Gazeta Shqiptare

Mbyllen regjistrim­et për garën në PD, Basha dorëzon kërkesën

Basha: Përballja me oligarkinë, sfida kryesore sot e opozitës Kreu i ri, më 22 korrik përballen 5 kandidatë

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e mbylli dje regjistri met e kandidatëv­e për garën për kryetarin. Deri tani zyrtarisht kërkesën e ka dorëzuar Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy kandidatë të tjerë, një anëtar i PD në Fier dhe një kandidat për deputet në listat e Tiranës. Bëhet fjalë për Astrit Sinanajn dhe Erion Picirin. Astrit Patozi deklaroi dy ditë më parë se ishte i gatshëm për të dalë përballë Bashës, por me kushtin që të garantohet një garë e ndershme, që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të lërë zyrën dhe privilegje­t e tjera që gëzon nga të mbajturit e postit të kryetarit. Por, pasi deklaroi se ishte gati të merrte në dorë "frenat" e PD dhe renditi shtatë kushtet që do e bënin të mundur, deputeti Astrit Patozi dje publikoi një mesazh tjetër për të gjithë demokratët. Duke falënderua­r mbështetës­it, ligjvënësi demokrat shprehet në një postim në "Facebook" se zgjodhi të garojë vetëm se beson që partia duhet ringritur dhe bashkuar, por që të bëhet kjo, ai thotë se nuk duhet humbur askush brenda saj. "Të nderuar miq, gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetje­je. Në pamundësi për t'ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falënderoj nga zemra për inkurajimi­n. Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratik­e. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë: ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratik­e. Nuk kemi askënd për të humbur dhe duhet të marrim gjithkënd për të fituar", shprehet z. Patozi. Nga z. Basha nuk ka pasur asnjë reagim ndaj kësaj kërkese apo lëvizjes që kërkon dorëheqjen e tij. Por, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha reagoi dje mbi ndërtimin e një kompleksi pallatesh pranë zonës së Parkut të Autobusëve në Ti- Kandidat në garë mbetet kryedemokr­ati Lulzim Basha, i cili pas disfatës në zgjedhje, teksa mori përgjegjës­inë për humbjen, njoftoi ngrirjen e postit të tij në PD dhe hapjen e garës për zgjedhjet në PD, që mbahen më 22 korrik. Mësohet se ai e ka dorëzuar kërkesën zyrtarisht për regjistrim­in në garën e 23 korrikut. I pari që sfidoi Bashën për kreun e ri të demokratëv­e dhe drejtimin e partisë ishte deputeti Eduard Selami, i cili deklaroi vendimin e marrë për të qenë pjesë e garës për PD. Ai është ish- kryetar i PD- së dhe ish- deputet i saj. Më 25 qershor ai u la jashtë listave të PD- së dhe ditën e shpalljes së kandidatur­ës për kryetar deklaroi se me të, PD- ja do të jetë më e fortë. Patozi është deputet i PD- së. Ai ka mbajtur edhe postin e nënkryetar­it të partisë dhe kreut të grupit parlamenta­r të PD- së. Ka drejtuar gazetën "Rilindja Demokratik­e". Pas lënies jashtë listave të PD- së në 25 qershor, Patozi shpalli kandidatur­ën për garën e kreut të ri, por duke vendosur disa kushte. Astrit Sinanaj është një tjetër demokrat që synon postin e kreut të ri të PD- së. Sipas tij, i është mohuar vite më parë kjo garë, ndaj guxon sërish. Sinanaj është anëtar i PD në qytetin e Fierit dhe pak ditë më parë njoftoi në faqen e tij në rrjetin social "Facebook" se do të garonte për PD- në. Kandidat tjetër në garë për kreun e ri të PD- së është Erion Piciri, i cili ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur kandidatur­ën. Piciri ishte kandidat në listat e PD- së për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, por në vendet e pasigurta. Është simpatizan­t dhe votues i PD nga 1990, anëtar nga viti 2003, kontribuue­s si këshilltar politik dhe elektoral në periudha të ndryshme. ranë, duke theksuar se duart e oligarkisë shkatërrua­n lulishten në favor të betonizimi­t. Sipas Bashës, ndërtimi bëhet nga klienti i rëndësishë­m i Edi Ramës. Basha thotë se vendi po përballet me mungesë të ujit dhe të dritave. "Lulishtja pranë parkut të autobusëve ishte një nga investimet e mia si kryebashki­ak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës. Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimi­n e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishë­m të Edi Ramës. Qytetarëve të revoltuar, ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrollua­ra nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë. Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji, sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit. Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes sonë", shkruan z. Basha në "Facebook".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania