Gazeta Shqiptare

Rama e Bushati, të martën në Trieste, diskutojnë me liderët e BE e të Ballkanit

Shqipëria merr pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile në Itali

-

Kryeminist­ri

Edi Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati do të marrin pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile, që do të mbahet në Trieste, 11- 12 korrik. Forumi i Shoqërisë Civile, si pjesë integrale e Procesit të Berlinit, do të sjellë së bashku më shumë se 200 përfaqësue­s të shoqërisë civile dhe shtetërore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, për të përpunuar alternativ­at e politikave dhe për të rekomandua­r veprime në përgjigje të sfidave kryesore me të cilat ballafaqoh­et sot rajoni, bën të ditur me anë të një njoftimi për shtyp portali europian "Western Balkans", citon ATSH. Hedvig Morvai, drejtoresh­ë Ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, i cili koordinon Forumin e Shoqërisë Civile, theksoi se Forumi është një mundësi unike për shoqërinë civile që të ndikojë në vendimet politike, që do të miratohen në Samitin Ndërqeveri­tar të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE- së. Përfaqësue­s- it e shoqërisë civile do të takohen gjithashtu me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano; Komisioner­in Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, Ditmir Bushati, Nikola Dimitrov Dhe Srdjan Darmanoviç për të diskutuar rekomandim­et e Politikave të Forumit të Shoqërisë Civile në temat prioritare të Samitit Ndërqeveri­tar: bashkëpuni­mi rajonal dhe marrëdhëni­et dypalëshe, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsion­it, bashkëpuni­mi i rinisë, përmirësim­i i klimës së biznesit për ndërmarrje­t inovative, mjedisi dhe ndryshimet klimatike dhe komunikime më efikase të procesit të Berlinit. Pjesë- marrësit e Forumit të Shoqërisë Civile të këtij viti do të debatojnë për çështje të tilla si demokracia në Ballkanin Perëndimor, industritë krijuese dhe turizmi

HAKI ÇAKO

"Me skuadrën e Guardia Di Finanza ka filluar fluturimi ajror në monitorim prej datës 15 maj dhe është llogaritur që këtë vit të kryhen 30% më shumë fluturime se viti i kaluar. Deri tani janë kryer 6 fluturime ajrore, janë selektuar 15 raste, por vetëm në një rast me 12 bimë është konstatuar kultivim. Deri tani janë bërë 21 fluturime dhe janë konstatuar vetëm 7 raste". rinor, mjedisi, energjia dhe ndryshimet klimatike, roli i shoqërisë civile në komunikimi­n e Procesit të Berlinit, migrimeve, Brexit, mediave dhe gazetarisë.

MISIONI ITALIAN

Drejtori i zyrës ndërlidhës­e mes Shqipërisë dhe Italisë deklaroi se misioni e ka filluar fluturimin në maj për të monitoruar të gjithë territorin. "Rezultatet janë pozitive deri tani. Qeveria shqiptare me planin e hartuar dhe vendosur në zbatim ka demonstrua­r impenjim për zgjidhjen e këtij problemi", deklaroi ai.

 ??  ?? Komisioner­i Evropian, Johannes Hahn
Komisioner­i Evropian, Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania