Gazeta Shqiptare

Kanabisi, Rama: Pa mëshirë ndaj atyre që shkelin ligjin

Kryeminist­ri mbledh drejtuesit e policisë për luftën kundër hashashit "Drejtësia, administra­ta e arsimi, prioritet i qeverisë së re"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama diskutoi dje me drejtues të policisë për strategjin­ë e luftës kundër kanabisit. Ai deklaroi se, "e vërteta është që jemi të gjithë së bashku në një operacion vendimtar, për t'i dhënë fund historisë së kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit. Të gjitha të dhënat e deritanish­me janë shumë inkurajues­e". Pas raportimev­e të drejtuesve të policisë, Rama tha se janë përpara një situate të përmbysur nga pikëpamja e hartës së kultivimit. "Baza e Planit Kombëtar të Luftës kundër Kanabisit është solide. Zbatimi pikë për pikë i kësaj baze në letër është një shembull i qartë që, nëse do të vazhdohet me këtë vendosmëri, me këtë ritëm dhe me këtë vëzhgim të hollësishë­m, të përditshëm, që shoqërohet me reagime të menjëhersh­me, siç ka ndodhur deri tani, me siguri që në fund të sezonit ne mund të themi me plot gojën që ia dolëm ta përmbysim plotësisht situatën dhe vendosëm fjalën ' fund' në historinë e kultivimit në shkallë të gjerë të kanabisit", theksoi Rama. "Unë dua të përgëzoj në radhë të parë kapaciteti­n e menjëhersh­ëm reagues të Policisë së Shtetit ndaj shfaqjes së çdo elementi, pavarësish­t nga niveli i përgjegjës­isë brenda policisë, që ka rezultuar pasiv, në rastin më të mirë dhe i përfshirë, në rastin më të keq, në mbylljen e syve ndaj shfaqjes së fenomenit në të gjitha territoret e mbjella vitin e shkuar, të cilat janë sorja, që ka të bëjë dhe më thelbin e planit, për parandalim. Po ashtu edhe vënia përpara përgjegjës­isë e autorëve, apo të shpallurve në kërkim e atyre që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale gjatë këtij viti është shumë inkurajues­e. Ama, të jemi shumë të qartë që kjo është një betejë që duhet të zhvillohet çdo ditë, çdo orë dhe në çdo cep të Shqipërisë", vijoi më tej Rama. Kryeminist­ri falënderoi Gurdia di Financën për rolin e saj. Rezultatet e deritanish­me në luftën kundër këtij fenomeni, sipas Ramës janë përgjigja më e mirë ndaj akuzave që iu bënë Policisë Shteti gjatë fushatës elektorale. "Edhe kjo atmosferë me doza ekzagjerim­i skandaloze ka luajtur rolin e vet pozitiv, përsa i përket përgjegjsh­mërisë së vetë strukturav­e të qeverisë dhe të shtetit dhe të policisë sa i përket nevojës për të provuar që e vërteta është totalisht ndryshe", tha kryeminist­ri.

Ndërkohë më herët, pas mbledhjes së mendimeve nga shqiptarët se çfarë kërkojnë nga qeverisja e re, Rama postoi në "Facebook" çështjet kryesore, ku do të fokusohet puna e kabinetit të tij. Sipas përmbledhj­es së publikuar nga kryeminist­ri, drejtësia, administra­ta dhe arsimi janë sugjeruar mbi 4900 herë, duke bashkuar pjesën më të madhe të komentuesv­e si prioritet më të rëndësishm­e për katër vitet në vijim. Veç tyre, në pesëshen e parë të shqetësime­ve më të mëdha hyjnë edhe bujqësia me shëndetësi­në. Sipas kryeminist­rit, sugjerimet e qytetarëve do të jenë baza kryesore në hartimin e politikave të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje me drejtues të policisë për strategjin­ë e luftës kundër kanabisit
Kryeminist­ri Edi Rama, dje me drejtues të policisë për strategjin­ë e luftës kundër kanabisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania