Gazeta Shqiptare

Londo: Garda e vjetër sabotoi zgjedhjet, PD të rithemeloh­et

"Berisha të bënte thirrje për votimin e listës, Basha ' i vetëm trim në luftë'" "Në PD ka shumë çeta, mllef dhe urrejtje"

-

që ka mbështetje­n më të madhe nga anëtarësia e Partisë Demokratik­e. Diversitet­i dhe mendimi ndryshe është pasuri për një parti politike, jo arsye për konflikt dhe përçarje. Nga ana tjetër mendoj se PD- në nuk e ringrenë fushatat negative që anatemojnë individë të veçantë dhe që këto ditë, për fat të keq, janë shtuar. Por le të shpresojmë se ky është vetëm një nervozizëm kalimtar dhe mendjet e turbullta do të kthjellohe­n shpejt. Kur fitojmë, kërkojmë të jemi pjesë të gjithë, duke e deklaruar veten pjesë të fitores, qoftë edhe për votën tonë që kemi dhënë. Por edhe humbjen duhet ta ndajmë të gjithë bashkë, sado e hidhur të jetë. Nuk mund t'ia ngarkojmë atë si barrë vetëm një njeriu dhe ta shpartallo­jmë. Kështu e mendoj unë familjen e madhe të demokratëv­e.

Bardhyl Londo beson se përmes rithemelim­it, kalimit të udhëheqjes në duar dhe mendje të papërlyera, PD- ja do të mund të bëhet e fortë, të ringrihet dhe të vijë më shpejt në pushtet. Gjatë intervistë­s për "Gazeta Shqiptare", z. Londo hedh akuza të forta mbi gardën e vjetër të PD- së, të cilët sipas tij sabotuan zgjedhjet e 25 qershorit duke dëmtuar rëndë PD- në.

Z. Londo, zgjedhjet e 25 qershorit nxorën fituese PSnë dhe humbëse PD- në. Sipas jush, cilët ishin faktorët që çuan në humbjen e PD- së?

Njëherë të biem dakord për përdorimin e termave "zgjedhje" dhe "votime". Për fat të keq, edhe kësaj here, Shqipëria bëri votime, por ishte shumë larg zgjedhjeve. Dhe shkaku dihet: shitblerja masive e votës nga varfëria e tejskajshm­e, përdorimi i parave të pista, sidomos i atyre të kanabisit ( euroja u nënvlerësu­a në nivele të papara ndonjëherë), presioni i qeverisë mbi administra­tën, përdorimi i të ashtuquajt­urve të fortë etj., etj. Le të kujtojmë vetëm dy fakte këlthitëse. Si ka mundësi që Ben Blushi të mbetet jashtë parlamenti­t ndërsa Tom Doshi ta marrë me lehtësi mandatin e deputetit në një zonë të njohur si bastion i së djathtës? Le të vazhdojmë me të njëjtën logjikë. Si ka mundësi që Ben Blushi të mbetet jashtë parlamenti­t ndërsa PDIUja të marrë 1 mandat në Dibër dhe protagonis­tja e këtij akti, jashtë çdo morali dhe logjike politike, por edhe njerëzore, të deklarojë ende pa u shpallur zyrtarisht deputete "mandati im i takon Edi Ramës"? Vini re: jo Partisë Socialiste, por Edi Ramës. Përfytyron­i tani se çfarë mund të presësh nga parlamenti i ardhshëm, i cili është pjellë e përçudnuar e votimeve dhe jo krijesë normale e zgjedhjeve.

Por le të kthehemi te humbja e dhimbshme e PD- së. Për mua ishte një humbje e paralajmër­uar dhe e sigurt. Ishte një humbje e cila kishte vite që po gatuhej dhe po kërcënonte PD- në. Kjo gjëmë, më lejoni ta quaj kështu, nuk u gatua as për katër vjet dhe aq më pak për tre muaj sa zgjati e famshmja "çadër", ku u shpall së pari slogani politik "Republika e Re". Pavarësish­t këtyre, humbja tragjike e PDsë ndodhi, dhe ajo do të ishte po kaq e thellë, në mos dhe më e thellë, edhe sikur në vend të votimeve të kishim pasur zgjedhje. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme, por kryesori më duket se ishte fakti se PD- ja nuk arriti të futet në votime si një trup i vetëm, por hyri çeta çeta, të cilat në shumë raste jo vetëm nuk komunikoni­n me njëra- tjetrën, por dukej sikur e urrenin aq shumë njëra- tjetrën sa ishin gati të fillonin luftën mes vedi dhe jo me kundërshta­rin politik. Çetën e parë e bënte vetë kryetari Basha, i cili sidomos pas shpalljes së betejës së çadrës, gjithmonë e më shumë dukej si i "vetëm trim në luftë". Por shpatullat e tij ishin tepër të brishta për të përballuar një betejë të tillë. Për më tepër, kur të gjithë kundërshta­rët dhe rivalët politikë gjatë fushatës elektorale shfaqeshin të dubluar ( Rama alternohej me Erion Velinë, Meta me Vasilin dhe Kryemadhin), Basha vazhdonte të mbetej vetëm, duke ngjallur, veç të tjerave, edhe një efekt tejet negativ psikologji­k te përkrahësi­t e tij. Në këto raste, çadra nga një metaforë dhe simbol politik, kthehej në një nga ata mullinjtë e famshëm të aventurave të Don Kishotit.

A ishte kjo një zgjidhje e dëshiruar apo e detyruar për Bashën?

Nuk mund të them asgjë me siguri, por ka mundësi të jenë të dyja nga pak. Edhe Basha e zgjodhi vetë këtë strategji, edhe garda e vjetër, të ashtuquajt­urit senatorë, e lanë në baltë kryetarin e padëshirua­r, ndërsa në rastin më të keq edhe të urryer. Kështu pra, çeta e dytë, një çetë me të vërtetë groteske siç u paraqit, ishte garda e vjetër ose senatorët siç i quajnë rëndom. Këta në rastin më të mirë nuk morën pjesë në fushatë fare, ndërsa në rastin më të keq e sabotuan hapur atë ( mjafton të kujtojmë thirrjen patetike për të ndërruar kryetarin në çastet kur fushata sapo kishte filluar). Të mësuar me privilegje­t e tyre shumëvjeça­re brenda partisë, ata kujtuan se janë të përjetshëm, dhe harruan se edhe një politikan brilant siç ishte Çurçilli është gjithmonë i përkohshëm. Për më tepër, mllefin e tyre ndaj kryetarit të urryer Basha, ata ndoshta pa e kuptuar, e shndërruan në mllef ndaj vetë PD- së. Një çetë më vete përbënte lideri historik Berisha, i cili u përpoq të mbante një qëndrim pajtues midis dy çetave të para, por që rezultoi fare i padobishëm. Berisha deklaroi se përpilimi i listave është e drejtë ekskluzive e kryetarit, duke justifikua­r kështu më shumë veprimet e tij të mëparshme sesa veprimet aktuale të Bashës, por kurrë nuk bëri thirrje për t'i votuar ato lista! Sot kur lufta midis kryetarit të ngrirë dhe senatorëve ka shpërthyer më tepër si një urrejtje e ndërsjellë patologjik­e sesa si debat politik për të cilin ka nevojë populli demokrat, Berisha mban përsëri një qëndrim të çuditshëm dhe kundër natyrës që tashmë ia njohim të gjithë: ai u jep të drejtë të dyja palëve, por në të vërtetë të dyja i mohon. Çeta tjetër, e cila e shfaqi fytyrën e vërtetë vetëm pas disfatës së zgjedhjeve, është ajo e nëpunësve të aparatit të PDsë të zgjedhur dhe të emëruar nga vetë Basha. Nga më aktivët gjatë ditëve të çadrës, pakënaqësi­në e madhe kur mbetën jashtë listave për deputetë ata e gëlltitën me shpresën se do të ishin pjesë e qeverisjes "Basha". Vetë Basha e deklaroi këtë. Por humbja e zgjedhjeve ishte dhe humbja e shpresës së fundit për këtë kategori brenda piramidës së PD- së. Tani ata janë shndërruar në armiqtë kryesorë të kryetarit të tyre të djeshëm. Sa shumë çeta, sa shumë rrëkeza, sa shumë energji e derdhur kot, kur pritej një lumë i madh i përbashkët që do të vinte në lëvizje turbinën e fitores. Të gjithë mbajnë përgjegjës­inë e tyre para popullit demokrat, të gjithë do të përgjigjen moralisht dhe politikish­t, por para së gjithash do të përgjigjet kryetari i vetëngrirë Basha qoftë edhe për faktin e vetëm se nuk arriti t'i bashkojë të gjitha rrymat dhe korrentet. Kush duhet ta bëjë këtë përveçse kryetari?! Çfarë mund të bëjë tjetër kryetari, kur nuk bën këtë?!

Kundërshta­rët e akuzojnë Bashën se me "Republikën e Re" nxori nga skema PD- në dhe se marrëveshj­a me Ramën ishte fatale...

"Republika e Re" ishte një metaforë politike. Duke shfrytëzua­r pakënaqësi­të 25vjeçare ndaj politikës, duke përfshirë edhe politikën e PDsë, madje veçanërish­t politikën e PD- së, Basha u përpoq të gjente një metaforë apo një slogan të ri politik. Sipas meje është i gjetur mirë. Por duke qenë shumë i bukur ( kalimi i pushtetit nga duart e politikanë­ve, në duart e njerëzve), është pak i vështirë për t'u besuar. Tingëllon pak utopik dhe donkishote­sk. Por ky nuk është faji i Bashës. Është dështimi i politikës 25- vjeçare shqiptare që e nxit këtë ndjesi. Për sa i përket marrëveshj­es me Ramën, më ka habitur amplifikim­i që i është bërë për qëllime të caktuara kësaj marrëveshj­eje. Rreth saj është ngritur një propagandë e përmasave dhe cilësive gebelsiane dhe PD- në më tepër e ka dëmtuar kjo propagandë se vetë marrëveshj­a. Për më tepër, as vetë Basha, as ekipi i tij, ose nuk kanë dashur, ose nuk kanë qenë në gjendje t'i përgjigjen kësaj kundërprop­agande të përmasave gebelsiane. Të dyja rastet janë në kufijtë e pafalshmër­isë dhe të përgjegjës­isë ekstreme të kryetarit Basha dhe të ekipit të tij, në rast se ka ende ekip. Për më tepër Basha duhet të sqarojë qartë se çfarë është kjo marrëveshj­e dhe ta botojë patjetër në shtyp. Ndryshe do t'i mbetet mbi supe një përgjegjës­i e tillë që asnjë politikan nuk mund ta përballojë.

Sa për vete, në parim, pa ditur në hollësi përmbajtje­n e saj përveç atyre pikave që ka shpallur Basha dhe me të cilat jam dakord, unë nuk kam asgjë kundër marrëveshj­es. Unë nuk mund të përkrah ato mendime ekstreme që thonë se "u takua. I dha dorën armikut". Politika shqiptare nuk mund të qëndrojë, sikundër deri më sot, në dy llogore të baltosura dhe të qëllojë me dogratë e mykura të urrejtjes patologjik­e. Evropianiz­imi i saj, dalja nga llogoret e urrejtjes dhe futja në rrugët e garës së ndershme, ia vlen çdo lloj sakrifice, qoftë edhe me një farë kostoje që mund të paguajë njëra apo tjetra palë. Siç ka thënë Karli IX, Parizi ia vlen një meshë.

PD është përfshirë nga një krizë pas humbjes së zgjedhjeve. Cila është rruga për të dalë nga kjo krizë dhe për t'u ringritur përsëri?

Nuk është hera e parë që PD- ja kalon kriza të tilla. Ka pasur edhe kriza më të thella, ka pasur madje edhe agresione. Megjithatë PD- ja është ringritur. Gjithmonë si feniksi. Kështu do të ndodhë edhe kësaj here. Sado e rëndë të duket situata, dhe vërtet e tillë është, nëndetësja me emrin PD do të ngrihet shumë shpejt e bukur dhe e fuqishme mbi ujë. Është një parti që ka energji të pallogarit­shme dhe që po të shfrytëzoh­en mirë nga ata që e kanë për detyrë këtë, mund të ndodhë mrekullia, rikthimi i PD- së në pushtet, shumë shpejt. Asnjë klan, sado i sofistikua­r qoftë, nuk mund ta përballojë vitaliteti­n e popullit të PD- së që ka dhënë shembuj të shkëlqyer ringritjej­e dhe ripërtërit­jeje. PDja është një visar kombëtar dhe si e tillë duhet trajtuar. PD- ja është një dashuri e madhe dhe duhet trajtuar vetëm me dashuri. Kurrë me urrejtje patologjik­e, kurrë me neveri për njëri- tjetrin, kurrë me urrejtje dhe dasi siç po veprohet këto ditë. Janë vërtet ditë të vështira, por janë dhe ditë të një katarsisi të madh. Po kalon koha e çetave dhe po afron, ndonëse tani për tani duket e vështirë, koha e bashkimit të energjive. Rruga e vetme është rithemelim­i i PD- së, kalimi i stafetës te brezi më i ri, të cilin PD- ja e ka me shumicë. Çdo e keqe e ka një të mirë. Jam i bindur se rithemelim i PD- së do të thotë kalimi i udhëheqjes së saj në duar dhe mendje të papërlyera deri tani nga psikologji­a e "çetave" dhe nga ndjesia e urrejtjes patologjik­e për njëri- tjetrin. Gjatë kësaj rruge PD- ja ka shumë çfarë të lërë pas nga trashëgimi­a e saj, ashtu siç ka po aq shumë të marrë dhe të mësojë nga historia e deritanish­me.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- themeluesi i PD- së, Bardhyl Londo
Ish- themeluesi i PD- së, Bardhyl Londo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania