Gazeta Shqiptare

Fillon vetingu i pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët

-

Nis

zyrtarisht procesi i vetingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë. Institucio­net e administra­tës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucio­neve të drejtësisë, të cilët do të verifikohe­n nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistrua­ra dhe parave që kanë në bankë. Televizion­i "Klan" ka arritur të sigurojë dy kopje të shkresave konfidenci­ale që Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimi­n për dy kategori: 13 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorëv­e dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë. Në letrën zyrtare të dërguar pranë Hipotekës, ILDKPI kërkon që të nisë menjëherë vetingu për anëtarët e KLP- së dhe KLGJ- së, pasi puna për ta fillon në shtator. Pas tyre, radha e verifikime­ve do të jetë për magjistrat­ët e tjerë. Kërkesa e firmosur nga kryeregjis­truesi për anëtarët e këtyre organeve mban datën 30 qershor, ndërsa kërkon të dhëna për pasuritë që kanë krijuar deri në 16 janar 2017, kohë kur ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e formularit të vetingut. Përveç regjistrim­it të pronave në emër të tyre dhe pjesëtarëv­e të familjes, ILDKPKI kërkon informacio­n edhe nëse ka pasur shitje apo ndryshime të pronësisë gjatë kohës kur kanë dorëzuar të dhënat. Në urdhrin që kryeregjis­truesi i ka dërguar administra­tës së Hipotekës, kërkohen që të gjitha të dhënat të dokumentoh­en brenda 5 ditëve, përndryshe do të merren masa të rrepta administra­tive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania