Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 1000 trashëgimt­arët që përfitojnë këstin II të dëmshpërbl­imit

Dokumentet duhet të dorëzohen brenda dy javëve në Ministrinë e Financave Fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet

-

Ministria e Finan cave ka publikuar listën e kategorisë joparësore në radhët e ish- të përndjekur­ve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërbl­im, por sipas këtij dikasteri, duhet të sjellin dokumentet e nevojshme. Bëhet fjalë për listën e kategorisë joparësore, për trashëgimt­arët, rreth 1000 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërbl­im, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. Përfituesi­t kanë edhe dy javë kohë për të plotësuar dosjen. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë së bashku me analizën e dokumentac­ionit për çdo dosje. Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë kanë marrë vetëm një këst të dëmshpërbl­imit dhe janë në pritje të këstit të dytë.

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndry- shim të identiteti­t, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një shkronjë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve, që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania