Gazeta Shqiptare

Rrjedhja e bombolës, në flakë banesa në Pukë

Ngjarja në fshatin Gojan, gruaja: Bombola ishte e mbyllur, se si dreqin ka plasur, unë nuk e di S'ka të lënduar në njerëz, nën një çati jetonin 3 familje

-

Rrjedhja e një bombole gazi përfshiu nga flakët një banesë në Pukë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në fshatin Gojan të Njësisë Administra­tive të Gjegjanit, kur i gjithë fshati është alarmuar se banesa e Gjin Prengës, pronë e tre familjeve, ishte përfshirë nga flakët e zjarrit. Angazhimi i të gjithë banorëve të fshatit, si edhe ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikës­ve të Pukës bënë që të minimizohe­shin dëmet që do të shkaktohes­hin si pasojë e zjarrit. Në momentin që ka zjarri, mësohet se në banesë kanë qenë edhe familjarët, të cilat sapo pikasën flakët lajmëruan menjëherë fqinjët, të cilët u erdhën në ndihmë si dhe shërbimet e zjar- rfikësve. Ata u shprehën dje për "News 24" se bombola e gazit ka qenë e mbyllur dhe se nuk e dinë se si mund të ketë ndodhur ngjarja, veçse kishin kërkuar ndihmë sapo kishin pikasur flakët që po përhapeshi­n me shpejtësi. Zjarret në banesë, kryesisht në zonën e Pukës, janë një rrezik potencial për shkak të bombolave që përdoren të pa kolauduara si dhe linjave të amortizuar­a të energjisë elektrike.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë u shënua pak pas mesnatës të së sh- tunës, ku fatmirësis­ht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiales­h. "Dëgjova një zhurmë të madhe dhe kur u ngrita pashë flakën që po përhapej me shpejtësi në të gjithë dhomën. Kisha pak ujë këtu dhe ia hodha, dhe menjëherë kam thirrur komshinjtë e mi që erdhën po më ndihmonin. Flaka erdhi nga cepi i dhomës aty ku kisha lënë edhe bombulën e gazit", rrëfeu dje një prej pjesëtarev­e të familjes Prenga. Sipas gruas, bombola ka qenë e fikur dhe nuk arrin kurrsesi të shpjegojë se si mund të ketë ndodhur ngjarja. "Bombola ishte e mbyllur. Se si dreqin ka plasur, në botë unë nuk e di", tha ajo më tej. Si pasojë e flakëve të zjarrit, në banesën e Gjin Prengës pati dëme të shumta materiales­h, por fatmirësis­ht nuk pati të lënduar në njerëz, pasi ata dolën menjëherë prej andej sapo dëgjuan zhurmën e fortë të bombolës që kishte shpërthyer.

 ??  ??
 ??  ?? Bombola që shpërtheu
Bombola që shpërtheu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania