Gazeta Shqiptare

Prençi: Basha, favorit për fitoren e kreut të PD- së

Ish- kreu i policisë: Si u përfshiva në politikë dhe kandidimi për deputet në Tiranë "Shteti dhe krimi u bënë bashkë në zgjedhje"

-

Ahmet Prençi për herë të parë foli si politikan në "çadrën e lirisë". Por lidhjet e tij me politikën janë të hershme, që kur ishte student i dhjetorit 90- ës. Nuk qëndroi indiferent në momentin më historik për shqiptarët, sepse në familjen e tij kishte dy të pushkatuar dhe persekucio­ni komunist e kishte ndjekur që fëmijë. Për shkak të angazhimit në strukturat e policisë së shtetit për vite me radhë, i veshur me detyra të rëndësishm­e në organet, Prençi nuk mundi të angazhohej në politikë. Por ai thotë për "Gazeta Shqiptare" se politikën e ndoqi në vijimësi dhe në janar të këtij viti nuk refuzoi ftesën për t'iu bashkuar PD- së. E nisi nga qeliza e partisë, nga baza, nga Kamza e Paskuqani bashkë me një ekip demokratës­h. U rendit në një vend të pasigurt në listën e Tiranës, por Ahmet Prençi punoi sikur të ishte i pari në listë, sepse qëllimi kryesor ishte fitorja e PD- së dhe jo hyrja e tij në parlament. Z. Prençi ndjehet i keqardhur për humbjen e thellë të PD- së dhe situatën brenda saj. Ish- kreu i Policisë së Shtetit denoncon ashpër blerjen e votës duke thënë se "shteti dhe krimi u bënë bashkë në zgjedhje".

Z. Prençi ju kemi parë mjaft aktiv muajt e fundit në politikë, fillimisht në "çadrën e lirisë" e më pas i angazhuar në fushatën elektorale me strukturat e PDsë në Tiranë, deri dhe te përfshirja në listën e kandidatëv­e për deputetë në Tiranë, pavarësish­t në një vend të pasigurtë. Si po e gjeni veten nga drejtues i Policisë së Shtetit në politikën e djathtë?

Unë në muajin janar kam pasur një ftesë për të dhënë kontributi­n tim në Partinë Demokratik­e, pra për t'u përfshirë publikisht në politikë. Që nga vitet ' 90 kur isha student i angazhuar në lëvizjet për rrëzimin e komunizmit, më pas, nuk jam marrë me politikë, pasi kam qenë pjesë e institucio­neve ligjzbatue­se të shtetit dhe ligjërisht nuk lejohej politikë bërja dhe këtë gjë e kam respektuar me rigorozite­t të plotë. Sigurisht që e kam ndjekur politikën, kam diskutuar për të gjithmonë, por në rrethe të ngushta dhe jo në publik. Kur u ndodha përballë kësaj oferte jam menduar, jam konsultuar me miq të afërt dhe vendosa të bëhem pjesë e kontributi­t për PD- në.

Përse iu bashkuat pikërisht Partisë Demokratik­e?

Kjo për disa arsye: së pari, nga prejardhja e familjes time në raport me komunizmin, pasi në familjen time si nga babai dhe nga nëna nuk kam pasur asnjë anëtar të Partisë së Punës dhe në funksione të regjimit të asaj kohe. Së dyti, në rrethin tim shumë të afërt familjar, kemi dy persona të pushkatuar nga regjimi komunist. Së treti, përfshirja ime si të gjithë bashkëmosh­atarët e mi në lëvizjen e ndritur të dhjetorit 90, ishte një summum dhe nuk mund të beja sehirxhiun, pra nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Së katërti, në karrierën time detyrën më të lartë pas zgjedhjeve të vitit 2005, ma dha qeverisja e PDsë, duke më emëruar Drejtor të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Duke qenë në këtë detyrë u arritën gjera të mëdha për Shqipërinë; anëtarësim­i në NATO, liberalizi­mi i vizave, vizita e Presidenti­t të SHBA- ve etj. U goditën të gjitha grupet kriminale që bënin ligjin në territore të caktuara të vendit, të cilat u morën nga strofkat e tyre ne Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Itali, Francë etj. dhe u vendosën para bankës së drejtësisë. U rrit ndjeshëm bashkëpuni­mi ndërkombët­ar policor, u minimizua trafiku ndërkombët­ar i drogës nga Shqipëria si vend transit, u minimizua prodhimi dhe trafiku i cannabis sativa nga Shqipëria si vend origjine. E them me bindje të plotë se bazuar në implementi­min me korrektësi të ligjit të ri të Policisë së Shtetit u arrit shkëputja përfundimt­are në atë kohë e policisë nga politika. Duke përmbushur këtë detyrë, sigurisht që ndjehem krenar për këto arritje me rëndësi historike. Duke menduar këto arsye unë vendosa të jap kon- tributin tim modest për t'ia kthyer jo thjesht PD- së vlerësimin që tregoi për mua, por qindra mijëra demokratëv­e që e rikthyen atë në pushtet në vitin 2005. Në momentin që vendosa të pranoj përfshirje­n në politikë, së pari, kam dhënë dorëheqjen nga detyra që mbaja në një pozicion shtetërorë dhe prononcimi im i parë publik politik është bërë në protestën e 18 shkurtit, e më pas në çadër.

Po sa i përket kandidimit tuaj për deputet, renditjes në listën e Tiranës?

Për sa i përket renditjes në listën e Tiranës unë nuk Anton Pjetërnika­j për kontribute­t e spikatura në këtë fushatë. Falënderoj kreun e PR- së Fatmir Mediu që përveç angazhimev­e të tjera ishte së bashku me strukturat e partisë së tij shumë aktiv në Kamëz. Gjithashtu, ish- themeluesi­t dhe ish- ministrit të PD- së Besnik Mustafaj i shkon mirënjohje e thellë për praninë e tij në fushatë.

Si e konsideron­i rezultatin e PD- së me 25 qershor dhe cilat shkaqe çuan në një humbje kaq të thellë?

Thelbësore në pikëpamjen time ishte mobilizimi sh- "Thelbësore në pikëpamjen time ishte mobilizimi shtetërorë dhe potenciale­t kriminale me shumë kohë dhe shumë para në dispozicio­n, për të deformuar rezultatin, duke blerë votën dhe intimiduar votuesit në të katërta anët e vendit. Nuk di të shpjegoj se çfarë bilanci qeverisës bëri votuesi shqiptar në këto zgjedhje", tha z. Prençi. kam kërkuar asnjë prefertetë­ror dhe potenciale­t krimencë, por jam angazhuar inale me shumë kohë dhe njëlloj si të isha i pari, po ashshumë para në dispozicio­n, tu dhe i 34- i, pra për mua për të deformuar rezultatin rëndësia dhe seriozitet­i i anduke blerë votën dhe intimgazhi­mit për fitoren e PD ishiduar votuesit në të katër te i njëjti dhe do ishte i njëjti anët e vendit. Nuk di të shpjedhe po të isha i pari në listë. goj se çfarë bilanci qeverisës Pata fatin të jap kontributi­n bëri votuesi shqiptar në këto tim në Bashkinë e Kamzës, zgjedhje. Pra, po të flasim për ku së bashku me Flamur balancë, unë sinqerisht nuk Hoxhën, Korab Litën e Vendiferen­coj dot një arritje të dim Demën arritëm një rezuqeveri­sjes socialiste në 4 vjet. ltat shumë të mirë. Duhet të U kanabizua vendi me strukfalën­derojmë strukturat e turë të përbashkët shPD- së Kamëz nën drejtimin e tetërore dhe kriminale; u arkryetari­t të partisë, Xhelal restuan 38 000 qytetarë për Mziu, si dhe strukturat dhe arsyen e vetme se s'kishin të kryetarin e PD Paskuqan, paguanin energjinë elek- "Shikoj deri më tani të favorshëm Lulzim Bashën, por platformat e kandidatëv­e kanë dhe dy javë kohë për të sjellë risi në këtë garë politike. Dua të deklaroj me bindje se përtej të gjithave sa thashë, për mua dhe kolegët që mendojnë si unë, i rëndësishë­m është procesi korrekt dhe i paanatemua­r zgjedhor për kreun PD- së", deklaroi z. Prençi. trike; korrupsion­i qeveritar e radhiti Shqipërinë në vendet e para në botë; papunësia është rritur frikshëm, eksodi familjar më qindra- mijëra familje drejt perëndimit janë jo arsye të vogla për ta refuzuar me votë këtë qeveri. Nga ana tjetër, shkaqet e këtij rezultati duhen kërkuar dhe brenda problemati­kave të krijuara në strukturat politike dhe qeverisëse të PD- së që në zgjedhjet lokale te vitit 2011 e më pas në ato të vitit 2013. Këto zgjedhje mendoj që nxorën në pah problemati­kat e mbartura që ishin akumuluar ndër vite. Në vlerësimin tim si një individ që për herë të parë u zhyta plotësisht në vorbullën e një fushate elektorale, u hasa në grupime që punonin në kahje të pa integruara. Demokratët e devotshëm që luftuan me mish e me shpirt për fitoren, por hasëm dhe personazhe të rëndësishm­e të PD që ndihmuan në këtë humbje, ashtu si dhe të tjerë që nuk e dëshironin humbjen, por e lejuan atë me neglizhenc­ë, indiferent­izëm, duke bërë më së shumti rolin e sehirxhiut në këtë fushatë të rëndësishm­e.

Ju keni qenë drejtues i Policisë së Shtetit dhe e njihni shumë mirë situatën e kanabizimi­t dhe kriminalit­etit në vend, por sa i dëmtoi zgjedhjet krimi dhe droga në mbarë Shqipërinë?

Paratë e fituara në rrugë kriminale nuk përdoren për investime publike, as për rrugë, as për shkolla, as për rritje pensionesh. Këto para janë të destinuara për të blerë pushtet në parlament, në bashki në administra­të. Këto para konkurrojn­ë pa mëshirë biznesin e ndershëm dhe nxisin korrupsion­in në çdo sektor. Kjo gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri. Kur shteti është përballë krimit edhe kur është i dobët është gjysma e të keqes, por këtu, në vendin tim struktura të veçanta të shtetit u bënë njësh me krimin dhe kjo është alarmante, e rrezikshme dhe do jetë me pasoja për të ardhmen. Sigurisht që kjo reflektohe­t me së shumti në zgjedhje, pasi terreni i shtruar duhet ruajtur dhe eksponentë­ve e krimit u intereson të jenë aksioner me pushtetin që të jenë më të fortë dhe më të sigurt. Unë e kam theksuar dhe herë tjetër se, fenomeni i kanabizimi­t të vendit gjatë vitit 2016, ishte një fenomen i strukturua­r shtetëror. Shteti dhe krimi në këtë proces ishin bashkë.

PD- ja kishte angazhuar gjatë fushatës ish- zyrtarë të saj që kishin punuar në strukturat e policisë së shtetit për të mbrojtur votën e 25 qershorit, po si funksionoi kjo strategji dhe çfarë duhej të bënte tjetër PD- ja për të mbrojtur votën e shqiptarëv­e?

Unë nuk jam angazhuar me këtë strukturë. Nga informacio­ni i pjesshëm që kam, mund të them se ata janë thirrur në mbështetje të strukturav­e lokale të partisë, thjesht për të thithur informacio­n dhe për parandalua­r këtë fenomen me njohuritë e posaçme që kanë për shkak të punës që kanë bërë. Mendoj se shitblerja e votës është një fenomen me pasoja të mëdha për vendin, ndonëse në Kodin Penal janë ashpërsuar dënimet për këtë vepër penale. Kjo nuk e parandalon këtë gjest të shëmtuar. Politika dhe shoqëria vetë duhet të shkëputet sa më parë nga kjo mënyrë votimi. Partia që fiton duke blerë vota nuk ka asnjë detyrim moral të japë llogari para qytetarëve për veprimet që bën pasi nuk është votëbe-

 ??  ?? Ahmet Prençi, ish- kandidati për deputet
Ahmet Prençi, ish- kandidati për deputet
 ??  ?? Ahmet Prençi në “çadrën e lirisë
Ahmet Prençi në “çadrën e lirisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania