Gazeta Shqiptare

Venger bën çmenduri për Kilian Mbape

Merkato vlon: Lioni i vendos çmimin Lakazetës, Morata dhe Lukaku do të zbarkojnë te Junajtidi "Topçinjtë", gati të paguajnë 142.5 mln euro te Monako

- Jeton Selimi

Arsen Venger është gati të boshatisë ar kat e Arsenalit për të siguruar shërbimet e talentit francez, Kilian Mbape. Mediat angleze kanë shkruar këtë të diel se tekniku i gjithëpush­tetshëm i "Topçinjve" të Londrës do t'i paraqesë gjatë javës një ofertë të frikshme Monakos, që arrin shifrën e 142.5 milionë eurove. Mësohet se Venger gjatë ditëve të fundit ka biseduar disa herë me Vilfrid Mbape, babain e futbollist­it, i cilit ua ka bërë të qartë se nëse pranon ofertën e Realit të Madridit, do të ketë shumë pak minuta në dispozicio­n, pasi nuk mund të zbresë në fushë para emrave të tillë si Kristiano Ronaldo, Gareth Bejl apo Karim Benzema. 67- vjeçari i premton talentit të skuadrës nga principata vendin e titullarit, pra që lojtari nuk do të rrezikojë të qëndrojë në stol. Me këtë argument dhe me 142.5 milionë euro në tavolinë, Venger shpreson ta transferoj­ë Mbapenë në Londër. Nëse ky transferim do të përmbyllet me këto shifra, do të shënojë një tjetër rekord përsa i përket merkatos, që aktualisht mbahet nga Pol Pogba, për të cilin Mançester Junajtid shpenzoi 105 milionë euro.

LAKAZET

Por Arsenali ka edhe një "pistë" rezervë, ndërsa ishte hedhur në sulm për të afruar sulmuesin francez Aleksandër Lakazet, teksa londinezëv­e u janë refuzuar ofertat disa herë. E fundit që është bërë nga Arsenali kap shifrën e 53 milionë eurove dhe palët duket se kanë rënë dakord për të nënshkruar një kontratë 5- vjeçare, sikurse raporton "Telefoot" nga Franca. 26- vjeçari mbylli një sezon të mirë me Lionin, teksa realizoi 36 gola në 45 takime. Ai ishte shprehur më parë se Premier Liga e tërhiqte, ndërsa presidenti i klubit francez ka deklaruar se lojtari nuk do të shkojë tek Atletiko e Madrid- it, por në Angli, aty ku ofertat kanë qenë të shumta dhe të larta për të. Arsenali e fitoi këtë betejë.

JUNAJTID

Mançester Junajtid tashmë është shumë afër realizimit të blerjes së Moratës nga Reali i Madridit. Pas largimit

zyrtar të Ibrahimovi­ç, Junajtid duket se nuk do të vonoj shumë zëvendësim­in e tij me një ndër sulmuesit më të kërkuar në treg. Por pavarësish­t kësaj marrëveshj­eje, që është drejt zyrtarizim­it, Murinjo synon një tjetër emër për sulmin dhe bëhet

fjalë për belgun e Everton, Romelo Lukaku, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik në Liverpul me blutë. Çelsi është nja nga klubet që kërkon prej kohësh rikthimin e Lukakut në Londër, por skemat e Kontes nuk është se i pëlqejnë sulmuesit belg.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania