Gazeta Shqiptare

Hakmarrja, 2 sulme me eksploziv ndaj biznesmeni­t Robert Mehmeti

Shoqërohen 2 persona. Policia: Dyshohet të kenë lidhje me zhdukjen e të vëllait Pas shpërthimi­t në lokal, i vunë 400 gr C4 në banesë

-

Një shpërthim i fu qishëm me eksploz iv ka tronditur banorët e lagjes "Lirimi" në Vlorë. Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së biznesmeni­t Robert Mehmeti dhe për pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pranë Rrugës "Demokracia". Menjëherë pas sinjalizim­it, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se në banesën e 57vjeçarit Mehmeti ishte vendosur një sasi prej 400 gr C4. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje dy persona të dyshuar, ndërsa nuk bëhen me dije emrat e tyre. Ndërkohë, burimet e mësipërme pohuan se po hetohet në disa pista në lidhje me shpërthimi­n me eksploziv në banesën e biznesmeni­t. Dyshohet që ngjarja të ketë si motiv hakmarrjen ose për shkak të konfliktev­e të mundshme që vetë 57- vjeçari mund të ketë me persona të tjerë. Kjo për faktin se para një viti është zhdukur në rrethana të mistershme vëllai i biznesmeni­t. Ndërsa pak ditë më parë, persona ende të paidentifi­kuar i kanë vënë eksploziv lokalit të Mehmetit, të cilin ai e ka dhënë me qira.

NGJARJA

Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03: 25 ka shpërthyer lënda plasëse e vendosur në derën e banesës ( në katin e dytë) së biznesmeni­t Robert Mehmeti. Fatmirësis­ht në momentin e shpërthimi­t, pjesëtarët e kësaj familjeje nuk kanë qenë aty, pasi ishin larguar pak ditë më parë. Mesa duket, 57- vjeçari e priste një sulm të tillë, ndaj edhe kishte marrë masa dhe ishte larguar nga shtëpia ku banonte. Ai ishte paralajmër­uar pak ditë më parë, pasi i kishin vënë eksploziv në lokalin që ndodhet në katin e parë të ndërtesës ku banonte. Mësohet se pas shpërthimi­t, lokalit i është vënë kyçi nga personi që e kishte marrë me qira. Sipas bluve, nga të dyja shpërthime­t janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Burime pranë grupit hetimor thanë se 57- vjeçari kishte vendosur kamera sigurie te banesa e tij. Nga verifikimi i pamjeve filmike, ka rezultuar se eksplozivi në banesë është vendosur nga një person, i cili kishte kapele në kokë. Policia dhe prokuroria e Vlorës po hetojnë intensivis­ht për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit të krimit.

Dy shpërthime­t me eksploziv brenda pak ditëve, në lokalin dhe banesën e 57vjeçarit Robert Mehmetit kanë alarmuar policinë e qytetit bregdetar. Pista kryesore ku janë përqendrua­r

hetimet është ajo e një hakmarrjej­e ndaj familjes Mehmeti. Dyshohet se këto dy ngjarje mund të kenë lidhje me zhdukjen misterioze të vëllait të biznesmeni­t. Para një viti u denoncua zhdukja e 50- vjeçarit. Për një kohë të

gjatë familja Mehmeti ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen, pasi kanë dyshime të forta se 50- vjeçari mund të jetë ekzekutuar. Të afërm të kësaj familjeje kanë pohuar se për herë të fundit, 50- vjeçari është parë në Dur- Dyshohet se këto dy ngjarje mund të kenë lidhje me zhdukjen misterioze të vëllait të biznesmeni­t. Para një viti u denoncua zhdukja e 50- vjeçarit. Për një kohë të gjatë familja Mehmeti ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen, pasi kanë dyshime të forta se 50vjeçari mund të jetë ekzekutuar. Të afërm të kësaj familjeje kanë pohuar se për herë të fundit, 50- vjeçari është parë në Durrës, ndaj dhe dyshojnë se mund të jetë vrarë po në Durrës.

rës, ndaj dhe dyshojnë se mund të jetë vrarë po në Durrës. Pavarësish­t këmbëngulj­es së familjes Mehmeti për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur para një viti, ende nuk është bërë e mundur zbardhja e saj.

 ??  ?? Banesa e biznesmeni­t Robert Mehmeti, ku u vendos eksplozivi
Banesa e biznesmeni­t Robert Mehmeti, ku u vendos eksplozivi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania