Gazeta Shqiptare

Vrasja e mjekut, ja si u shpëtoi bluve dhe forcave speciale Dritan Ymeri

Policia: Dyshojmë se ka ikur në Francë, por mund të jetë i fshehur në qytet Autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë "Golf 5"

-

Pak ditë pas vrasjes me plumb në kokë të mjekut Ilir Aliaj, dyshohet që autori i krimit, Dritan Ymeri të jetë larguar drejt Francës. Burime nga policia e Shkodrës, por edhe pranë familjes Ymeri kanë dyshime se 26- vjeçari ka arritur që të largohet nga qyteti verior drejt Francës. Mësohet se menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 1 korrikut në lagjen "Qemal Stafa" te vendi i quajtur "Ish- Dekori", dyshohet që i riu Ymeri është larguar me një makinë tip "Golf 5" me targë AA 526 RA dhe me ngjyrë të zezë. Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari për vrasjen e mjekut 40- vjeçar mund të ketë ikur drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, jo duke kaluar kufirin, por ilegalisht përmes malit. 26- vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe për këtë shkak policia ka një dyshim se ka arritur që të gjejë mundësinë që të shkojë sërish në këtë vend. Nga ana tjetër ka dyshime se persona të ndryshëm e kanë ndihmuar ekzekutori­n që të largohet pa lënë gjurmë dhe t'u shpëtojë forcave të policisë. Pas vrasjes, Dritan Ymeri është shpallur në kërkim, por që nga momenti i ngjarjes së rëndë dhe deri më tani nuk është arritur që të arrestohet. Nga ana tjetër, policia e Shkodrës nuk përjashton mundësinë se ai mund të jetë fshehur brenda qytetit të Shkodrës dhe se mund të ketë ndihmën e ndonjë personi tjetër. Të dyja këto pista mbeten në kuadrin e dyshimeve, pasi ende nuk ka asgjë konkrete mbi vendndodhj­en e 26- vjeçarit. Thjesht ka një dyshim që mund të jetë larguar në Francë, ndërsa nuk mohohet mundësia që mund të jetë i fshehur brenda qytetit të Shkodrës.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë në lagjen "Qemal Stafa". Prej kohësh, mjeku Ilir Aliaj që mbeti i vrarë dhe autori i krimit Dritan Ymeri ishin në konflikt pronësie, pasi jetonin në një ndërtesë të përbashkët, njëri kishte 3 katet e një ane dhe tjetri 3 katet e anës tjetër. Viktima kishte tentuar kohët e fundit që të bënte disa punime në katin e tretë, për të cilat 26- vjeçari s'ka qenë dakord dhe natën e ngjarjes janë konfliktua­r. Dritan Ymeri ka qëlluar me pistoletë Ilir Aliajn në sytë e familjarëv­e të tij, djalit 15- vjeçar, nënës dhe bashkëshor­tes së tij. Forca të shumta policore, FNSH- ja dhe RENEA rrethuan për 5 orë banesën ku ndodhi vrasja, por rezultoi se autori nuk ndodhej brenda, pasi ishte larguar. Policia vijon punën për kapjen e tij.

 ??  ?? Mjeku Ilir Aliaj
Mjeku Ilir Aliaj
 ??  ?? I dyshuari për vrasjen e mjekut, Dritan Ymeri
I dyshuari për vrasjen e mjekut, Dritan Ymeri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania