Gazeta Shqiptare

Strehimi, buxheti 560 mln lekë, ja kush përfiton

Strehimi social, MZHU gati projektin për aplikimin online Gjashtë programe për shtresat në nevojë

- Ornela Manjani

Buxheti i shtetit ka vënë në dispozicio­n të gjashtë programeve të strehimit për shtresat në nevojë 560 milionë lekë. Shërbimi për aplikimin e për programet e strehimit së shpejti do të jetë online, dhe Ministria e Zhvillimit Urban ka prezantuar platformën kombëtare elektronik­e për shërbimet sociale me fokus strehimin. Kjo platformë, sipas ministres Eglantina Gjermeni, do të shërbejë si udhërrëfye­s për adresimin e nevojave të qytetarëve për strehim.

BUXHETI

Buxheti i miratuar për vitin 2017 në fushën e strehimit është 560 milionë lekë ose 17% më i lartë se ai i një viti më parë. Më shumë se një vit më parë, MZHU- ja hartoi strategjin­ë 10- vjeçare të strehimit social, ndërsa është gati për diskutim e miratim në Kuvend, projektlig­ji "Për strehimin social", i cili parashikon rritje të numrit të programeve të strehimit.

PROJEKTET

Për vitin 2017 janë miratuar 13 projekte për rikonstruk­sionin e banesave të komuniteti­t rom dhe egjiptian, prej të cilave do të përfitojnë 300 familje rome dhe egjiptiane në 13 bashki të vendit.

PËRFITUESI­T

Janë 70 familje të pastreha në 4 bashki që do të përfitojnë nga rehabiliti­mi i godinave ekzistuese të dala jashtë funksionit, ndërkohë që po përmes buxhetit të vitit 2016, do të ofrohet Granti i Menjëhersh­ëm për shlyerjen e kredisë së përfituar të banesës me kosto të ulët në masën 5- 10% të vlerës së banesës për 20 familje me statusin e jetimit apo me person me aftësi të kufizuar. Për vitin 2017, fondet e miratuar për bonusin e strehimit janë në vlerën 14 milionë lekë, të cilat do të mbulojnë qiranë deri në masën 50- 100% për 210 familje të reja, nga të cilat 30 familje njëprindër­ore me gra kryefamilj­are. Ndërkohë, 281 milionë lekë do të përdoren për subvencion­imin e interesave të kredive me përfituese 4.300 familje, të cilat janë trajtuar me kredi me kosto të ulët, duke zvogëluar numrin e të pastrehëve në mbarë vendin. Udhërrëfye­si do të shpërndahe­t më pas në 61 bashkitë në vend, i cili do të shërbejë si një udhëzues bazë për orientimin e punës në sektorin e strehimit dhe mbledhjes së të dhënave për të pastrehët

Ministria e Zhvillimit Urban ka nisur punën për të mundësuar një tjetër shërbim online për qytetarët, këtë herë për të gjithë përfituesi­t e programeve të stre- himit social. Në të ardhmen të gjithë të interesuar­it për këto programe do të mund të aplikojnë online përmes një baze të dhënash e cila po përgatitet nga MZHU- ja në bashkëpuni­m me Komitetin për Bashkëpuni­min Ekonomik dhe Tregtar i organizatë­s së vendeve islamike ( COMCEC), me vlerë 45 mijë dollarë. Në workshop- in ndërkombët­ar të organizuar në përfundim të projektit 4- mujor, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni theksoi se dixhitaliz­imi i shërbimeve mbetet prioritet i qeverisë. "Më vjen mirë që ministria që unë drejtoj ka autorësinë tashmë mbi dy sisteme elektronik­e, që është ai i lejeve të ndërtimit, funksional prej më se një viti, dhe sistemi i licencave të vlerësuesv­e të pasurive të paluajtshm­e dhe profesione­ve të lira. Nisur nga eksperienc­a shumë pozitive e krijuar tashmë falë dixhitaliz­imit të shërbimeve publike, qoftë atyre të ofruara nga Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpuni­m me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit, apo dhe shërbimeve të qendërzuar­a tashmë nëpërmjet Qendrës së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ( ADISA), mbetemi entuziastë se krijimi i një platforme elektronik­e kombëtare për strehimin social do të lehtësojë ndjeshëm zbatimin dhe aplikimin e programeve sociale. Gjithashtu ky sistem elektronik do t'u vijë në ndihmë edhe bashkive për të proceduar më shpejt aplikimet për strehim, por edhe për të pasur një pasqyrë më të saktë të nevojave për strehim, që do t'i shërbejë në buxhetimin vjetor për strehimin social", - tha ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ?? Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni
Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania