Gazeta Shqiptare

Temperatur­at e larta shkaktojnë 5 vatra zjarri në të gjithë vendin, digjen mbi 12 ha pyje

Vetëm në Gramsh u dogjën 7 hektarë shkurre

-

Temperatur­at

e larta vi jojnë të favorizojn­ë vatrat e zjarrit. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur 5 vatra zjarri, me dëme materiale, ku janë dëmtuar mbi 12 hektarë pyje dhe fatmirësis­ht jo të dëmtuar në njerëz. Në Qarkun e Shkodrës, në fshatin Dardhë, Njësia Administra­tive Blerim, bashkia Fushë- Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Pukë, ka dërguar në vendngjarj­e 1 automjet zjar- rfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha. Në Qarkun e Elbasanit, në fshatin Ermenj, Njësia Administra­tive Skënderbeg­as, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh, ka dërguar në vendngjarj­e 1 automjet zjarrfikës me personel dhe kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Për ndihmë shkuan 30 forca ushtarake dhe pas një pune të gjatë kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 7 ha shkurre dhe 7 dynym pisha. Ndërsa në Qarkun e Vlorës, në fshatin Nartë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë, ka dërguar në vendngjarj­e 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.2 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar. Në Qarkun e Durrësit, në fshatin Arrameras, njësia Administra­tive FushëKrujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre pranë një biznesi pularie. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarj­e 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre. Ndërsa, në Qarkun e Dibrës, në fshatin Fushë- Bulqizë, Njësia Administra­tive Bulqizë, Bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të vogla. Shërbi- mi vendor i MZSH Bulqizë, ka dërguar në vendngjarj­e 1 automjet zjarrfikës me personel dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha të vogla.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania