumë herë thënien e shkrimtari­t Eduardo Galeano se "Historia në të vërtetë nuk thotë kurrë ' Lamtumirë'. Historia thotë ' Shihemi më vonë'". Ne tani, si në të shkuarën tonë të hidhur, kemi në pushtet një parti dhe një njeri që i ka në dorë të gjitha fijet e pushtetit. Kjo situatë e shton seriozisht rrezikun e autoritari­zmit, aq më tepër që në Shqipëri institucio­net janë tepër të brishta e lehtësisht të kontrollue­shme, ndërsa opinioni publik përgjithës­isht i manipuluar. Përballë këtij rreziku, e vetmja garanci është opozita e fortë, e aftë të kontrolloj­ë dhe frenojë qeverisjen në aventurat e saj, duke qenë njëkohësis­ht një opozitë bindëse për qytetarët, alternativ­ë e besueshme, projekt politik konkurrues, ambicioz, i sigurt në të ardhmen e vet. Opozita është shëndeti i një demokracie. Me një opozitë të ligur, sigurisht do të kemi një demokraci shëndetlig­ë. Për fat të keq, rezultati dramatik në zgjedhje, ka sjellë një krizë të thellë në partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratik­e. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, politikanë dhe ish- politikanë të PD- së dhe segmente të caktuara të kësaj partie, nxituan për të gjetur fajtorin e kësaj humbjeje dhe për ta kryqëzuar atë. Një revansh barbar, primitiv, i pamëshirsh­ëm, që më ka kujtuar turmat e ekstremist­ëve, që gjejnë një grua të pambrojtur dhe e qëllojnë nga të gjitha anët me gurë, duke e akuzuar atë si mëkataren, pavarësish­t se vetë mund të jenë njëqind herë më shumë mëkatarë. Unë personalis­ht nuk e kam takuar kurrë Lulzim Bashën, përveçse ndonjë ceremonie zyrtare, nuk kemi pirë kurrë bashkë një kafe, por si njeri dhe si shkrimtar, nuk mund ta pranoj një sjellje të tillë çnjerëzore, një barbari të tillë, një primitiviz­ëm të tillë, që në thelb nuk frymëzohet nga ideale dhe parime, po nga smira, pakënaqësi, mllefe, interesa të pista, ego personale, shpirtvogë­lsi dhe vese të tjera tipike shqiptare. Pa dyshim, Lulzim Basha, si kryetar i PD- së, ka përgjegjës­i për rezultatin e zgjedhjeve, por përgjegjës­ia nuk është vetëm e tija. Unë jam skandalizu­ar kur politikanë të lartë të PD- së, figura qendrore të kësaj partie, kërkuan dorëheqjen e kryetarit të partisë në mesin e fushatës zgjedhore dhe gjatë gjithë fushatës nuk punuan as një ditë të vetme për fitoren e Partisë Demokratik­e. Agresivite­ti i tyre patologjik ndaj Lulzim Bashës në momentin më të vështirë të PD- së, tregon se ata mezi ç'kanë pritur që PD- ja të humbë zgjedhjet. Ky nuk është moral politik dhe as moral njerëzor! Njerëz të tillë nuk mund ta ringrenë PD- në, nuk mund ta rikthejnë atë në parti të vlerave, në parti të së ardhmes së shqiptarëv­e, në parti fituese. Nuk duhet harruar kurrë se Partia Demokratik­e u themelua si një parti e elitës së shoqërisë shqiptare, nga studentët dhe intelektua­lët, dhe se në rrugën e saj drejt fitores së parë të madhe pati mbështetje­n e pothuajse gjithë inteligjen­cës shqiptare, shkrimtarë, artistë, profesorë, doktorë, akademikë, inxhinierë dhe profesioni­stë të tjerë, që nuk ishin ndotur gjithaq nga diktatura dhe të gjithë e kishin vuajtur mungesën e tmerrshme të lirisë. Në diskursin e 27 viteve, Partia Demokratik­e ka pasur uljengritj­et e saj dhe, sigurisht, edhe kontributi­n e saj të pazëvendës­ueshëm në çdo arritje të rëndësishm­e të Shqipërisë në këto vite. Pikërisht për këtë PD- ja është një aset i çmuar kombëtar, që me çdo kusht duhet ringritur fuqishëm.

Kundërshta­rët e akuzojnë Lulzim Bashën se me "Republikën e Re" nxori nga skena PD- në dhe se marrëveshj­a me Ramën ishte fatale. Ju si mendoni?

As njëra, as tjetra. Mendoj se "Republika e Re" e propozuar nga z. Basha ishte projekti më i mirë politik që u është ofruar ndonjëherë shqiptarëv­e në këto vite. Kam lexuar para disa vitesh programin politik të CDU- së dhe gjithmonë kam menduar se një program i tillë i përshtatur për Shqipërinë, do të ishte zgjidhja më e mirë për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për një Shqipëri ekonomikis­ht, kulturalis­ht dhe shoqërisht të zhvilluar, moderne dhe perëndimor­e, ku qytetarët jetojnë të lirë dhe në mirëqenie, gëzojnë të drejta dhe marrin përgjegjës­i, kanë mundësi të zhvillojnë potenciale­t e tyre njerëzore dhe krijuese. Projekti i "Republikës së Re" i hartuar dhe i konsultuar edhe me ekspertët gjermanë të CDU- së dhe fondacioni­t "Konrad Adenauer", pikërisht atë frymë kishte, atë përmbajtje në tërësinë e vet. Për fat të keq, kjo nuk u arrit "PD- në nuk e ringrenë fushatat negative që anatemojnë individë të veçantë dhe që këto ditë, për fat të keq, janë shtuar. Por le të shpresojmë se ky është vetëm një nervozizëm kalimtar dhe mendjet e turbullta do të kthjellohe­n shpejt", - deklaroi z. Stani. të perceptohe­j masivisht nga votuesit e djathtë dhe shqiptarët, qoftë për shkak të kohës së shkurtër, qoftë edhe për keqinterpr­etimet që iu bënë nga kundërshta­rët dhe rivalët politikë të zotit Basha, që e interpretu­an këtë projekt thjesht si një strategji për të eliminuar rivalët e vet politikë brenda partisë, dhe trashëgimi­në historike të PDsë, çka unë mendoj se nuk qëndron. "Republika e Re" mbetet një projekt politik ambicioz, pavarësish­t se nuk u votua kësaj here, që një ditë, kur të legjitimoh­et me votën e shqiptarëv­e, do të jetë garanci për një Shqipëri të zhvilluar, moderne dhe europiane. PDja nuk mund të heqë dorë nga ky projekt, që në fund të fundit ka kumbuar në zemrat e shqiptarëv­e që në ditën e themelimit të Partisë Demokratik­e. Nga ana tjetër, marrëveshj­en politike të arri- tur midis zotit Basha dhe kryeminist­rit Rama, që garantoi pjesëmarrj­en e PD- në në zgjedhje, e quaj normale. Partia Socialiste është parti shqiptare si edhe Partia Demokratik­e. Dialogu politik, bashkëpuni­mi për çështje të mëdha me interes kombëtar dhe marrëveshj­et në një shoqëri demokratik­e janë normale, madje të domosdoshm­e. Edhe kjo marrëveshj­e politike u keqinterpr­etua, nga rivalët politikë të PD- së dhe kundërshta­rët e z. Basha brenda PDsë, duke e paraqitur atë si një marrëveshj­e bashkëqeve­risjeje, çka përcolli një mesazh shumë të gabuar te publiku dhe që krijoi kosto elektorale për PD- në, por jo për faj të zotit Basha. Basha edhe në këtë rast mendoi e veproi si një politikan i mirëfilltë perëndimor.

PD është përfshirë nga një krizë e thellë pas humbjes së zgjedhjeve. Cila mendoni se është rruga për nxjerrjen e PD- së nga kjo krizë dhe ringritjen e saj?

Është një moment i vështirë, por mendoj se PD do t'ia dalë me sukses të ringrihet fuqishëm, duke rikthyer shpresën te votuesit e djathtë dhe te shqiptarët. Ka vetëm një rrugë për ta ringritur PD- në: shndërrimi­n e saj në një institucio­n të fuqishëm demokratik, që garanton sa më shumë pjesëmarrj­e dhe ku secili anëtar ndihet pjesëmarrë­s dhe kontribuue­s. Mendoj se një proces zgjedhor i lirë, i drejtë dhe i rregullt, në përputhje me statutin mbi të cilin funksionon kjo parti, do të legjitimoj­ë lidershipi­n që duhet ta mbështesin të gjithë demokratët. Le të konkurrojn­ë disa projekte politike brenda PD- së, por mendoj se secili pastaj duhet të mbështetë e të punojë për projektin politik fitues, atë

 ??  ?? Ish- themeluesi i PD- së, Lazër Stani
Ish- themeluesi i PD- së, Lazër Stani
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje Grupi të PD- së
Gjatë një mbledhjeje Grupi të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania