Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Nuk bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet

Dy kandidatët për kryetar të PD- së mohojnë lidhjet me Xhorxh Soros Selami: Të rikthehemi te funksionim­i demokratik brenda vetes

-

Kandidatët për kry etar të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën dje, në një debat dhe bashkëbise­dim me demokratët e Pogradecit, Devollit, Maliqit, Ersekës dhe Korçës. Por, mes dy kandidatëv­e për kreun e PD- së pati dje, replika në lidhje me marrëdhëni­et e tyre me organizatë­n e Sorosit. Gjatë prezantimi­t të platformav­e respektive para demokratëv­e në Korçë, njëri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatet, se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin. Selami është shprehur se ai nuk ka asnjë lidhje me ketë organizate, ndërsa fakti që bashkëshor­tja e tij punon për fondacioni­n e Xhorxh Soros nuk ka asnjë ndikim ne vendimmarr­jen e tij. Edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimilia­rderin, duke e konsiderua­r organizatë­n e tij, si mbështetës­e të socialistë­ve dhe Ramës. Por, në këtë moment, Selami i ka kërkuar Bashës të tregohet i sinqertë dhe të tregojë që bursën në Holandë e ka marrë pikërisht nga Soros- i. Madje, Basha dhe Grida Duma, vijoi Selami e kanë falënderua­r publikisht Xhorxh Soros për mundësimin e studimeve dhe për ketë ka edhe filmime. Nga ana e tij, Lulzim Basha, nuk e ka pranuar argumentin e Selamit, duke u shprehur se bursa e tij nuk është financuar nga Soros, por nga një fondacion tjetër. Gjithsesi një foto e bërë në vitin 2014, që tregon vizitën e Xhorxh Soros në Partinë Demokratik­e dëshmon se në takim ishin të dy, si Basha, ashtu edhe Selami. Gjatë paraqitjes së tij, Basha u shpreh: "Ne nuk bëmë dhe as nuk do bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Ne ishim partia e vetme që erdhi me një program, me një ofertë, me një alternativ­ë, që erdhi nga nevojat e qytetarëve, të cilat nuk i shfletuam gazetave dhe revistave dhe as nuk i shpikëm në laborator politik, por bashkë i prekëm këto 4 vite", deklaroi në këtë debat kryetari i PD- së. "Me dhjetëra herë unë kam qenë bashkë me ju te biznesi i vogël i Korçës, te fasonët, te prodhuesit, te agro-

biznesi, te fermerët, te pensionist­ët, te studentët. Ka qenë kjo prekja e realitetit që e bëri programin tonë realist në problemet më akute që kërkonin zgjidhje. E bënin ambicioz në zgjidhjet që ofronin brenda filozofisë politike të së djathtës dhe plotësisht të realizuesh­ëm dhe të buxhetuar. Por ç ' rëndësi ka kjo, kur nuk ka proces, kur nuk ka zgjedhje. Kur pala tjetër nuk ofron asgjë, as program, as plan, as vizion. Sepse e gjithë fushata, ishte te shitblerja e votës. Nuk ka shqiptar që se kup-

ton diferencën mes partive që shesin e blejnë votën dhe përdorin bandat dhe partisë së vetme që ka vlera, parime, ka program, ka zgjidhje. Kuotën morale ta bashkojmë me forcën tonë numerike dhe politike. Akti i parë, bashkimi i brendshëm", tha Lulzim Basha. Ndërsa kandidati tjetër, Eduard Selami u shpreh: "Mendimi im është që kjo humbje nuk ishte e papritur. Kjo humbje kishte kohë që ne e shikonim si demokratë. Dhe nuk është humbja e parë dhe fatkeqë-

sisht nëse nuk e shikojmë këtë humbje dhe të gjejmë shkaqet e saj, kam frikë se do ta kem shumë të vështirë të rikthehemi". "Fatkeqësis­ht, Partia Demokratik­e nuk funksionon më si parti demokratik­e e bashkëkoho­re dhe nuk ka demokraci të brendshme që ne meritojmë. Është për të ardhur keq. Me shumë prej jush njihemi që nga 90- ta. Ne jemi sot më pak demokratë dhe funksionoj­më në mënyrë më pak demokratik­e seç kemi funksionua­r në fillimet tona", tha Selami.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania