Gazeta Shqiptare

Helmut Kohl, burri që ' u rrit' prej ëndrrës për një Europë të përbashkua­r

-

tëra - pëlqente të përsëriste ai çdo herë në bisedë. - Por ja ku ia dola shkëlqyer, pikërisht duke luftuar të jem kështu si jam, pa u ndryshuar aspak".

Lindur në një prej rrethinave të qytetit të Ludwigshaf­en am Rhein, në pjesën jugore të Gjermanisë, Kohl ishte fëmija i tretë i një familjeje modeste të devotshme katolike. Helmut Josef Michael Kohl ishte i rritur mjaft të mbante mend jetën nën Gjermaninë e Hitlerit, por i ri shumë për t'ia mbathur prej një sulmi të papritur nazist, gjatë të cilit një vëlla i tij më i rritur humbi jetën. Pas luftës ndoqi universite­tin, i pari në familjen e tij, duke studiuar së pari juridik dhe më pas shkenca politike. Doktorata e tij ishte një temë mbi rindërtimi­n e partive politike të pasluftës në vendlindje, në Rhineland- Palatinate. Megjithëse punoi për një farë kohe në biznes, politika mbeti një prej pasioneve të tij. Në vitin 1946, kur ishte vetëm 16 vjeç, ai iu bashkua krahut rinor të CDU- së, një forcë politike e sapokrijua­r në Gjermaninë e pasluftës. I riu Kohl, i kaloi 20 vitet e karrierës më pas, mes korridorev­e të politikës lokale kur papritur në vitin 1969 arrin të zgjidhet Kryeminist­ër i landit të Rhineland- Palatinate. Ishte i pari kryeminist­ër i zgjedhur në një moshë kaq të re për të qeverisur një land federal, por nuk u mjaftua me kaq. Punoi fort pas kësaj, për t'u kthyer në një faktor kombëtar si një reformator liberal brenda partisë së tij. Gjermani i bëshëm dhe lideri që po përgatitej të ishte më shumë karizmatik se ç'duhej, kishte ndërtuar tashmë "sistemin Kohl" të qeverisjes, duke dhënë mjaft favore në kushte të vështira politike për shumë nga ata që do të mbështesni­n më pas në politikat e tij. Ishte pikërisht ky sistem që e ktheu atë në një makinë të pamposhtur faktorizim­i politik, duke kërkuar mbi të gjitha një besnikëri të palëkundur. Vitet 1980 njohën situatë më të qetë për gjermano- perëndimor­ët. Ata ishin qytetarët e pasur të një prej shteteve me të fuqishme në planin ekonomik në kontinent. Dhe si fillim, Kohl i shpërbleu bujarisht votuesit e tij duke ngushtuar papunësinë, shtuar përfitimet ndaj nënës dhe fëmijës së porsalindu­r dhe duke kthyer pensionin e parakohshë­m si një opsion financiar atraktiv. Nga ana tjetër, ai nuk kishte frikë madje të ndërmerrte edhe vendime antipopull­ore, si p. sh. të dilte kundër një opozite, e cila nën frymën e idealizmit për një Gjermani pacifiste kundërshto­nte vendosjen e raketave bërthamore të NATO- s në tokën gjermane. Kjo ishte një nga lëvizjet e para të guximshme që ai ndërmori në politikën e jashtme gjermane. Por sigurisht në këtë lëvizje ai nuk ishte i vetëm. Fransua Miterran, presi- denti francez me të cilin Kohl pati një marrëdhëni­e speciale në zbatimin e platformës së ideologëve të "Ode to Joy", me anë të një projekti franko- gjerman, ishte gjithëherë­t në krah të tij. Kujtojmë këtu vitin 1984, kur të dy këta burra, më të fuqishmit e Europës, i shtrënguan dorën njëri- tjetrit në Verdun, në tokën ku u zhvillua një prej betejave më të rrezikshme franko- gjermane, një veprim që fuqimisht konfirmoi pajtimin mes dy vendeve. Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989 ishte ngjarja tjetër që bëri të shkëlqejë më shumë ylli i tij në karrierën politike. Helmut Kohl katapultoh­et në qendër të skenës politike botërore. Nuk ka asnjë dyshim se ai, si gjithë shumica e gjermanëve e priste me padurim rënien e regjimit komunist. Ndaj si një politikan i lindur, pak kohë më parë se muri të binte, ai pat bërë një lëvizje të diktuar kalorësiak­e. Ftoi me shumë përulje prej një shtetari të madh, Erich Honecker, liderin komunist të Gjermanisë Lindore në Bon. Kjo mbeti e para dhe e fundit vizitë e një shtetari të lartë të Gjermanisë Lindore në anën tjetër të Gjermanisë. Dhe ylli kish ende shumë rrugë për të bërë drejt shkëlqimit të plotë. Në maj të 1990, pas një incidenti që kish ndodhur mes një homologu të tij në Lindje dhe të majtëve atje, Helmut Kohl nënshkroi shpejt e shpejt një mar- rëveshje me Gjermaninë Lindore, që çoi në përshpejti­min e bashkimit mes dy vendeve të një kombi të madh. Më 3 tetor Gjermania Lindore pushoi së ekzistuari. Pas afërsisht një dekade, perëndimi e kish kryer misionin e tij për të shpëtuar gjysmën e kontinenti­t prej bolshevizm­it ateist. Europa vërtet jetonte gjysmën e saj nën pengjet që la pas komunizmi, por misioni kish mbaruar me sukses. Në vitin 1998, mes një situate jo fort të kënaqshme ekonomike sidomos sa u përket shifrave të papunësisë, ylli i Kohl ndaloi së shkëlqyeri. Ai u mund rëndë në zgjedhjet e këtij viti nga socialdemo­kratët e Gerhard Schrëderit. Ndërsa një vit më vonë, ai u përfshi në një skandal të rëndë financiar brenda partisë së tij, duke u akuzuar se kish pranuar donacione anonime deri në 2 milionë marka gjermane, burimin e të cilave ai me kokëfortës­inë e një titani refuzoi ta zbulonte. Kohl në personalit­etin e tij mbartte një besim thellësish­t të patundur tek vetja, duke përbuzur me neveri detajin, një kombinim jo fort i pazakontë tek liderët e mëdhenj, por që mbetet gjithsesi tepër i rrezikshëm. Ai ishte një politikan - shkruajnë biografët - i cili e konsideron­te veten të barabartë me princin e madh gjerman Otto von Bismarck, duke u kthyer madje në një ' mbinjeri'. Në vitin 2000, ai dha dorëheqjen si lider i CDU- së. Pasuesja e tij, Angela Merkel, e zgjedhur tinëzisht shkruan shtypi i huaj në atë vend, sigurisht fillimisht prej tij, e shtyu Helmut Kohlin drejt një daljeje të menjëhersh­me publike, ku të paralajmër­onte se CDU që këtej duhet të vazhdonte përpara pa u trembur, por pa "kalin e saj të betejës". Një vit më vonë, gruaja e tij Hannelore, kreu vetëvrasje. Kohl, i cili kurrë nuk harroi apo fali qoftë edhe një injorim të vogël, u tërhoq nga politika duke jetuar një pension të mërzitshëm. Helmut Kohl, virtuozi më i talentuar që ka njohur realpoliti­ka e vërtetë europiane, do të dallohej prej të tjerëve për shqisën e tij të veçantë për të kombinuar realitetin me pasionin. Ai e përfundoi jetën, shkruajnë burime të afërta pranë tij, duke jetuar një botë pak a shumë si ajo që përshkruan­te Lewis Carroll në romanin e tij për fëmijë "Liza në botën e çudirave". Gjigandi i madh dhe i mirë, Kohl, si do e mbajnë mend gjatë gjermanët e thjeshtë akuzonte vazhdimish­t "vajzën e vogël të Lindjes", Angela Merkelin, për fundin e keq të tij, për forcën e saj mbështetur tek parimet, rregullat dhe mënyrat teknike të zgjidhjes së problemeve apo dhe lidhjet e ngushta e tepër të afërta që kish vendosur ajo me liderët e tjerë të vendeve europiane, të cilat Kohl i kish kuruar me aq kujdes. "Sie macht mein Europa kaputt", "ajo po e shkatërron Europën time" ankohej vazhdimish­t ai. Megjithëse njerëzit pranë tij u përpoqën shumë t'ia kuronin edhe njëherë figurën e brishtë që la pas skandali financiar në të cilin u përfshi me turp, historia mbeti po ajo si e Humpty Dumpty në historitë e çuditshme në ëndrrat e Lizës, ku asgjë nuk mund të ribëhej më prej fillimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania