Gazeta Shqiptare

Dhunoi e përdhunoi ish- të dashurën 14 vjet më të re, arrestohet 42- vjeçari

Shtetasi M. H. tregon SMS- të e dashurisë në polici

-

Policia

e Tiranës ka vënë në pranga një 42- vjeçar, i cili prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i arrestuari është shtetasi me inicialet M. H, banues në Tiranë. Vënia e tij në pranga u bë pasi ai akuzohet për veprat penale "Heqje e paligjshme e lirisë", "Kryerja e marrëdhëni­eve seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Plagosje e lehtë me dashje". Mësohet se ndal- imi i tij u bë dy ditë më parë nga efektivët e komisariat­it nr. 4 në kryeqytet, pasi ndaj tij kishte bërë kallëzim në polici ish- e dashura e 42vjeçarit. Burime pranë uniformave blu sqaruan se pak ditë më parë, ka qenë një vajzë 27- vjeçare, e cila kishte kallëzuar në polici se ishi dashuri më i madh në moshë e kishte dhunuar dhe përdhunuar. E reja kishte pohuar se herë pas here i kërkonte 42- vjeçarit që marrëdhëni­a e tyre në çift të merrte fund, për shkak të diferencës që kishin në moshë. Ajo ka rrëfyer më tej se ish- i dashuri edhe e kishte dhunuar. Menjëherë pas kallëzimit të së resë, uniformat blu shpallën në kërkim 42- vjeçarin, i cili u arrestua më datë 6. Ndërkaq, burime e lartë përmendura shtuan më tej se 42- vjeçari nuk i ka pranuar akuzat që tashmë rëndojnë mbi të. Ai ka treguar se në asnjë rast nuk ka kryer marrëdhëni­e me dhunë me 27- vjeçaren dhe se me të kishte qenë marrëzisht i dashuruar. Për të vërtetuar dëshminë e tij, 42- vjeçari i kishte treguar efektivëve të policisë edhe sms- të që shkëmbente gjatë gjithë ditës me 27- vjeçaren. "Të dua dhe nuk bëj dot pa ty", dhe "Nuk do të të lë deri në vdekje", kanë qenë dy prej sms- ve që ai kishte treguar në komisariat­in nr. 4. Ai ka dëshmuar më tej se nuk e ka dhunuar në asnjë rast të renë dhe se nuk e ka mbajtur të mbyllur në banesë, ashtu siç 27- vjeçarja ka pretenduar para oficerëve të policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania