Gazeta Shqiptare

BANESA ' ÇABEJ'

Banesa zhvillohet në tri kate dhe datohet e 1866- 1890 sipas disa mbishkrime­ve, që gjenden në formë kaligrafie në suva, apo të gdhendura në pllaka guri Projekti që ringjall odat e drunjta në Hazmurat Ministrja Kumbaro inspekton restaurimi­n e shtëpisë së

- Fatmira Nikolli

Pothuaj dy vite më parë, Brikena Çabej publikonte disa foto të fletoreve të të atit me këtë shënim: "Mbase më i hershmi i dorëshkrim­eve të Çabejt, në një fletore leksionesh universite­ti. Shprehje frazeologj­ike dëgjuar ne Gjirokastë­r gjatë pushimeve verore, kur kthehej nga Austria në shtëpi. Faqet e mbetura bosh në fund të fletores janë kthyer në fjalorth të vogël frazeologj­ik shqip- gjermanish­t".

Çabej pat lindur më 1980- ën në Eskishehir në Turqi, por ngase nuk i pëlqente kjo vendlindje, gjithherë deklaronte e shënonte se pat lindur në Gjirokastë­r. Mbi sa më lart, e bija Brikena ka rrëfyer se "Ka ardhur 6 muajsh në Gjirokastë­r dhe atij nuk i pëlqente të thoshte që kishte lindur andej. Në dëftesat e shkollës vendlindja është Eskisher, por në çdo biografi ai quante, edhe psikologji­kisht besoj, Gjirokastr­ën si vendlindje­n e tij".

Megjithëse aty do të rrinte vetëm deri në mbarimin e fillores për ty kthyer vite me vonë si profesor, Çabej mori prej aty trashëgimi­në gjirokastr­ite siç e cek të sonetet drejtuar Shyhretit "Kur shkon sokakut si një sut' e vratë,/ Me sy përdhé e me të rëndë hie,/ Ndihem gjahtar që me shigjetë bie,/ Zëmra më mblidhet dhëmbjes në gujatë".

Ndërsa mori në mendje sokakët, la aty, në njërin prej tyre, një prej banesave më të bukura, atë që ende njihet si banesa trekatëshe Çabej.

Banesa Çabej është një ndër banesat tipike gjirokastr­ite, që shquhet për larminë e objekteve të punuara në dru. Fasadës së gurtë të shtëpisë që hijeshon së jashtmi, i bashkëngji­ten së brendshmi, tavane, dysheme e oda, ku përtej motiveve floreale, gjen Gjirokastr­ën e fisnikëve që në banesat e tyre ".

Banesa, anipse monument kulture, është në gjendje të degraduar, për ç'arsye po i nënshtrohe­t një projekti restaurimi. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka ndjekur nga afër punimet e restaurimi­t në Banesën Çabej, në Gjirokastë­r. Restaurimi po bëhet nga duart e mjeshtërve me përvojë dhe të rinjtë që po trajnohen për "Mjeshtërit­ë Tradiciona­le në Ndërtim". Eqrem Çabej, albanologu që punoi për të ndriçuar historinë e gjuhës dhe kulturës së Shqipërisë kaloi fëmijërinë e tij në banesën me të njëjtin emër në lagjen Hazmurat të Gjirokastr­ës.

GJENDJA DHE NDËRHYRJA NË MONUMENTIN E 1800- ËS

Banesa zhvillohet në tri kate dhe datohet e 1866- 1890 sipas disa mbishkrime­ve qe gjenden në forme kaligrafie në suva apo të gdhendura në pllaka guri. Përbën një shembull të arrirë të arkitektur­ës në Gjirokastë­r për nga pikëpamja volumetrik­e, por dhe nga shkalla e lartë e dekoracion­it në brendi. Banesa është Monument i Kategorisë së Parë dhe mbrohet në eksterier dhe në interier ( Shpallur me 10.06.1973 me Nr. Vendimi 1886). Në vitet 2008- 9 janë kryer disa ndërhyrje, te cilat nuk janë përfunduar dhe për pasojë monumenti ka degraduar në disa pjesë strukturor­e e dekorative. Sipas projektit të restaurimi­t, monumenti përballet me problemati­ka të natyrës strukturor­e, të cilat janë: muri i çatmasë dhe erkeret e gurit në fasadën veriore, çarjet dhe deformimi i muraturës në fasadën jugore, elementet e çatisë, ndërkatet - kalbje, zëvendësim­e jo të përshtatsh­me etj. Nga ana tjetër, ka shumë dëmtime të elementeve dekorative: tavanet e odave të mira ( të çmontuar dhe thyer kanë hum- bur elementet e tyre), tavane druri të kthyer në tavane me kompensatë, musëndra të dëmtuara, dollapë muri të dëmtuar, njëherësh të dëmtuara janë shkalla dhe dyshemeja, si edhe mungojnë dyert e musëndrave me deko-

 ??  ?? Në foto:
Në foto:
 ??  ?? Në foto: Ministrja Kumbaro duke ndjekur punimet për restaurimi­n e banesës “Çabej”
Në foto: Ministrja Kumbaro duke ndjekur punimet për restaurimi­n e banesës “Çabej”
 ??  ?? Në foto: Banesa “Çabej”
Në foto: Banesa “Çabej”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania