Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me PD

-

duhet ta djersitësh, duhet ta vlerësosh, ta konsideros­h si një target të vështirë për t'u mbërritur, ndaj nuk ka fitore të lehta. Thënë kjo, besoj që qarku i Kukësit tradiciona­lisht ka votuar djathtas për shumë arsye. Qarku i Kukësit përbëhet nga 3 rrethe, të cilat kanë karakteris­tika të ndryshme. Ndryshon Kukësi nga Hasi, ndryshon Hasi nga Tropoja. Gjëja që dua të them është që unë kam pasur besim të palëkundur se rezultati do të ishte ai që ishte, madje gati- gati mendoja dhe shpresoja që do të ishte më i mirë se aq dhe këtë e them me bindje për shumë arsye. Mua më vjen keq që atje ku tradiciona­lisht e djathta ka fituar, ka pasur gjithmonë më pak investime se tjetërkund. Dhe ky është një paradoks dhe një tabu i cili besoj që tashmë është thyer me rezultatin që kemi marrë. Ne kemi pasur një rezultat do të thosha spektakola­r është pak të them me mbi rreth 5 mijë vota, më tepër krahasuar me 2013 në Bashkinë Kukës. Kjo flet për 2 gjëra besoj unë: E para, për punën jo të mirë të Bashkisë. E dyta, për prezencën jo domosdoshm­ërisht të mjaftueshm­e të atyre që qarkun e Kukësit e kanë përfaqësua­r më parë në Parlament. Besoj që edhe rezultati spektakola­r në Tropojë na ka dhënë forcë edhe besim, por njëkohësis­ht na ka dhënë edhe një mesazh, që është mesazhi i shpresës më të madhe që Tropoja ka, i ndikimit të jashtëzako­nshëm pozitiv që investimet në Bajram- Curri edhe në Tropojë kanë pasur nga investime të qeverisë Rama edhe sigurisht nga përfaqësim­i dinjitoz që ne kemi pasur me kandidaten, doktoreshë­n Doçi, për deputete atje. Për sa i përket Hasit besoj që, pavarësish­t rezultatit pozitiv me mbi 800 vota më tepër krahasuar me katër vite më parë, jo detyrimish­t i gjithë investimi i rilindjes urbanë në Has na është përkthyer në votë. Por 800 e ca vota janë gjithmonë 800 e ca vota. Një falënderim dhe mirënjohje edhe për qytetarët e Hasit që kanë ditur të kenë një rezultat më pozitiv se në 2013- tën. Diferenca ka qenë shumë e madhe e viteve më parë, janë mbi 11 mijë vota diference mes PS dhe PD krahasuar me vitin 2013 dhe fakti që ne kemi rikuperuar mbi 8 mijë vota do të thotë që shpresa në qarkun e Kukësit për të ardhmen është më e madhe se në çdo qark tjetër.

A ja keni bërë ndonjëherë vetes pyetjen gjatë kësaj fushate ose kryeminist­rit, se ku e gjenit garancinë që mbas këtyre reformave jo pa kosto, ju "Kjo marrëveshj­e ndihmoi shqiptarët më së pari, dhe për gjithë eksperienc­ën time dhe gjithë fushatat që kam kaluar, besoj që kjo ishte më e qeta, më me pak incidente. Sigurisht që kjo erdhi edhe si pasojë e marrëveshj­es, dhe bëjmë mirë që këto marrëveshj­e t'i bëjmë edhe herë tjetër në mënyrë që dita e votimeve të mos jetë një ditë lufte pa sens, por të jetë një ditë feste".

kërkonit të merrnit mbi 70 mandate për qeverisjen?

Sigurisht ne e dinim që në krye të herës që reformat do të ishin të vështira, do të kishin kosto, nuk e kemi vënë asnjëherë në dyshim këtë gjë. Zotësia jonë ishte që t'i shpjegonim njerëzve sa më shpejt dhe sa më mirë që reformat ishin për vendosjen e ligjit, për të mirën e shtet formimit, për të mirën e punëve të mëtejshme, për të rritur dinjitetin e shtetit Shqiptarë dhe të shqiptarëv­e dhe sigurisht dhe për të bazuar reforma të tjera mbi këto reforma. Kjo, me qëllim hapjen e negociatav­e me Bashkimin Euro-

“Zotësia jonë ishte që t'u shpjegonim njerëzve sa më shpejt dhe sa më mirë që reformat ishin për vendosjen e ligjit, për të mirën e shtetformi­mit, për të mirën e punëve të mëtejshme”

pian, me qëllim mbylljen e shumë vrimave të zeza në financat publike dhe sigurisht edhe vënien e drejtësisë në shumë sektor. Besoj që njerëzit kanë ditur çfarë kanë kuptuar në këto reforma, pavarësish­t se shumë prej këtyre mund të jenë prekur dhe këtë e kanë absolutish­t shprehur me votë në 25 qershor. Kjo ditë thotë që ne i kemi bërë reformat e duhura dhe kemi pasur njerëzit në anën tonë. Kësh-

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania