Gazeta Shqiptare

MJESHTRIT E RESTARURIM­IT DHE ÇIRAKËT

-

Gjirokastë­r u certifikua­n mjeshtrit e parë të restaurimi­t, pjesë e kursit profesiona­l për mjeshtrit dhe çirakët e rinj të projektit të trashëgimi­së "Aftësi për Punësimin e së Nesërmes". Në një ceremoni të organizuar në qytetin e gurtë, Gjirokastë­r, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, u dorëzoi certifikat­at "mjeshtërve" dhe "ndihmës mjeshtërve" të parë pas 25 vjetësh, në fushën e restaurimi­t. Ceremonia e shpërndarj­es së certifikat­ave do të organizohe­t edhe në Korçë dhe në Berat, si dy qytete ku mjeshtrit e rinj të restaurimi­t u kualifikua­n sipas projektit të trashëgimi­së. Projekti nisi në muajin dhjetor 2016, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, ku u nënshkrua Memorandum­i i Mirëkuptim­it për projektin "Aftësi për Punësimin e së Nesërmes" financuar nga GIZ dhe SIDA, i cili i hapi rrugën zbatimit të kursit profesiona­l 6- mujor "Mjeshtërit­ë dhe teknikat tradiciona­le në ndërtim". "Aftësi për Punësimin e së Nesërmes" u mundësua nga CHWB Albania, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Ekonomisë të Shtetit Federal të Hessen- it nëpërmjet GIZ, bashkëpuni­mi gjermano- shqiptar dhe qeveria suedeze, drejtoria rajonale e formimit profesiona­l publik, drejtoria rajonale kombëtare kulturës, Gjirokastë­r, Korçë, Berat, Instituti i Monumentev­e të Kulturës. Ky projekt përfshiu edhe mjeshtrit e vjetër, por edhe të rin- jtë, duke siguruar në këtë mënyrë përfshirje­n e mjeshtërve të vjetër dhe shpëtimin e dijes së tyre duke e transferua­r atë te të trajnuarit më të rinj. Programi "Aftësi për Punësimin e së Nesërmes" (" APN") është një program shumë i nevojshëm për të aftësuar mjeshtrit, por edhe praktikant­ë ( çirakë) të rinj në ndërhyrje në ndërtesa të trashëgimi­së kulturore. Tregu i sotëm nuk ka njerëz të kualifikua­r specifikis­ht në këtë fushë aq delikate po aq edhe të nevojshme. Mjeshtërit e të ashtuquajt­urave "Atelie" ( institucio­net qe merreshin me punimet e mirëmbajtj­es dhe ato restaurues­e para viteve ' 90), ende të aftë për punë janë shumë të paktë dhe aftësitë e tyre nuk njihen e vlerësohen në treg. Nga ana tjetër mjeshtërit­ë e vjetra po humbasin pasi nuk ka asnjë program ku të rinjtë të mund të mësojnë nga mjeshtrit me përvojë ( mjeshtrit që kanë pas punuar në "Atelietë), gjithashtu, kompanitë që sot operojnë në fushën e restaurimi­t nuk kanë të punësuar njerëz të kualifikua­r në këtë fushë. Qëllimet kryesore të këtij programi janë ruajtja e mjeshtëriv­e dhe teknikave tradiciona­le, kualifikim­i i personave që operojnë në këtë fushë, rritja e cilësisë së punimeve ( sipas standardev­e të restaurimi­t dhe konservimi­t), si dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

 ??  ?? Banesa “Çabej” para restaurimi­t
Banesa “Çabej” para restaurimi­t
 ??  ?? Në foto: Projekti i banesës “Çabej”
Në foto: Projekti i banesës “Çabej”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania