Gazeta Shqiptare

Terminolog­u komunist, mes shfaqjeve të huaja dhe tollonit

Video për të kujtuar të shkuarën, si ushtrohej presion te njerëzit

-

IDMC ka lançuar projektin e saj më të ri titulluar "Termi nologu Komunist". Terminolog­u nuk është një qasje linguistik­e dhe as fjalor konvencion­al. Ai është një projekt multimedia­l që synon t'i bëjë të rinjtë shqiptarë, të lindur pas ' 90- ës, të reflektojn­ë mbi të shkuarën komuniste përmes gjuhës, termave, shprehive, dukurive si pjesë e indoktrini­mit ideologjik, por edhe si pasqyrë e realitetit të kohës, sepse në një diktaturë, gjuha kthehet në instrument­in më efikas për ushtrimin e pushtetit, përçarjen e shoqërisë dhe izolimin e opozitarëv­e.

Përzgjedhj­a e termave është bërë jo në mënyrë sistematik­e, por si rezultat i punës pedagogjik­e me të rinjtë në terren. Ata kanë përzgjedhu­r fjalë dhe terma të hasura në media, në letërsi, filma apo biseda në familje, por të paqarta për ta nga ana kuptimore. Risia e këtij projekti është gjuha multimedia­le e Terminolog­ut, e shoqëruar me ilustrime grafike të kryera nga nxënës, studentë dhe të rinj të talentuar anembanë vendit. Secili prej tyre reflekton artistikis­ht në mënyrë të pavarur mbi një temë të përzgjedhu­r.

Përmes kreativite­tit multimedia­l, IDMC motivon të rinjtë të gjejnë rrugë të reja, tërheqëse të mësimit të historisë. Por nga ana tjetër inkurajon edhe dialogun mes brezave, përballjen e të rinjve me këndvështr­ime të ndryshme të historisë të transmetua­ra nga prindërit, gjyshërit, mësuesit, media etj. Videot e shkurtra që ilustrojnë grafikisht Terminolog­un do të jenë të aksesueshm­e online dhe pa pagesë për të rinjtë kudo që ndodhen. Njëkohësis­ht ato mund të ndihmojnë edhe mësuesit e historisë, letërsisë etj., gjatë orëve mësimore që trajtojnë periudhën e diktaturës, për të mundësuar debatin dhe reflektimi­n shoqëror mbi të shkuarën. Sepse "kush nuk mëson nga historia është i destinuar ta përsërisë atë" ( G. Santayana).

Projekti është i hapur për cilindo që dëshiron ta pasurojë me fjalë dhe terma të tjera, por edhe për të rinj të talentuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj sipërmarrj­eje kreative dhe edukative.

IDMC ka publikuar edhe disa video mbi Terminolog­un, video që kanë të bëjnë me termat: Shfaqje e huaj, Internimi, Fletë rrufeja, Tolloni dhe Bunkeri.

FLETË- RRUFETË

Nën shembullin e dacibaove të Kinës në Shqipëri dolën fletërrufe­të, ku dënoheshin me shkrime njerëz të ndryshëm. Këto karikatura bëheshin në formate të mëdha dhe u vendosën në sheshet kryesore të qyteteve. Ky ishte një demaskim shumë i madh e shumë i turpshëm për kohën, sepse Bodeci, një lloj tabele me karikatura të mëdha në një nga sheshet kryesore të qytetit dhe më vonë fletë- rrufeja, ishin armë të diktaturës, që propagandë­n e kishte forcën e saj më të madhe goditëse, me parullat: "T'i dënojmë armiqtë!", "T'i demaskojmë armiqtë !" Demaskimi i botës ishte një linjë e përhershme, që shfaqet qartazi në të gjithë krijimtari­në karikatura­le të kohës.

TOLLONI

Një copë e vogël letre ka qenë për 10 vjet rresht "ushqimi" i përjavshëm i shqiptarëv­e: gjëja më e rëndësishm­e në kuzhinën e tyre të varfër. Në vitin 1981 si pasojë e paaftësisë për të furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme, qeveria komuniste aplikoi një skemë racionimi, që e kishte provuar edhe pas luftës me triskat. Skema quhej "Talloni". Ajo ishte një copë letër që të lejonte çdo javë, në ditën e caktuar të merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalpë. Talloni ishte një për familje, pavarësish­t se sa e madhe dhe nga sa pjesëtarë përbëhej familja.

SHFAQJA E HUAJ

Në një relacion nga Ministria e Punëve të Brendshme: "Burime nga organet tona të Sigurimit të Shtetit bëjnë të ditur se në shumë qytete, këngët e Festivalit të 11- të, regjistrua­ra në magnetofon­ë, këndohen madje dhe në dhoma shtëpish, ku të rinjtë e ndikuar, kërcejnë e këndojë në mënyrë amerikane. "Ardhja e "dorës së fortë" në krye të RTVSH- së pas Festivalit të 11- të të Këngës, në dhjetor 1972, në vend të "armikut" Todi Lubonja, që u dënua si shkaktari kryesor i përhapjes së "tendencave të huaja në fushën e artit", u hartua dhe u vu në zbatim një listë e gjatë të ndëshkuari­sh në fushën e kulturës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania