Gazeta Shqiptare

Bujar Kapexhiu: Enver Halili e zbuti raportin për mua

INTERVISTA/ "Tmerri i dytë, viti 1982. S'mbajta qëndrim kritik për Mehmet e Bashkim Shehun" Regjisori: Pas mbledhjes në Estradë më 1973, bëra punë krahu te ' Josif Pashko'"

- Dashnor Kaloçi

Ai është një figurë multidi mensionale. Regjisor, ske narist, karikaturi­st, konferenci­er... e që sot për "Gazeta Shqiptare" rrëfen me sinqeritet jetën e tij, por veçanërish­t mbledhjen e Estradës së Tiranës në vitin 1973, ku për të u bë një raport i veçantë nga Enver Halili, i dërguari i Komitetit Qendror, raport që i kushtoi vendin e punës. Shumë vetë i dolën kundra. E quajtën të paaftë. Por sot pas shumë vitesh, ai i ka falur të gjithë nën justifikim­in, mbase i detyronte ai sistem të ishin ashtu...

Çfarë ndodhi në mbledhjen e famshme të 1973- shit?

Që pas Festivalit të 11 filluan në të gjitha institucio­net artistike kryesisht, këto mbledhje të kolektivit, ku diskutohes­hin tendencat e huaja mikroborgj­eze, shtrembëri­met e artit socialist, influencat e huaja. Në Estradë në atë kohë si i dërguar i Komitetit të Partisë erdhi Enver Halili. Me Enver Halilin unë kisha një njohje, pasi pas mbarimit të Akademisë së Arteve ne bënim një zbor 6- mujor dhe për fat të mirë, mua më qëlloi që ta bëja në Shkodër. Gjatë qëndrimit tim aty, unë bëja karikatura dhe i botoja në gazetën e Shkodrës, e për probleme artistike kam pasur disa takime edhe me Enver Halilin. Nga njohja paraprake me të, Enver Halilin e shihja si njeri liberal, jo i ngurtë, punonjës partie me atë injorancën… Ai ishte ndryshe, një burrë simpatik, i qetë, shkodran i mirë… Ardhja e tij në mbledhjen e organizuar në Estradën e Tiranës më 1973- shin për mua ishte një lloj shpëtimi. Gjatë kohës që bëhej mbledhja dhe ata më kritikonin me zell jo vetëm për tendencat perëndimor­e, qëndrimet e mia në raport po me artin, ia hidhja sytë herë pas here Enverit, i cili më përcillte butësi, jo ashpërsi. Dukej sikur më thoshte: "Bujar, rri i qetë! Nuk kam çfarë bëj, më kanë dërguar për këtë gjë". Dhe në raportin që ka bërë duket se ka qenë shumë tolerant, i rezervuar, karshi atyre gjërave që u thanë kundra meje.

Po kush ju kritikonte, çfarë thoshin?

Ishin të paaftët ata që kritikonin, të paaftët që çoheshin në mbësh- tetje të partisë. Në raportin e publikuar në "Gazeta Shqiptare" ditën e djeshme ( 7 korrik 2017) janë disa emra të aktorëve që flisnin në mbledhje kundra meje, ata më të paaftët e ata meqë nuk ishin organizuar nga mua në role as të vogla, sepse unë isha regjisori i Estradës. Sajon gjëra nga më të ndryshmet, stisnin situata. E them me plot gojë që në ato vite ishte luftë mes të paaftit ndaj të aftit. Megjithatë, në atë mbledhje kuptova se Enver Halili ka qenë i detyruar ta bënte atë gjë.

Ju thoni që ka qenë i detyruar, pse?

E them këtë duke u bazuar në një tjetër histori të vitit 1986, ku mua m'u dha titulli "Artist i Merituar" dhe telegrami i parë i urimit që mora ka qenë nga Enver Halili.

Si qëndronte problem i influencav­e të huaja?

Padyshim, unë vajta në Estradë si regjisor i ri. Sa mbarova Akademinë e Arteve dhe u caktua, partia e mendoi se unë mund t'i jepja një impuls të ri humorit në Estradë. Si çdo i ri që shkon në një institucio­n me frymë të re dhe unë nisa të vendosja shfaqe në skenë me forma të reja, që nuk ishin përdorur ndonjëherë jo vetëm në organiz- Skënder Sallaku duhej të ishte sot nderi i kombit, sepse ka qenë kulmi i humorit, i entuziazmi­t. Me atë bëje gol pa filluar shfaqja. Ishte aktor i lindur, i përkryer e sot ende nuk ka aktor që kur del në skenë e të sigurojë aq shumë entuziazëm, aq shumë duartrokit­je. Figurë e shquar e artit, një sekretar partie që shante më shumë se të gjithë sistemin. Ai ishte burrë simpatik, me humor fin e pengu im është që s'kam bërë një fil me të.

imin e materialev­e të cilat nuk kishin shumë partishmër­i brenda, por përqendroh­eshin te humori, forma, mizanskena, interpreti­mi organizimi figurative… Unë fillova t'i bëj dhe skenat vetë dhe kishte disa forma të surealizmi­t, kubizmit, shumë moderne, me karikatura dhe u duk lëvizja në drejtim të humorit në të gjitha komponentë­t e në këtë drejtim shkroi edhe shtypi. Negativish­t? Jo, pozitivish­t që Estrada po ndryshonte për mirë. Në festivalin e estradave që u bë, unë vura në skenë një shfaqje që u vlerësua shumë "Ti shkulim nga rrënjët" ishte titulli. Ishte kundër burokracis­ë dhe forma ime ishte krejt e re. E gjithë skena ishte një ta- ketuke ku futeshin mbeturinat mikroborgj­eze. Në krye të skenës ishte një portret i një burokrati, që aktorët dilnin nga goja e këtij e zbrisnin nëpër kravatë për në skenë dhe sytë ishin dy topa leshi, që nënkuptohe­j që ishte sylesh dhe në një moment, një nga aktoret thurte triko duke përdorur leshin e këtij burokrati. Në fund fare në mënyrë simbolike kjo taketuke u mbush me burokratët, me letrat, telefonat... Kjo u quajt shumë e tejkaluar, shumë moderne. E pikërisht nëse mua më dhanë titullin si regjisori më i mirë i festivalit, shfaqja ime s'mori asnjë çmim, madje u kritikua. Në këtë mbledhje erdhi dhe Manush Myftiu, i cili ishte anëtar i Byrosë Politike dhe foli kundra shfaqjeve të mia.

Ju duke marrë shumë kritika të herëpasher­shme për shfaqet tuaja, nuk kishit frikë që guxonit sërish?

Ndoshta, ndoshta unë ndjenja një mbështetje tjetër, mbështetje­n e Fadil Paçramit. Sa herë kishte shfaqe në lozhë nga e ndiqte ai, më ftonte mua pranë e jo drejtorët, siç bëhej zakonisht dhe bisedonim dhe ndjeja tek ai tendencën moderniste, një erë liberale. Dhe unë gjoja korrigjoja një pjesë, por shtoja skena të reja. Një formë e tillë ka qenë dhe shfaqja "Lulet e jetës", e cila u çmua shumë dhe mori çmim edhe në festivalin për fëmijë. Në këtë drejtim, të tjerët kur nisën mbledhjet i kishin rezervuar kritikat e para, shtuar edhe shfaqjet e fundit dhe i qepën tamam. Ishin të paaftët ata që u ngritën kundra meje, kundra Vaçe Zelës...

Po në fakt, a u thoshe aktorëve të mësonin nga televizion­et italiane?

Në vitin 1970, s'e mbaj mend se kur ekzaktësis­ht na erdhi një televizor që shikonim dhe shfaqje të huaja. Mirëpo, hapjen, mbylljen dhe gjetjen e kanalit televiziv e bënte vetëm drejtori. Ne mblidheshi­m si kolektiv, i shihnin spektaklet italiane e dashje pa dashje i komentonim, por gjithmonë televizori kontrolloh­ej nga drejtori. Për shembull, kur kishte ndonjë skenë të ngrohtë, erotike, televizori mbyllej dhe ne prisnin deri sa drejtori të mendonte që skena kishte mbaruar për ta rihapur sërish. "Sanremo", "Canzonisim­a", programe humori, koncerte variete ishin si një ngritje profe-

 ??  ?? Bujar Kapexhiu
Bujar Kapexhiu
 ??  ?? Bujar Kapexhiu në filmin “Duel i heshtur”
Bujar Kapexhiu në filmin “Duel i heshtur”
 ??  ??
 ??  ?? Bujar Kapexhiu në ditën e martesës
Bujar Kapexhiu në ditën e martesës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania