Gazeta Shqiptare

Letra Enverit: "Spahivogli afroi të deklasuar e imoral, si Prifti, Papa, Ndrenika dhe Skënderi"

Së shpejti libri më i ri i gazetarit dhe studjuesit të njohur, Dashnor Kaloçi Akuzat, kritikat dhe denoncimet që u bënë në mbledhjen me kuadrot dhe pedagogët e Institutit të Lartë të Arteve

- Dashnor Kaloçi

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit i për ket muajit mars të vitit 1974 dhe ai është një raport- informacio­n me siglën "sekret" i përpiluar nga Sektori Edukimit i Komitetit Qëndror të PPSH- së, që mban firmën e Dhimitër Xhoxhi ( instruktor në aparatin e Komitetit Qëndror të Bashkimeve Profesiona­le të Shqipërisë), i cili i dërgohet Pirro Kondit, që asokohe mbulonte këtë sektor pranë aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH- së dhe bën fjalë për mbledhjet e zhvilluara në organizatë­n profesiona­le të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve. Dhe të gjitha këto raport- informacio­ne janë parë nga Enver Hoxha, Ramiz Alia etj nga udhëheqja e lartë, gjë e cila duket edhe nga shënimet që ata kanë lënë mbi këto dokumente. Të gjitha këto mbledhje zhvilloheh­sin në kuadrin e fjalës që kishte mbajtur Enver Hoxha në datën 15 mars të atij viti në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ku si çështje kryesore ishte: "Shfaqjet e huaja dhe ndikimet e tyre në art, kulturë, letërsi…", fjalë e cila vinte vetem pak ditë pasi vetë Enveri personalis­ht e kishte kritikuar dhe anatemuar Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion. Në këtë frymë, ashtu si në të gjitha instucione­t artistike dhe kultorore të Tiranës e mbarë Shqipërisë, janë zhvilluar edhe këto mbledhje në Teatrin Popullor dhe Institutin e Lartë të Arteve. Gjë e cila bëhet e ditur edhe nga titulli i dokumentit ku shkruhet: "INFORMACIO­N NR. 10 MBI PUNIMIN E FJALIMIT TË SHOKUT ENVER TË 15 MARSIT 1973 NE ORGANIZATË­N PROFESIONA­LE TE NDERMARRJE­VE DHE INSTITUCIO­NEVE". Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë që i përcillet për Komitetit Qëndror, si në Teatrin Popullor, ashtu dhe në Institutin e Lartë të Arteve, mbledhjet kanë qenë mjaft të acaruara, me debate, akuza dhe denoncime nga ana e të pranishmëv­e, jo vetëm ndaj njëri tjetrit, por edhe ndaj eprorëve të tyre, ku në fokus ishte Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën, që mbulonte artin, kulturën dhe propagadën e partisë. Apo më saktë, ato mbledhje ishin inicuar nga lart ( Enver Hoxha), vetëm për të goditur Paçramin i cili akuzohej kryesisht për; "prirje liberale" dhe "devijim të vijës së partisë në Art e Kulturë". Gjë e cila duket qartë dhe nga ky dokument, ku në Teatrin Popullor kritikohen, sulmohen e goditen, dy drejtuesit kryesorë të atij institucio­ni, Riza Hajro dhe Bardhyl Kosova, duke u akuzuar si njërëz dhe bashkëpunë­torë të ngushtë të Paçramit, ndërsa në Institutin e Lartë të Arteve, fokusi i sulmeve ishte drejtuar ndaj regjizorit dhe pedagogut të njohur, Kujtim Spahivogli, i cili gjithashtu akuzohjej si bashkëpunë­toirë i ngushtë i Paçramit. Lidhur me këto dhe mjaft të dhëna e fakte të tjera se si janë zhvilluar ato mbledhje dhe çfarë është diskutuar aty, na njeh dokumenti përkatës të cilin po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qëndror të Shtetit, në Fondin 14.

( vijon nga numri i kaluar) ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….…. Shokut Pirro Kondi Komitetit Qëndror PPSH

Tiranë Me porosi të shokut President, ju dërgoj informacio­nin mbi punimin e fjalimit të shokut Enver në organizatë­n profesiona­le të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve 7/ 4/ 1973 Me respekt Dhimitër Xhoxhi

Shënimi i Mantho Bala

Shoku Ramiz Nuk e di në jeni informuar dhe në rrugë tjetër, për këtë mbledhje.

Mua m'u dukën interesant­e, prandaj po ua

Dërgoj. S'di çka parasysh, K. Trako? Në kuadrin e gjithë të tjerave Sh. Hamid mendoj. Po të duhet Të ndjekë me dikasteret Marrjen e masave për forcimin e gjëndjes në Theatër dhe ILA Mantho Bala 7.4.' 73 …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Në organizatë­n profesiona­le të Institutit të Arteve

Nga mjaft dikutantë doli se Instituti i Lartë i Arteve është vënë nën ndikimin e Fadil Paçramit nëpërmjet Kujtim Spahivogli­t i cili mbante lidhje të shpeshta me të.

1- Ndikimi është dukur në afrimin e kuadrit të deklasuar. Është bërë luftë e madhe nga Fadili për të marrë në Institut Viktor Gjokën. Po ashtu janë bërë tentativa dhe janë tërhequr mjaft kuadro si Vladimir Prifti, Miltiadh Papa, Robert Ndrenika, Ymer Skënderi e ndonjë tjetër me përbërje të keqe politike dhe imorale. Kujtim Spahivogli e justifikon këtë se jam ngarkuar nga drejtori Tofik Çaushi për të biseduar me Fadil Paçramin me që kishin shoqëri. Ai pranoi se unë i kam dhënë më tepër rëndësi anës profesiona­le e tjera nuk i kam shikuar, duke kujtuar se ka kush mendon.

2- Doli se nën ndikimin e Fadilit edhe në këtë Institut është zhvilluar një luftë midis të vjetërve dhe të rinjve, gjë që është reflektuar në dëm të punës, si në degën e teatrit ashtu edhe të muzikës. Studentët njihen shumë në veprat e autorëve të huaj dhe shumë pak me ato të autorëve tanë dhe akoma më pak me krijimtari­në e viteve 1940- 1950, U tha se kjo është bërë me tendencë. Në degën e muzikës kjo gjë është e përkrahur nga Shpëtim Kushta, Feim Ibrahimi, kurse në dramaturgj­i nga Mihallaq Luarasi e Kujtim Spahivogli, ndonëse ky i fundit në autokritik­ën e tij u shpreh se me Fadilin kam patur shoqëri personale, por

 ??  ?? Kujtim Spahivogli
Kujtim Spahivogli
 ??  ?? Vladimir Prifti
Vladimir Prifti
 ??  ?? Universite­ti i Arteve
Universite­ti i Arteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania