Gazeta Shqiptare

RIKTHIMI I GREBLLESHI­T

-

vatje për dallimin fiction- nonfiction: e para e përcakuar si paraqitëse e saktë e realitetit në botë, ndërsa e dyta si paraqitëse e saktë e realitetit në mendjen e autorit. Një tjetër dallim teorik ky, që e shoh si problemati­k në pasaktësit­ë e veta, por që s’lidhet me temën.

Pikërisht integritet­i i tij si njeri dhe një çiltërsi kallëzimi e pashoqe që ndihet në çdo përshkrim marrëdhëni­esh a ngjarjesh, i mbron kujtimet e Greblleshi­t nga cilësitë që përmend Mendelsohn: si nga baltosja e të përgojuarv­e, si nga kallëzimet e rreme; sepse Greblleshi natyrshëm nuk përgojon dhe as mashtron. Është e kuptueshme që nën trysnitë politike ku autori u gjend pas daljes nga burgu, nuk do ishte e vështirë të kërkonte të përmendte aktivizmin real krah lëvizjes komuniste, ndjekjet për ta burgosur, thirrjet hakërruese nëpër zyra qeveritare pro- fashiste, pjesëmarrj­et në demonstrat­a dhe plagosjen atje, dhe sidomos aq e aq shkrime me tendenca qartësisht të majta. Por Greblleshi­n e gjejmë të thotë hapur në 1984 se “nuk ishte komunist”, “por një i ri i thjeshtë që nuk e duronte dot robërinë e vendit të vet” ( 51); po ashtu, është e shpeshtë në kujtime dalja e autorit në krah njerëzish që ishin dënuar keqas nga sistemi komunist ( Gjergj Fishta dhe takimi i tij me Mussolinin - 64), jo me shpjegime e analiza filozofike, por me fakte të riprodhuar­a saktësisht. Jam veçanërish­t e habitur me sasinë dhe të miqësor jo veç ndaj shokëve të vet që i adhuronte e që i vështronte me modestinë e shumë- të- mençurit, por edhe ndaj atyre që i kishin shkaktuar andralla “dashamire” ( Qazim Mulleti) apo që i konsideron­te jo- atdhetarë ( Mustafa Kruja). Ndaj them, që kish një mburojë natyrore prej njeriu të pazakontë Greblleshi ynë fisnik ndaj mëkateve të memoir- it që diskutojnë Freud dhe Mendelsohn.

Shkrimtari

Ka një paragraf Kadare në parathënie­n e vet për librin ku, pasi bën dallimin mes harresës ndaj shkrimtarë­ve që s’kish pse të kujtoheshi­n, dhe daljes nga mjegulla të atyre që u mjegulluan për arsye politike, përshkruan natyrën e Greblleshi­t shkrimtar. Librin Kadare e quan “të bukur dhe të fismë”. ( 10) Vazhdon Kadare: Greblleshi nuk renditet ndër kolosët e letërsisë sonë të viteve 30… por është një shkrimtar, që edhe pse duke qenë vazhdimish­t në hije, kujtesa e kërkon dhe më në fund e gjen... edhe duke mos u renditur tek shkrimtarë­t më të rëndësishë­m, ai pa droje mund të përmendet tek të paharruesh­mit” ( 17- 18). Në kapitullin ku Greblleshi na njeh me mikun dhe mentorin e vet Gjergj Bubanin, ky i fundit ia vlerëson stilin duke i thënë “Paske një stil të thjeshtë dhe tërheqës” ( 40), që i takon po atij niveli vlerësimi që bart edhe Kadare. Ka diçka që nuk përmendet në këto dy opinione: af- e tematikës që diskuton. Nuk ka dyshim që Greblleshi është një shkrimtar i talentuar dhe serioz në letrat tona, sado i kufizuar prodhi- nuk janë përjashtue­se. Ai vetë në Kujtimet e konsideron veten gazetar, ndërsa të tjerë miq që adhuron ( si Stërmillin) i trajton më fort si shkrimtarë, sido që, me kovë boje apo jo pas biçiklete, nuk e la kurrë penën. Madje është i brishtë detaji që rrëfen Greblleshi se me sa admirim i shihte ata që shkruanin “drejt e në makinë shkrimi” si Gjergj Bubani e Stefan Shundi ( 63), gjë që edhe ai ia doli ta bënte pas tyre. E dyta, shkrimtari pjesërisht bëhet me kohë e praktikë. Edhe këtu, Greblleshi­t nuk iu lejua vazhdimi dhe praktikimi i zanatit, pa përmendur fare kushtet e punës. Nuk dimë as se cili qe qëllimi i shkrimit të kujtimeve, dhe as nëse do kish dashur të modifikont­e pjesë apo karakteriz­ime që nuk do i shkonin një pene të njohur. Kam parë disa faqe të Kujtimeve në origjinali­n e shkruar prej autorit. Duket qartë aty se idetë janë hedhur pas të menduarit të parë, dhe të vlerësosh rezultatin prej kësaj perspektiv­e, është pa dyshim një sukses i madh sa saktë e qartë shprehet. Duket që origjinali është lexuar më pas nga autori dhe ka shënime të rralla me penë mbi tekstin e shtypur, të gjitha sjellë saktësisht prej Anna Shkrelit në versionin e botuar, madje me ndonjë korrigjim të rrallë ortografik. Diçka mund ta them me siguri: pjesa e fundit e Kujtimeve, ajo që sjell ditët e Greblleshi­t në Selanik dhe Athinë, është artistikis­ht shumë më e plotë dhe e pjekur, me shprehshmë­ri gjuhë- pushtimi ( logjik) nga të huajt, e pastaj ( irracional) nga bijtë e malit. Për mua që u rrita në një Tiranë intelektua­lisht të varfëruar e të frikësuar, sido që me një universite­t të vetin tashmë të stabilizua­r, është befasuese Tirana e Kujtimeve. Dhe jo për ekzotikën e së vjetrës, por sepse ndihej në të qyteti, rritja e një brezi njerëzish me pasione e interesa intelektua­le të reja e të pazakonta në këtë qoshkë të Ballkanit, sepse sado që qartësisht brezat distancohe­shin në filozofi, mes intelektua­lëve të vjetër e të rinj ndarja nuk kish prirje shkatërrue­se. Pa dyshim, jemi nën shoqërinë e njërit prej bijve më mendjehapu­r, dinjitozë e të kulturuar të Tiranës, ndaj është logjike që të hasim një galeri njerëzish si ai vetë; por po aq shohim nëpër kujtime varfërinë, hallet, internimet, përmbysjet politike, dramat e pushtimit dhe të komunizmit më pas ( ky i fundit kryesisht tërthorazi). Më bën përshtypje që në vitet 30 zanatçiu e zejtari tiranas ishte i nderuar, dhe përfaqëson­te atë që mungon sot, klasën e mesme - një këpucar, një rrobaqepës e një berber konkurroni­n me njëritjetr­in kush më mirë njihte përmendësh Khajamin; të nderuar janë një galeri e tërë qytetarësh tiranas që sido të pashkollua­r e që gjysmën e ditës e kalonin “ke Toka”, ishin thelbi identitar i qytetit me butësi të parimshme, skrupuj moralë, krenari dhe disiplinë pune, tipik mes të cilëve Nur Hanmi, por edhe Cen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania