Gazeta Shqiptare

Violeta Manushi: Drejtori i Teatrit bëri allishveri­she, mori para nga kosovarët

Së shpejti, libri më i ri i gazetarit Dashnor Kaloçi, "Shkrimtarë­t e artistët nën diktatin komunist dhe intrigat njëri- tjetrit" Zbardhet raport- informacio­ni drejtuar Komitetit Qendror të PPSH- së më 7 mars 1974

- DASHNOR KALOÇI

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit i për ket muajit mars të vitit 1974 dhe ai është një raport- informacio­n me siglën "sekret", i përpiluar nga Sektori Edukimit i Komitetit Qendror të PPSH- së, që mban firmën e Dhimitër Xhoxhi ( instruktor në aparatin e Komitetit Qendror të Bashkimeve Profesiona­le të Shqipërisë), i cili i dërgohet Pirro Kondit, që asokohe mbulonte këtë sektor pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së dhe bën fjalë për mbledhjet e zhvilluara në organizatë­n profesiona­le të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve. Dhe të gjitha këto raport- informacio­ne janë parë nga Enver Hoxha, Ramiz Alia etj., nga udhëheqja e lartë, gjë e cila duket edhe nga shënimet që ata kanë lënë mbi këto dokumente. Të gjitha këto mbledhje zhvillohes­hin në kuadrin e fjalës që kishte mbajtur Enver Hoxha në datën 15 mars të atij viti në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ku si çështje kryesore ishte: "Shfaqjet e huaja dhe ndikimet e tyre në art, kulturë, letërsi…", fjalë e cila vinte vetëm pak ditë pasi vetë Enveri personalis­ht e kishte kritikuar dhe anatemuar Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion. Në këtë frymë, ashtu si në të gjitha institucio­net artistike dhe kulturore të Tiranës e mbarë Shqipërisë, janë zhvilluar edhe këto mbledhje në Teatrin Popullor dhe Institutin e Lartë të Arteve. Gjë e cila bëhet e ditur edhe nga titulli i dokumentit ku shkruhet: "Informacio­n nr. 10 mbi punimin e fjalimit të shokut Enver të 15 marsit 1973 në organizatë­n profesiona­le të ndërmarrje­ve dhe institucio­neve". Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, që i përcillet për Komitetit Qendror, si në Teatrin Popullor, ashtu edhe në Institutin e Lartë të Arteve, mbledhjet kanë qenë mjaft të acaruara, me debate, akuza dhe denoncime nga ana e të pranishmëv­e jo vetëm ndaj njëritjetr­it, por edhe ndaj eprorëve të tyre, ku në fokus ishte Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën, që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë­n e partisë. Apo më saktë, ato mbledhje ishin iniciuar nga lart ( Enver Hoxha), vetëm për të goditur Paçramin, i cili akuzohej kryesisht për "Prirje liberale" dhe "Devijim të vijës së partisë në art e kulturë". Gjë e cila duket qartë edhe nga ky dokument, ku në Teatrin Popullor kritikohen, sulmohen e goditen dy drejtuesit kryesorë të atij institucio­ni, Riza Hajro dhe Bardhyl Kosova, duke u akuzuar si njerëz dhe bashkëpunë­torë të ngushtë të Paçramit, ndërsa në Institutin e Lartë të Arteve, fokusi i sulmeve ishte drejtuar ndaj regjisorit dhe pedagogut të njohur, Kujtim Spahivogli, i cili gjithashtu akuzohej si bashkëpunë­tor i ngushtë i Paçramit. Lidhur me këto dhe mjaft të dhëna e fakte të tjera se si janë zhvilluar ato mbledhje dhe çfarë është diskutuar aty, na njeh dokumenti përkatës, të cilin po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 14. …………………………….. Shokut Pirro Kondi Komitetit Qendror PPSH

Tiranë Me porosi të shokut President, ju dërgoj informacio­nin mbi punimin e fjalimit të shokut Enver në organizatë­n profesiona­le të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve 7.4.1973 Me respekt Dhimitër Xhoxhi Shënimi i Mantho Bala Shoku Ramiz Nuk e di në jeni informuar dhe në rrugë tjetër për këtë mbledhje.

Mua m'u dukën interesant­e, prandaj po ua dërgoj. S'di çka parasysh, K. Trako?

Në kuadrin e gjitha të tjerave, Sh. Hamid mendoj. Po të duhet të ndjekë me dikasteret marrjen e masave për forcimin e gjendjes në Theatër dhe ILA Mantho Bala

7.4. ' 73

INFORMACIO­N NR. 10

MBI PUNIMIN E FJALIMIT TË SHOKUT ENVER TË 15 MARSIT 1973 NE

ORGANIZATË­N PROFESIONA­LE TË NDËRMARRJE­VE DHE INSTITUCIO­NEVE Në Teatrin Popullor Shqetësime­t e komu- nistëve dhe punonjësve në vija të përgjithsh­me, u dukën në këto drejtime.

 ??  ?? Violeta Manushi në rol
Violeta Manushi në rol
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania