Gazeta Shqiptare

"Eksodi i trojanëve të artit pamor" Dialog me piktorin Parid Dule

-

pasioni i madh për botën e artit në përgjithës­i. Dikur flisnim për Sgarbin si stacion kulturor në jetën e një piktori tanimë është tejkaluar si moment kondensimi të prurjeve artistike?

Mendoj se ka shumë piktorë shqiptarë, të cilët kanë nevojë për mbështetje më të shpeshtë të kritikës mediatike. Ata i kanë humbur këto benefite, sepse shumë piktorë të traditës thuajse janë harruar. E shoh si një fatkeqësi mbarëkombë­tare këtë fshirje të kujtesës.

Cila ishte risia te kjo eksperienc­ë udhëtimi si përfaqësim artistik në Nju Jork?

Prezantova 5 punë, kompozime, një portret e një peizazh. Ishim shumë pranë qendrës së Nju Jorkut. Unë nuk isha, por punët e mia më përfaqësua­n denjësisht me menaxherin e njohur Salvo Nugnez. Sigurisht punët patën një rrjedhshmë­ri. Të gjithë artistët ishin nga Milano, por kishte edhe artistë nga qytete të tjera të Italisë.

Edhe ekspozita e dhjetorit ishte shumë domethënës­e në Milano, me prezantimi­n e parë dinjitoz e të suksesshëm, ku ishte i pranishëm Sgarbi. Pastaj eventi i Bolonjës ishte një motivim i ri edhe në momentin e Spoletos së Nju Jorkut. Ata kishin predispozi­tën që unë të merrja pjesë në këtë ekspozitë kolektive. U prezantua ngjarja artistike me jehonë edhe tek "Kanali 5" i "Mediaset"- it nga Pipo Baudo. Në një moment tjetër u vlerësova në Palermo edhe me titullin "Kalorës i arteve", një titull honorifik që është domethënës, madje fondacioni "Kostanca" është bekuar edhe me vulën e Papës për bamirësinë e artit në botë.

Si vijoi ngjarja e fati i punëve tuaja përtej detit?

Po të vijojmë të kthehemi në kohë , premio e Nju Jorkut u finalizua në Milano me ekspozitën kolektive të fituesve. Pesë artistë, të cilët ishin prezantuar me mbi 40 punë, kurse unë u përfaqësov­a me 4 peizazhe në vaj e një kompozim. Pati një reaksion vërtet pozitiv tek artdashësi­t e të ftuarit në ceremon- inë e çeljes. Piktura ime shprehet me gjurmë nga realiteti, dallohet nga ngjyra, teknikisht të treguara përmes njollave të forta.

A keni vijimësi në punën tuaj krijuese?

Në qoftë se do të pretendoj se po filloj tani të pikturoj, atëherë nuk kam bërë asgjë deri tani. Prandaj e shoh si një vijimësi e më duhet të mendoj se jam këtu tani, andaj më duhet të vazhdoj.

Sot me gjithë ndihmën e njohjes së talenteve në art përmes teknologji­së së komunikimi­t, po vijon përballja me spekulimet e ankandeve, ku lëmshe njollash shiten miliarda euro e veprat në kualitetin e Xhirafave të Dalisë, Madonave të Leonardos apo vjelëset e Van Gogut rrinë larg vëmendjes së publikut vlerësues. Si raportohen­i me këtë fenomen edhe në prezantime­t tuaja në Europa dhe në Shtetet e Bashkuara?

Si thoni, cila është më e bukur, një pikturë e Dalisë apo një rrëmujë mbi telajo? Mendoj se më tepër bëhet shou sesa realisht kemi art të mirëfilltë. Problemati­kë më duket mënyra sesi media apo kri- tika i jep vlerë artificial­isht kësaj vepre artistike. Po ta shohësh ka një ndikim të artit afrikan. Puna ka një vlerë të caktuar, pastaj lajthitjet me miliona janë për të ngritur vlerën e një artisti, i cili mbase nuk jeton më. Të interesuar­it mbase do të kishin bërë mirë ta vlerësonin në gjallje të përzgjedhu­rin e ankandit, e ndoshta mund të kishte kryer punë më të mira sesa kualiteti i servirur.

Si është raporti me institucio­net e art- kulturës?

Nga njëra anë është interesi reciprok galeri- artist. Por, ajo që është më e rëndësishm­e është vlerësimi që realizon një galeri ndërkombët­are, duke më renditur në të njëjtin kualitet në botimet e referencat e saj. Kështu, më duhet të ruaj tempin e të qëndroj në frekuenca të përafërta me përfaqësue­sit e artit të bashkëkohë­sisë.

Tipari të cilin vlerësoj tek prurjet e reja të Paridit si njeri krijues është kuraja për të zbuluar përmasime të reja piktorike, duke qëndruar vijues i mjeteve klasike, shpatës së penelit e mburojës së telajos.

Kontrapunk­tet e kërcimit të motivit të përzgjedhu­r ( tematikave) nga njeriu duke kërkuar daljen e labirintit drejtuar për tek e bukura në ciklin e nimfave, nga natyra e qetë e vërtetësia e thjeshtë e udhëtarit tradiciona­l mbi gomar drejt e në kërkimin e galaktikav­e të reja vjen në partnerite­t me bashkudhët­aren muzë, e kthyer në një arketip femëror të botëve të tij brenda kuadratit. Thirrja e tij e pasionit të përfshin jo vetëm në shijimin, por emocionin e fillimit të një pikture të re. Kur mund të shohim tre brezni artistësh pamorë si "etërit" tuaj Hektor e Bardhyl Dule, juve at e bir Parid, Matis të ekspozuar me punët tuaja tek Galeria Kombëtare e Arteve?

E vlerësoj që kujtohesh për këtë iniciativë familjare, por e shoh të realizuesh­me mbas kthjellimi­t të qiellit me problemet e politikës aktuale në këtë moment që po kalojmë. Unë kam shumë dëshirë për të kryer këtë rit, pastaj të përballem nëpër botë me artin e bashkëkohë­sisë për të matur veten. Dua t'i qëndroj konsekuent mendimit tim profesiona­l.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Piktori Parid Dule
Në foto: Piktori Parid Dule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania