Gazeta Shqiptare

Rama: Nëse na largohet BE, do shohim alternativ­a të tjera

Kryeminist­ri: Do zhdukim kanabisin, negociatat i hapim brenda 2017 "Shqipëria, vend i varfër, por nuk po vdesim urie"

-

Kryeminist­ri Edi Rama në një interv istë për "France 24" foli dje për integrimin në BE, influencën nga Rusia, riciklimin e mbetjeve dhe kultivimin e kanabisit. Z. Rama deklaroi se këtë vit ka pasur një ulje dramatike të kultivimit të kanabisit, ndërsa deri në fund të vitit ka për të qenë histori. "Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori. Ekonomikis­ht mund të jemi të dobët, por jo se po vdesim urie, jemi si vendet e rajonit. Mund të kalojmë në 5% rritjen ekonomike vitet e ardhshme. Shteti shqiptar nuk është i pasur, por shqiptarët janë të varfër, por jo aq sa mendoni, pasi ka para që vijnë nga emigracion­i dhe ekziston edhe ekonomia joformale, që duhet luftuar", deklaroi ai. Z. Rama u shpreh optimist për hapjen e negociatav­e kur u tha se pret që të hapen brenda këtij viti, pasi Shqipëria ka bërë progres. "Për sa kohë që BE do të jetë objektivi ynë, mund të kemi përplasje, por ne jetojmë në Ballkan dhe nuk është befasi që të rikujtojmë të shkuarën, por tani ne po jetojmë periudhën më të mirë dhe kjo për shkak të BE- së. Po të mos ishte BE, ju nuk do ishit këtu kaq elegante, por do të kishit veshur një xhaketë prej metali. Unë kam thënë një gjë, që është e dukshme që BE është në fakt, ajo që na mban ne sa i përket asaj që ne shikojmë, që BE është frymëzimi. Por në rast se BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi, sigurisht ne do të shikojmë alternativ­a të tjera. Ky nuk është vizioni im, dëshira ime apo ajo që unë uroj që do ndodhë, por është një gjë që mund të ndodhë në rast se BE do jetë taktike", tha ai. Lidhur me influencën nga Rusia dhe bashkimi me Kosovën, Rama sqaroi edhe deklaratën e pak muajve më parë për bashkimin me Kosovën nëse venitet ëndrra për në BE. Ai deklaroi: "Ne po jetojmë kohën më të mirë për shkak të BEsë. Unë kam thënë që BE është frymëzimi, por nëse do të largohet nga ëndrra që kemi, ne do të shikojmë alternativ­a të tjera. Ky nuk është vizioni im, por mund të ndodhë nëse BE do të jetë taktike", theksoi z. Rama. Përsa i përket reformës në drejtësi, Rama u shpreh se procesi ka nisur me monitorimi­n ndërkombët­ar. "Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitektur­ë të re të sistemit. Tani që sistemi do të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur vetingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët. Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, që nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën. Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do shqyrtojnë çdo dosje nën një Operacion Ndërkombët­ar Monitorimi. Monitorim i duhur, pasi jemi në një shtet që jemi të gjithë kushërinj, ju e dini si funksionoj­në gjërat në Ballkan", deklaroi Rama. Duke komentuar marrëdhëni­et me SHBA- të pas zgjedhjes së presidenti­t të ri, Rama tha se kush do që të jetë President i SHBA, ai ka për të qenë mbi Perëndinë për shqiptarët, pasi për 50 vjet ka qenë e ndaluar nga regjimi në Shqipëri. "Kushdo që do të zgjidhet President i SHBA- ve, ai do të jetë gjithnjë mbi Perëndinë përsa i përket popullarit­etit. Për 50 vjet kemi jetuar në një regjim që na thoshte se SHBA është vetë djalli dhe molla e ndaluar. Ne donim kaq shumë që ta blinim këtë mollë, që na ishte e ndaluar saqë regjimi e ka bërë këtë punë falas për SHBA- të. I bëri SHBA- të praninë më të dashur e të besueshme në botë", tha Rama. Një pjesë të intervistë­s e zuri edhe riciklimi i mbetjeve, një ligj i shumë kontestuar në Shqipëri, por në qendër të vëmendjes edhe nga TV "Francë 24", që pak muaj më parë i kushtoi një hapësirë të konsiderue­shme. "Më duhet të them që edhe ju si TV e keni kthyer në drejtim të gabuar, pasi jemi i vetmi vend në rajon, që ende nuk ka miratuar legjislaci­on e BE për riciklimin. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër", u shpreh z. Rama. Kryeminist­ri premtoi dje projekte ambicioze në mandatin e dytë, nga veriu në jug. Rama deklaroi se zhvillimi i turizmit, do t’i shërbejë punësimit por edhe rritjes së përqindjes së PBB në mandatin e dytë. Ai theksoi se programi për rindërtim do injektojë një shumë të konsiderue­shme paraje dhe do krijojë mijëra vende pune. Sipas tij, kontributi i turizmit në ekonomi çmohet në 267 mijë vende pune. Rama tha se në sektorin e turizmit nuk keni parë asgjë akoma.

 ??  ?? Selia e PD- së
Selia e PD- së
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania