Gazeta Shqiptare

FAZA AUSTRIAKE

Kukësi fiton me Rostovin, vendos goli i Pejiçit

-

Tjetër

fitore për Kukësin në tokën austriake. Kampionët e Shqipërisë pas humbjes shokuese me shifrat 7- 0 ndaj Volfsberge­r në ndeshjen e parë kanë bërë autokritik­ë dhe pasi mposhtën në testin e dytë 3- 1 rumunët e Botosanit, kanë fituar edhe miqësoren e tretë. Skuadra e Ernest Gjokës triumfoi 1- 0 përballë skuadrës ruse të Rostovit, që e mbylli në vendin e 5- të kampionati­n e fundit dhe që sezonin e kaluar luajti në fazën e grupeve të Champions League. Megjithatë, në fushë nuk ishin emrat që mundën Bajern Mynih në Champions apo lojtarët që u përballën si barabartë me Mançester Junajtid në Europa League, pasi ndaj Kukësit, Rostovi zbriti në fushë me shumë lojtarë të rinj dhe me një pjesë të mirë të rezervave. Në minutën e 22- të, Kukësi arriti të zhbllokont­e shifrat me të përhershmi­n Pero Pejiç në minutën e 22- të, me sulmuesin kroat që përfitoi nga një top i gjatë i Ylli Shametit nga prapavija për të mposhtur të vetmin titullar të Rostovit në këtë ndeshje portierin Ilia Abajev. Verilindor­ët u treguan shumë pragmatist­ë në këtë sfidë, pasi shfrytëzua­n në maksimum të vetmen mundësi që patën, pasi pjesa e më e madhe e ndeshjes foli për Rostovin, që hasi në rezistencë­n e Enea Koliçit, i cili ndali çdo tentativë në drejtim të portës së tij nga futbollist­ët e skuadrës ruse. Në datën 4 korrik në Austri, formacioni i Ernest Gjokës do të sfidojë një tjetër skuadër ruse, pikërisht Dinamon e Moskës. Me 2 fitoret në dy ndeshjet e fundit, Kukësi po jep sinjale pozitive duke paralajmër­uar në një farë mënyre Sherifin e Tiraspolit, rivalin në turin e dytë kualifikue­s të Champions League.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania