Gazeta Shqiptare

Del në skenë Masimo Odo, por FSHF paguan veç 500 mijë euro

Federata duket se ka caktuar një pagë- tavan për trajnerin e ri, çka solli distancimi­n e Inzagit Duka, i fiksuar pas ish- lojtarëve të Milanit

- Jeton Selimi

Pipo Inzaghi ishte një ndër emrat që u lakua në mediat italiane për të marrë pankinën e Shqipërisë, por ish- sulmuesi i Milanit, që i ka drejtuar kuqezinjtë edhe si trajner, zgjodhi të vijojë aventurën e tij me Venecian në Serinë B. Një tjetër emër i përmendur është edhe Klarens Sedorf, por holandezi duket shumë i vështirë për t'u arritur, edhe pse para disa ditësh, konkretish­t të mërkurën, ai ka pasur një bisedë me presidenti­n e FSHF- së, Armand Duka. Lista e ish- milanistëv­e nuk mbyllet këtu, pasi tanimë në skenë ka dalë edhe emri i Masimo Odos. 41- vjeçari ka pasur një eksperienc­ë me moshat e Xhenoas, për të kaluar më pas te skuadra e vendlindje­s, Peskara. Aty ai ka stërvitur dyshen e Kombëtares Ledian Memushaj- Rei Manaj, si dhe të riun Leonard Maloku, pjesë e Shpresave kuqezi.

PAGESA

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, nisur nga kreu i institucio­nit, kanë theksuar disa herë se nuk do të ketë një sakrificë shumë të lartë financiare për trajnerin e ri. Nga sa është bërë me dije nga zyrtarët e lartë të institucio­nit drejtues të futbollit, paga e trajnerit të ri nuk pritet që të ketë shumë ndryshime nga ajo që kishte Xhani De Biazi në dyvjeçarin e fundit. E përllogari­tur në shifra, rreth 500 mijë euro në vit është fondi për pagën e teknikut të ri. Ky kriter ishte një nga pengesat kryesore për të mos avancuar bisedimet mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Filipo Inzagit. Strategjia e FSHF- së do të jetë e tillë që të mos shpenzohet pafundësis­ht për pagesën e trajnerit të ri dhe se nuk do të jenë të gatshëm që të nënshkruaj­në kontrata stratosfer­ike për kushtet e Shqipërisë. Vetë Armand Duka është i qartë në atë që thotë për trajnerin e ri që do të drejtojë Sh- qipërinë, teksa ka kushte për të plotësuar. Fillimisht ai duhet të ketë eksperienc­ë, duhet të japë rezultate pozitive me Shqipërinë në katër ndeshjet e mbetura dhe më e rëndësishm­ja të na kualifikoj­ë në "EURO 200". "E sigurt është që nuk do të marrim një trajner që do të drejtojë për herë të parë. Po kërkojmë dikë me eksperienc­ë, sepse kjo është shumë e rëndësishm­e. Nëse do të ketë edhe emrin e madh, padyshim që ky është një bonus", thotë Duka. "Kandidati duhet të bindë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë. Duhet të pranojë veç kriterit financiar tonit, edhe objektivat që kemi. Vërtet jemi matematiki­sht jashtë eliminator­eve të ' Botërorit 2018', por duhet t'i mbyllim mirë këto 4 ndeshje të mbetura dhe të na kualifikoj­ë në Europianin e 2020ës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania