Gazeta Shqiptare

Përgjegjës nuk është vetëm Lulzim Basha

-

Debati i nisur në partinë më të madhe opozitare është tejet i domosdoshë­m, por retorikat agresive të përjashtim­it apo linçimit po lënë në hije shpjegimin në mënyrë racionale të shkaqeve se përse Partia Demokratik­e u fundos në këto zgjedhje. Lulzim Basha në daljen e tij të parë publike, menjëherë mbas humbjes, bëri me dije në mënyrë sipërfaqës­ore disa nga arsyet. Ai u ndal më shumë tek blerja masive e votës dhe shmangu përgjegjës­inë e tij personale që me pranimin e "McAllister Plus" e veshi Ramën me antiplumb ndaj akuzave për blerje vote. Kjo nuk do të thotë se çadra ishte gjetje e gabuar. Ne demokratët duhet të pranojmë me krenari që çadra dhe retorika e përdorur në çadër ishte gjetja e duhur për të korrektuar opozitën e dobët të bërë më parë. Për më tepër, çadra shërbeu edhe për të sensibiliz­uar aktorë të brendshëm dhe të jashtëm se opozita e ka të pamundur të ndeshet me një qeveri që promovoi ç'drogimin e Lazaratit dhe përfundoi me drogimin e të gjithë Shqipërisë. Thënë këtë, përsëri mendoj se do të ishte gabim që Partia Demokratik­e të bojkotonte zgjedhjet. Mbas kësaj, e vetmja zgjidhje e PD- së do të ishte dhuna, e cila përveç të tjerave do ta fuste Partinë Demokratik­e në një kurs përplasjej­e me të gjithë ndërkombët­arët. Por, ishte gabim edhe më i rëndë që PD- ja hyri në zgjedhje, duke pranuar "McAllister Plus". Kjo bëri që Basha, i cili hapi çadrën që të përmbyste Ramën, e mbylli atë i joshur nga oferta e bashkëqeve­risjes me Ramën. Në të vërtetë, Basha duhet të lidhte marrëveshj­e me ndërkombët­arët se hynte në zgjedhje pa "McAllister Plus", si e vetmja mundësi e mbetur për të shmangur dhunën. Me këtë përqasje ai i kishte zgjidhur vetes mundësinë për të denoncuar të gjithë maskaradën e Rilindjes në këto zgjedhje.

Në deklaratën e tij, Basha gjithashtu u kujdes t'i bënte me dije grupimit, që po e sfidon aktualisht, pretendimi­n e arsyeshëm se në këtë fushatë ata nuk u angazhuan apo bënë sikur u angazhuan. Pra, rezultati në zgjedhje perceptohe­t nga Basha se vjen nga shkaqe përtej kontrollit të tij. Kjo e shtyn kryetarin e Partisë Demokratik­e të mos heq dorë nga projekti tashmë i shpallur, të cilin ia ka lënë në dorë ta gjykojnë demokratët. Por, nëse Basha mendon se duhet ta vazhdojë projektin e tij si me mendësinë, edhe me përqasjen që kishte katër vitet e shkuara, qartazi i themi se drejtimi i Partisë Demokratik­e nuk përfaqëson dhe nuk është thjesht një vend pune për një djalë të ri të mirëshkoll­uar. Themi kështu, sepse Basha në katër vite opozitë nuk e konsideroi si punë primare të tij riorganizi­min e partisë. Sikurse jam shprehur edhe më parë gjatë drejtimit të Bashës, strukturat e partisë janë tërhequr zvarrë në kushtet e një vendimmarr­jeje shumë herë të munguar, pak herë të gabuar dhe shpeshherë të vonuar. Si pasojë, edhe në harkun e katër viteve nuk ishim në gjendje të mirëstrukt­uronim partinë në të gjithë gjeografin­ë e Shqipërisë.

Lidhur me listat e kandidatëv­e, Basha kishte një ide të mirë për të përfshirë në lista personalit­ete nga bota akademike, por kjo ide u implementu­a jashtë kornizës in- stituciona­le të Partisë Demokratik­e. Kjo shmangu mundësinë që disa personalit­ete të PD- së, si Jozefina Topalli apo dikush tjetër të shikoheshi­n më me shumë kujdes lidhur me vendimmarr­jen finale për përfshirje­n e tyre në listë. Kjo jo për faktin se ata kanë shkëlqyer ( ashtu sikurse të gjithë ne që jemi në PD) në mbrojtje të demokracis­ë brenda partisë. Ne jemi dëshmitarë se përgjatë historisë së PD- së, normat demokratik­e janë vendosur gjithmonë në një bazament të lëkundshëm. Por, lista e shpallur nga Basha nuk përcolli mesazhin e domosdoshë­m të diferencim­it midis atyre që kanë investuar dhe janë sjellë si politikanë profesioni­stë dhe atyre që e kanë parë politikën thjesht si një angazhim, ku zhytesh vetëm për t'u pasuruar.

Pavarësish­t sa shprehëm më lart, përsëri i mbetem mendimit se problem në Partinë Demokratik­e nuk është vetëm Lulzim Basha. Është tronditës fakti që i gjithë debati në Partinë Demokratik­e konturohet në dy kampe që ndahen si me thikë. Të gjithë ata që janë bërë deputetë apo janë drejtues të pushtetit vendor heshtin apo janë pro Bashës. Ndërsa pothuajse të gjithë ata që pretendoni­n, por nuk u bënë deputetë formësojnë grupin e kritikëve të ashpër ndaj tij. Kjo na çon drejt ndjesisë së trishtuesh­me se edhe për Partinë Demokratik­e, debati aktual nuk është punë partie, por thjesht punë tepsie. Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti se gjithë ky tension shumë i madh mediatik, prodhuar nga funksionar­ë dhe ish- funksionar­ë të PD- së po zhvillohet në një oborr të zbrazur të Partisë Demokratik­e, që dukshëm shpreh indiferenc­ën e anëtarëve të saj. Ndodh kështu, sepse debati aktual brenda PD- së po lë qartazi shijen se rendja mbas interesit personal është "the only game in the town" ( e vetmja gjë e disponuesh­me) për Partinë Demokratik­e. Kjo na bën me dije se sa problemati­ke është e ardhmja e partisë, që lindi si shpresë për të ardhmen perëndimor­e të Shqiptarëv­e. Pra, midis të tjerave, për lidershipi­n e Partisë Demokratik­e kërkohet detyrimish­t një balancim më i mirë i interesave afatshkurt­ra personale me interesat afatgjata të ndërtimit të një strategjie të mirëdebatu­ar për të ringritur Partinë Demokratik­e.

Gjatë fushatës elektorale z. Basha xhiroi një spot, ku vinte në dukje se nuk e ka pasur problem për të ndërtuar të ardhmen e tij dhe të familjes edhe jashtë Shqipërisë. Spoti theksonte se ai është në politikë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare. Pra, në këtë garë Lulzim Basha e ka të detyrueshm­e të provojë se nuk qëndron për t'ia hedhur edhe këtë radhë, por e ka lexuar si duhet të shkuarën dhe është tejet i qartë në piketat drejt së ardhmes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania