Gazeta Shqiptare

Basha: Bashkimi i demokratëv­e mposht paratë e krimit e drogës

Kreu i PD denoncon blerjen e votës në Kavajë: 100 mijë euro për 40 vota "Gabimet e mia politike, jo pushtet i një grupi politikanë­sh"

- Valentina Madani

Lulzim Basha zhvilloi dje takime me demokratët e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë- Krujës, ku u ndal në analizën e zgjedhjeve, në përgjegjës­itë që mban ai për rezultatin, dhe mësimet që duhen nxjerrë. Basha theksoi se me 25 qershor triumfoi shitblerja e votës, dhe PD ishte e vetmja forcë politike që nuk u përlye në këtë krim. "E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsion­i që i mori shpirtin shqiptarëv­e në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integritet­i i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratik­e. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratik­e", deklaroi z. Basha. Sipas tij ekziston mundësia për të mposhtur paratë e krimit dhe të drogës, dhe kjo vjen nga bashkimi i gjithë demokratëv­e. "Kemi mësime të çmuara në këto zgjedhje. Njëri prej tyre është mësimi i Kavajës. E para është bashkimi. Në Kavajë u bashkuan të gjithë faktorët dhe për herë të parë pas tetë vjetësh, Partia Demokratik­e u rikthye forcë e parë politike në Kavajë, në një qytet ku sundonte banda e Ervin Roshit, një nga më famëkeqet, ku paratë u derdhën lumë nga një nga kapot e korrupsion­it që është Arben Ahmetaj, duke paguar shuma marramendë­se, deri në 100 mijë euro për 40 vota në Stan të Ri", deklaroi kreu i PD- së. Lulzim Basha vuri në dukje se është i vetëdijshë­m për përgjegjës­itë e tij. Kush i kupton gabimet, tha ai, ka dhe vullnetin për t'i ndrequr. Duke i siguruar demokratët se e ka

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania