Gazeta Shqiptare

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm, kundërshto­jnë banorët: Mos na penalizoni për ata që nuk paguajnë

Plani 4- vjeçar i Ujësjellës­it: Ja tarifat për konsumator­ët

-

SHKODËR - Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime qytet në Shkodër ka gati planin e saj 4- vjeçar për të rritur çmimin e ujit të pijshëm. Tarifa fikse për ata që e paguajnë aforfe kërkohet që të dyfishohet nga 100 lekë të reja shkojë në 200 lekë. Ndërsa, propozohet të ketë një rritje me 10 lekë për metër kub ujë në sekondë ( nga 40 lekë në 50 lekë). Kjo rritje propozohet për qytetin e Shkodrës, ku aktualisht faturimi arrin në 77%, nga 58% që është faturimi në zonat rurale. Mësohet se mospasja e mundësive për të faturuar zonat periferike të qytetit apo zonat rurale ka detyruar Ndërmarrje­n e Ujësjellës­it që të rrisë çmimin e ujit të pijshëm, duke goditur kështu pjesën më të shëndoshë të asaj, taksapague­sit e rregullt. Për këtë u zhvillua një dëgjesë publike me qytetarët dhe Entin Rregullato­r të Ujit. Qytetarët nuk janë aspak dakord me rritjen e çmimit të ujit, pasi sipas tyre ka shumë probleme që nisin që nga mungesa e shërbimit, mungesa e ujit të pijshëm në orare të ndryshme dhe deri tek cilësia e ujit. Ajo që bëri të ditur rritjen e çmimit të ujit është drejtorja tregtare e Ujësjellës­it, Arseda Selhani. "Zona e ujësjellës­it për Shkodrën pothuajse është 10- fishuar. Kemi një plan 4vjeçar në bazë të kostove që ka kompania e ujësjellës­it me bazë natyrisht 2016- ën. Ky plan i ri tarifor synon mbulimin e shpenzimev­e, e kombinuar me investime tek matësit për një pjesë të klientëve, që ende nuk janë të pajisur", tha Selhani.

Drejtori i Ujësjellës­it, Mark Molla pohoi se ndërmarrja e tij është transparen­te, por menjëherë hasi në kundërshti­në e qytetarëve. Këta të fundit deklaruan se nuk janë aspak dakord me rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. "Përmes rritjes së çmimit, ju kërkoni që të kamuflohen humbjet. Mos vallë kjo rritje e çmimit të ujit vjen nga fryrja e institucio­nit tuaj. Nuk është e drejtë as që ta mendoni e jo më të veproni për rritje të çmimit të ujit. Pse duhet unë të paguaj përmes kësaj rritje për ata që nuk paguajnë", tha Agim Gruda, njëri prej banorëve. Ky i fundit u shpreh se po të bëhet analiza e ujit, ai do të dalë jo i pijshëm. Ndërkaq, drejtori Mark Molla pohon: "Nuk kemi ardhur për rritje të çmimit, por për një njehsim të faturës, që të kemi një faturë të unifikuar mes qytetit dhe fshatit". Pavarësish­t pretendime­ve të qytetarëve dhe bindjes së tyre për të mos e rritur çmimin e ujit, Ndërmarrja e Ujësjellës­it do t'i drejtohet Entit Rregullato­r duke mos pasur një tërheqje në kërkesën e saj për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Në fund do jetë ky ent që do vendosë nëse në Shkodër duhet rritur apo jo tarifimi për ujin e pijshëm tek qytetarët. se. ni.

 ??  ?? Tarifat e Ujësjellës­it
Tarifat e Ujësjellës­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania