Gazeta Shqiptare

Emini pranë lamtumirës, Lushnja konfirmon Banon, Laçi mban Nicën

-

Kukësi

me shumë gjasa do të humbasë pas sfidave të Champions League sulmuesin Tetovar Izair Emini. 32- vjecari pritet të rikthehet te Shkëndija e Tetovës, ku për herë të fundit është aktivizuar në sezonin 2012- 2013. Me fanellën e Kukësit, Emini luajti për një sezon e gjysmë, ku në 48 ndeshje kampionati realizoi 18 gola, duke qenë vendimtar në edicionin që sapo u mbyll me golat e tij në rrugën drejt titullit. Është trajneri i ri i Shkëndijës, Qatip Osmani, ai që ka kërkuar rikthimin e Eminit në skuadër si një mundësi për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit tetovar.

Ka garë dyshe në merkaton e verës për ish- sulmues- in e Luftëtarit, Reginaldo. Flamurtari dhe Laçi kanë avancuar në drejtim të sulmuesit nga Mozambiku me oferta konkrete. 27- vjeçari ra në sy me lojën e tij te gjirokastr­itët jo vetëm për 8 golat e shënuar, por edhe mënyrën e të luajturit, duke qenë një nga më të mirët në skuadrën sur- prizë të kampionati­t. Tashmë mbetet për t'u parë se kush ofertë do të jetë më bindëse në drejtim të Reginaldos dhe cila do të jetë e ardhmja e tij. Teuta kërkon të marrë nga Flamurtari mbrojtësin Arber Beqaj. Mbrojtësi 19- vjeçar, i cili është aktivizuar si titullar në pjesën e parë të sezonit që sapo u mbyll, shihet si një zgjidhje optimale për krahun e djathtë te Teuta. Beqaj humbi vendin në formacion pas ardhjes së Ivan Jakovleviç dhe tashmë është ishtrajner­i i tij tek Flamurtari, Gugash Magani, që dëshiron ta ketë në skuadrën e Teutës. Lushnja nis punën për sezonin e ri me konfirmimi­n në rolin e trajnerit të Artan Banos. Puna e bërë edicionin e shkuar në një grup të vështirë në Kategorinë e Parë ka bindur drejtuesit e klubit për të vijuar edhe në elitë me 51- vjeçarin në krye të skuadrës. Një ish- futbollist i Lushnjës, Bano, gjendet në krye të ekipit që nga vera e vitit 2012, teksa ky do të jetë sezoni i 7- të për të si trajner i verdhejesh­ilëve. Objektivi i Lushnjës dhe trajnerit Bano është mbijetesa mes më të mirëve në sezonin e ardhshëm. Stavri Nica do të vijojë të jetë trajneri i Laçit edhe për sezonin e ardhshëm. 63- vjeçari është konfirmuar në krye të kurbinasve, pas punë së mirë të kryer sidomos në sezonin që sapo u mbyll. Stavri Nica arriti të kryejë një mision të pamundur me Laçin, pasi mbijetoi mes më të mirëve në një situatë të pashpresë për bardhezinj­të disa javë përpara fundit të kampionati­t. Trajneri durrsak është parë si njeriu ideal nga presidenti Pashk Laska për të vijuar punën edhe në sezonin e ardhshëm, ku Laçi synon të rikthehet në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania