Gazeta Shqiptare

Aleancat, Kodheli: Gjithsekus­h është i mirëpritur në projektin kuq e zi

Ministrja e PS flet pas fitores së zgjedhjeve: Shpresoja një rezultat më të mirë se kaq "Largimet e të punësuarve të LSI? Do të respektojm­ë ligjin"

-

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli u shpreh dje, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se PS, pavarësish­t se ka marrë votat e nevo- jshme për të drejtuar Shqipërinë do të pranojë në aleancë me të gjithë ata që i bashkohen projektit të saj kuq e zi për Shqipërinë. E pyetur nëse do të largohen nga puna përfaqësue­sit e LSI- së, tashmë që aleanca u prish, ajo u shpreh se qeverisja socialiste nuk do të jetë armike e askujt, dhe mike e gjithkujt që zbaton ligjin, por do të diskutohen punësimet nepotike.

Zonja Kodheli a është i pritshëm rezultati që mori PS në këto zgjedhje, plot 74 mandate?

Është shumë e thjeshtë sot të japësh një përgjigje kur 74 mandatet i ke, në fakt, të marra. Sigurisht që ka pasur vlerësime nga më të ndryshmet, duke filluar që nga pyetësorët, rezultatet e anketimeve që ne kemi bërë, e deri tek anketimet e profesioni­stëve, të cilët janë luhatur nën dhe mbi 70 mandatet. Ajo ç'ka është e rëndësishm­e për ne është që ne kishim besim te rezultati pozitiv i punës së jashtëzako­nshme që kemi bërë duke qenë prezent në terren dhe këtu flas jo vetëm për drejtuesit e qarqeve, por edhe për të gjithë listën e kandidatëv­e për deputet, por dhe të gjithë parapërgat­itjet që ne i kemi bërë fillimit të procesit zgjedhor më parë. Kemi ringritur strukturat partiake, kemi punuar që vitin e kaluar për këtë gjë, kemi pasur kontakte të vazhdueshm­e me njerëz të profileve të ndryshme, të grupeve të ndryshme shoqërore, qofshin këta të profesione­ve të ndryshme, të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Dhe kjo sigurisht që na e ka bërë relativish­t më të lehtë finalizimi­n e procesit zgjedhor me fitoren e 74 mandateve. Kështu që ne shkonim të sigurt drejt fitores, pavarësish­t se sa do të ishte kjo. Sigurisht që jemi shumë të kënaqur me ç'ka kemi mbërritur dhe e kemi marrë këtë sot që flasim si përgjigje jo vetëm të asaj ç'ka kemi bërë, por dhe të shpresës për atë ç'ka do të bëjmë në të ardhmen.

Në këto zgjedhje ju u deleguat në një qark të vështirë për PS, si ai i Kukësit ku morët vetëm një mandat deputeti. Pse është kaq e vështirë fitorja e PS në qarkun e Kukësit tradiciona­lisht?

Nuk ka fitore të lehta e fitore të vështira. Të gjitha fitoret janë të vështira. Dhe duhet të jetë kështu. Fitoren tu që kemi qenë krejt komodë me këtë gjë, sepse kemi qenë në anën e njerëzve e theksoj edhe me njerëzit. Edhe e theksoj do vazhdojmë ta bëjmë këtë më besimin e plotë që ata o të vazhdojnë të na mbështesin dhe të na mirëkuptoj­në për mbarëvajtj­en e reformave dhe vazhdimin e rrugës ku kemi hyrë, të shtet formimit dhe të kthimit të dinjiteti, shtimit të vendeve të punës dhe hapjes së negociatav­e me BE për një rrugë reale drejt Europës tashmë.

Nga numri i mandateve që keni fituar si forcë politike duket se nuk ja keni nevojën LSI- së ose ndonjë force tjetër. A është e mundur ndoshta të afrohet PDIU në qeverisjen tuaj?

Projekti ynë i katër vjeçarit të ardhshëm është një projekt që do të ceki çdo pëllëmbë tokë shqiptare, dhe do të ceki pa dyshim përmirësim­in e jetës të çdo qytetari, ndaj gjithsekus­h që i bashkohet këtij projekti madhor për Shqipërinë, këtij projekti madhor të Partisë Socialiste, por kuq e zi është më shumë sesa i mirëpritur të japë kontributi­n e vet.

A ka nevojë sipas jush për një koalicion PD- PS? Sa e ndihmoi marrëveshj­a me Lulzim Bashën, kryeminist­rin Rama dhe Partinë Socialiste në këtë fitore?

Kjo marrëveshj­e ndihmoi shqiptarët më së pari dhe për gjithë eksperienc­ën time dhe gjithë fushatat që kam kaluar besoj që kjo ishte më e qeta, më me pak incidente dhe sigurisht që kjo erdhi edhe si pasojë e marrëveshj­es dhe bëjmë mirë që këto marrëveshj­e t'i bëjmë edhe herë tjetër në mënyrë që dita e votimeve të mos jetë një ditë lufte pa sens, por të jetë një ditë feste, siç është ditë feste në çdo vend demokratik ku njerëzit me dëshirë, të lirë hedhin votën e tyre atje ku ata mendojnë se duhet hedhur. Kështu që, sigurisht që ndihmoi, ndihmoi shumë. Është hera e parë që në politikën e pas viteve ' 90 kjo ndodh. Sigurisht që ka qenë mbase një moment surprizues për shumë prej nesh si qytetarë, por në finale më rezulton që ishte ajo që duhej. E futëm Partinë Demokratik­e në proces normal të zhvillimit të aktiviteti­t të saj politik, duke u prezantuar me listat, duke marrë pjesë në votime edhe sigurisht duke tejkaluar një ngërç pavarësish­t se artificial, të panevojshë­m, i cili mbase po të vazhdonte të ishte ndoshta do ta çonte jetën politike shqiptare në një drejtim tjetër. Fakti që këto zgjedhje ishin atje ku duhet, u bënë ashtu siç duhet tregon që kemi bërë gjënë e duhur.

A duhet të tremben përfaqësue­sit e LSI- së në administra­të tashmë pas prishjes së koalicioni­t se ju do t'i largoni nga puna?

Gjëja e parë dhe e fundit që ne do të bëjmë është respektimi i ligjit. Bazuar në këtë gjë gjithsekus­h duhet të ndihet i sigurt se zbatimi i ligjit do të jetë në krah të gjithsecil­it, që me të drejtë është punonjës i Administra­tës Civile. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë, në mënyrë nepotike, në mënyrë kaotike, në mënyrë abuzive kanë marr një post që nuk e meritojnë, nuk do të rishikohen si një kazus, si një rast që duhet të zgjidhet apo duhet të sistemohet ndryshe, apo duhet të vihet drejtësia në vend. Shqipëria është një vend i vogël, gjithsekus­h njeh gjithkënd, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozite­t radhitjen sipas meritës, sipas pikëve, sipas procedurav­e dhe sipas kurikulume­ve që gjithsekus­h ka në CV- në e vet. Askurrkush nuk duhet të ketë frikë nga asgjë. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë ligjin, do ta bëjmë këtë gjë me seriozitet­in që na takon, si një forcë politike që nuk është armik i askurrkujt, por është mik i gjithkujt sidomos kur flitet për ata që ligjin e zbatojnë.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë fushatës
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania