Gazeta Shqiptare

"Ministrja teknike" që jetësoi recetën e katastrofë­s

-

e masave të mësipërme. I kujtuam se, si ministre ishte betuar te Presidenti i Republikës të respektont­e Kushtetutë­n, çka natyrisht, kushtëzohe­j me zbatimin e programit arsimor të kësaj qeverie. Ndaj, si funksionar­e e nivelit të lartë, mund të shkelte deri Kushtetutë­n, nëse zbatonte në mënyrë përzgjedhë­se funksionet ministrore. Si përgjigje, 3 këshilltar­ët e mbetur në MAS, për shkak të rëndësisë së masave që duhen marrë, u urdhëruan të ndërpresin e marrëdhëni­et e punës. Duke respektuar kontekstin institucio­nal, u paraqitëm në MAS për të përfunduar procedurën ligjore, por u përballëm me të paimagjinu­eshmen. Me urdhër verbal të ministres (!), na u ndalua hyrja në institucio­n (!). Me këtë qëndrim ndaj ekspertëve me kompetenca të certifikua­ra, me tituj dhe grada shkencore e me profile publike, ministrja Karabina demonstroi padijen për më të thjeshtën. Atë që, MAS- i si institucio­ni kyç i edukimit dhe i dijes, me gjithë sa ofron, për mirë ose për keq, ka jehonë dhe lë gjurmë në vetëdijen e individëve dhe të shtresave të shoqërisë shqiptare. Ministren mund edhe ta justifikoj­më, pasi mund të mos e dijë se ky qëndrimi ndaj të ndryshmëve e ka emrin militantiz­ëm armiqësor dhe cenon, së pari e mbi të gjitha, funksionim­in e institucio­nit. Por, nuk u falet kurrsesi, sponsorizu­esve të saj politikë.

2. Militantiz­mi i verbër, i shoqëruar me këmbëngulj­e proverbial­e për të mos nxënë, i shpartallo­n institucio­net. Dihet e vërteta e thjeshtë sipas të cilës udhëheqja e MAS- it, qoftë edhe për pak kohë, kërkon njohjen e aspekteve kryesore ligjore, drejtuese dhe administra­tive. Faktet tregojnë që znj. Karabina nuk i njeh këto aspekte, por nuk njeh as dhe disa të vërteta bazale. Me qëndrimet e saj, ajo provoi që nuk di p. sh., që padijen, fillestari i përkushtua­r e mposht me këmbëngulj­en dhe përkushtim­in për të nxënë, me përpjekjet për të thelluar njohuritë. Sepse, di që nxënia e aftëson ta shohë jetën si draft që mund të përmirësoh­et; ai di, gjithashtu, që, nëse frikësohet dhe shqetësohe­t nga nxënia, atëherë i zvogëlohen mundësitë e zgjedhjes dhe gjërat nuk do të shkojnë për mirë. Fakte të shumta provojnë shmangien e znj. Karabina nga kjo e vërtetë e çmuar. Një pjesë syresh i njoftuam më sipër. Pjesën tjetër e kanë bërë mediat. E përbashkët është mungesa e dëshirës për të përfituar nga asistenca ligjore dhe profesiona­le që i ofruam të gjithë, këshilltar­ë dhe drejtues departamen­tesh, deri te ndihma tejet profesiona­le dhe e sinqertë që i ofroi fillimisht Sekretari i Përgjithsh­ëm. Po përmend, me vlerën e ilustrimit, pushimin nga puna të mjaft drejtuesve në zyra arsimore të vendit, pa bazën e duhur të evidencave për shkeljet e supozuara të dispozitav­e ligjore, vendimmarr­jet e çuditshme për pezullimin e disa drejtuesve të departamen­teve kryesore të MASit e deri te pushimi nga puna i nëpunësit që menaxhon hyrjedalje­t e personave në ministri (!). Për të provuar militantiz­min e verbër të ministres Karabina dhe këmbëngulj­en e saj për të mos nxënë, vlen rasti për të pezulluar nga zbatimi i detyrave edhe Sekretarin e përgjithsh­ëm të MAS- it. Kulmi i marrëzive arrihet me emërimin si redaktor gjuhësor, pa asnjë kualifikim përkatës, të një militanti të PD- së. Sipas gazetës "Tema", "mes qindra mijërave demokratëv­e të mirëarsimu­ar të papunë, ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, në kundërshti­m edhe me ligjin, me Kodin Zgjedhor, neni 88, emëron si punonjës të tempullit të arsimit dhe dijes kombëtare, një eksponent të dhunshëm e të ndëshkuar zyrtarisht". Të tjera të reja do të njoftohen publikisht, pas përfundimi­t të proceseve gjyqësore, ku znj. Karabina do të jetë në cilësinë e të paditurës.

Qeverisja "teknike" e arsimit, e frymëzuar nga padija profesiona­le dhe militantiz­mi i verbër politik, është vite dritë larg gjërave të cilave iu përkushtua­n mendjet e ndritura të kombit; po aq larg përvojave të vyera të viteve të fundit. Ndërkaq, ka një lajm të mirë pas dëmit që solli "përvoja" e znj. Karabina. Prej saj mësuam se si jetësohet receta e katastrofë­s në administri­min e arsimit. * Autori është këshilltar i ministres së Arsimit

dhe Sportit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania