Gazeta Shqiptare

Incidenti, Bedri Hoxha: Më goditi punonjësi i bashkisë

Deputeti i PD- së u godit para takimit të Bashës në Burrel: S'më telefonoi "Isha në takimin e kandidatëv­e për të dëgjuar, jo kontestuar"

-

Deputeti aktual i PDsë, Bedri Hoxha u godit dje në drekë nga një person i quajtur Demir Çupi. Sipas sqarimit të vetë deputetit, por më pas edhe policisë së Matit, ngjarja ka ndodhur para hyrjes së Pallatit të Kulturës Burrel, për motive të dobëta. Deputeti Hoxha mësohet se ka shkuar në spital me plagë të lehta. Vetë deputeti Bedri Hoxha foli dje për incidentin që ndodhi para takimit të Lulzim Bashës me anëtarët e PD- së në Burrel. Hoxha tha për "News24" e "Balkanweb" se është goditur nga Demir Çupi, i cili punon në bashki, ndërsa nuk i di arsyet dhe motivet. Ndër të tjera, deputeti aktual i PD, që nuk u përfshi në listat e kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, tha se Basha nuk e ka telefonuar pas ngjarjes. Ndërkohë, nga ana e saj, policia e Matit ka shoqëruar në komisariat Demir Çupin, 59 vjeç, pas kallëzimit të deputetit aktual të PD Bedri Hoxha, i cili pretendon se është qëlluar me grusht nga 59vjeçari para hyrjes së Pallatit të Kulturës në Burrel, rreth 10 minuta para se Lulzim Basha të zhvillonte takim me strukturat e PDsë në këtë qytet, në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të ri të PD- së në 22 korrik. "Më datë 09.07.2017 është paraqitur në Komisariat­in e Policisë Mat dhe ka bërë kallëzim shtetasi B. H., 49 vjeç, banues në Klos, ku ka deklaruar se rreth orës 13: 10 të ditës së sotme, para hyrjes së Pallatit të Kul-

turës Burrel, për motive të dobëta e ka goditur me grusht shtetasi D. Ç., duke i shkaktuar plagë të lehta", shkruan policia në njoftim. Pas shoqërimit, policia ka

nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj autorit të dyshuar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe deputeti i PD- së ka marrë plagë të lehta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania