Gazeta Shqiptare

Shalsi, akuza LSI- së për peshkatarë­t, Braimllari reagon: Kutërbon si plehrat

-

deklaratës së Edu ard Shalsit se peshkatarë­ve me 20 vite eksperienc­ë në Pogradec u janë kërkuar vota në këmbim të licencës nga ' partiçkat', ka reaguar Endrit Braimllari, pasi akuzat shkojnë për një dikaster që drejtohet ende nga LSI- ja, Ministria e Bujqësisë. "Shalsi, ky kryefirmët­ar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd, sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumosur me aromat mavi të Rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat, se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para...", shkroi Braimllari në "Facebook". Ndërsa Shalsi u shpreh: "Dëgjojini rrëfimet e peshkatarë­ve të Pogradecit, mbi atë se si peshkimin dhe specialist­ë të fushës i komandonin partiçkat me njerëz jo profesioni­stë. Për mënyrën se si peshkatarë­ve me 20 vite eksperienc­ë, u kërkohen nga partiçkat, vota në këmbim të licencës. Inspektorë partiçkash, që ua kanë bërë të pamundur aktiviteti­n peshkatarë­ve, duke u kërkuar vota në këmbim të licencave. Inspektorë pa asnjë lidhje me peshkimin, në vend që në krye të punëve të ishin inxhinierë­t e peshkimit".

Kryetari i PDIU- së, Shpëtim Idrizi dek laroi dje, se partia e tij do t'i shkojë deri në fund të vërtetës për të marrë mandatin e saj në Tiranë. Në një konferencë për shtyp dje, nga selia e partisë, Idrizi publikoi të dhënat që vërtetojnë sipas tij që këtë mandat e meriton vetë Idrizi. "Vendosëm që të ankimojmë rezultatin e qarkut Tiranë, jo se në qarqet e tjera nuk kishim arsye për ta bërë, por se në Tiranë ndërhyrja në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve është evidente, njëkohësis­ht me raste alarmante dhe do të thosha me fakte të rënda", - u shpreh Idrizi. "Jam këtu në respekt të vullnetit të më shumë se 12.500 qytetarëve që votuan Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Tiranë dhe afro 80 mijë qytetarëve të tjerë që votuan PDIU- në në të gjithë Shqipërinë, e që i dhanë kësaj partie 40 mijë vota më shumë se në vitin 2013. Jam këtu për t'ju siguruar që mandati i Tiranës është i PDIU- së, dhe ne kemi të gjitha provat e patjetërsu­eshme për këtë", - tha ai. "KQZ ka të regjistrua­r 12.434 votues për PDIU- në, ndërsa limiti prej 3% është 12.470, me një diferencë 37 vota, apo 0.01%. Në këto kushte na u desh të hetojmë dhe të konsultohe­mi me pamjet filmike të procesit të numërimit. Këto pamje i siguruam zyrtarisht në KQZ, sipas ligjit. Ne kemi konstatuar që deri më tani mungojnë në pamjet filmike 100 qendra votimi dhe në rreth 50 qendra pamjet janë të padalluesh­me, në kundërshti­m me ligjin", - tha Idrizi. Sipas tij, "deri më sot, kur janë këqyrur rreth 65% e filmimeve, rezulton se: Në shumë tavolina numërimi ku PDIUja nuk ka pasur numërues, del qartë se votat e PDIU- së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në procesverb­alet e numërimit të votave, dhe rrjedhimis­ht edhe në tabelën e rezultatev­e. Rastet janë të rënda, evidente, dhe kemi vendosur t'i bëjmë publike në shqyrtimin që do bëhet në KQZ. Ky numër i votave të devijuara, e kalon disa herë numrin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun 3%". "Raste të tjera flagrante janë edhe vendosja e votave të pavlefshme si vota të vlefshme, pikërisht duke penalizuar PDIU- në me rritjen e pragut të votave të vlefshme me 3%", - tha Idrizi. "Ne jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund këtij procesi drejtësie e transparen­ce. Ne s'mund të shumëzojmë me 0 vullnetin e 12.500 qytetarëve, e shumë të tjerëve që u është devijuar vullneti; ata nuk janë numra e as statistika, por vullnete qytetarësh që votojnë një herë në 4 vjet, e që u çuan të votojnë në mes të vapës, e në një ditë feste", - theksoi Idrizi. "Prandaj kujdes! - lajmëroi ai. - Kujtdo që i shkon mendja të luajë me vullnetin e tyre, duhet ta mendojë mirë!" "Megjithëse anëtarët e KQZ- së janë zgjedhur nga forca politike, jam shpresëplo­të se janë aty për të administru­ar drejt dhe me korrektësi ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, që nuk janë numra e statistika, por vullnete qytetarësh të lirë", - tha Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania