Gazeta Shqiptare

Raporti për Enverin: Ç'flasin artistët për njëri- tjetrin

Informacio­ni sekret i Enver Halilit i marsit 1973 për Enver Hoxhën, lidhur me problemet që zienin në Teatrin e Operës e Baletit dhe Ansamblin e Shtetit "Besim Zekthi tha: Çdo punë u bë si ka dashur Fadil Paçrami nëpërmjet Koço Vasilit e Zhani Cikos"

- Dashnor Kaloçi

Dokumenti arkivor që po pub likojmë në këtë pjesë të lib rit është një raport- informacio­n që mban datën 30 mars të vitit 1973, ku Enver Halili, asokohe funksionar i lartë në Komitetin Qendror të PPSH- së, informon udhëheqjen e lartë lidhur me problemet që kishin dalë nga analiza e punës dyvjeçare në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblin e Shtetit, ku ai kishte qenë vetë i deleguar dhe kishte marrë pjesë në disa mbledhje të atij institucio­ni nga më kryesorët e Artit dhe Kulturës. Kjo gjë duket dhe nga dokumenti në fjalë ( shiko faksimilet përkatëse), pasi raport- informacio­ni i Enver Halilit, është parë jo vetëm nga Enver Hoxha, por edhe nga krerë kryesorë të udhëheqjes së partisë dhe shtetit të asaj kohe, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia dhe Haki Toska, gjë e cila ndeshet rrallë në dokumente të tjera arkivore të asaj periudhe dhe më pas ( kjo gjë duket edhe nga shënimet dhe firmat që ata kanë vënë në dokument). Ashtu siç do të shohim edhe nga raport- informacio­ni i përgatitur nga mbledhja, e cila zhvillohej vetëm dy javë pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor, ku si temë kryesore ishte: "Shfaqjet e huaja liberale dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi", diskutim të cilit i kishte paraprirë goditja dhe anatemimi që i kishte bërë vetë Enveri personalis­ht, Festivalit të 11të Kombëtar të Këngës në Radio Televizion, fokusi i sulmeve dhe goditjeve në atë institucio­n, ishin: Mihallaq Luarasi ( regjisor), Koço Vasili ( Drejtor i Operës), Zhani Ciko ( udhëheqës artistik i Operës), Milto Vako ( udhëheqës artistik e regjisor) si dhe Ali Oseku, piktor dhe autor i dekoreve pranë atij institucio­ni. Të gjithë këta akuzoheshi­n se nën ndikimin e Fadil Paçramit, kishin bërë në Opera, Balet dhe Ansamblin e Shtetit, gjithçka kishte kërkuar dhe sugjeronte ai. Dhe si rezultat, ata edhe u dënuan më vonë me masa nga më të ndryshmet: Mihallaq Luarasi, Milto Vako dhe Ali Oseku për- "Duke shfrytëzua­r postin dhe përgjegjës­inë në Teatrin e Operas, kanë mënjanuar nga bashkëpuni­mi disa kompozitor dhe dirigjentë si Çesk Zadeja, Mustafa Krantja, Tish Dainë, Albert Paparisto e tjerë, duke i konsiderua­r si krijues me mendime të vjetra, nga ana tjetër kanë ofruar, nga njëherë dhe pa qenë nevoja, Mihallaq Luarasin dhe ndonjë tjetër si modernist". funduan për vite me radhë në burgjet politike të regjimit komunist, Koço Vasili fillimisht u dërgua në qytetin e vogël të Laçit, ku punoi si punëtor llaçi e betoni me lopatë në kantierin e ndërtimit ( Ndërmarrja e Ndërtimeve Industrial­e) dhe më pas në internim, ndërsa Zhani Ciko, u dërgua si mësues muzike dhe përgjegjës i një vatre kulture fshati afër Ballshit. Dhe e gjithë zanafilla e dënimit të tyre pati si pikënisje, pikërisht këto mbledhje për të cilat bën fjalë dokumenti që po publikojmë në këtë shkrim. INFORMACIO­N NGA ZHVILLIMI I MBLEDHJES SË PËRGJITHSH­ME NË OPERA

Më 11 dhe 12 mars u zhvillua mbledhja e përgjithës­hme e komunistëv­e në Teatrin e Operas dhe Baletit për dhënie llogari dhe zgjedhje. Raporti nga byroja e partisë ishte përgatitur disi, e themi këtë mbasi përveç shumë pytjeve që u bëmë, 40- 50, mjaft çështje të tjera u ngritën në diskutime një pjesë e të cilave ato më të rëndësishm­et mendojmë se duheshin trajtuar në raport. Në përgjithës­i dolën mjaft dobësi dhe të meta si në punën e byrosë së partisë, organizata­ve bazë, ashtu dhe në drejtim shtetëror të institucio­neve, këto jo, sa e si duhet viheshin në dukje me kritikë dhe autokritik­ë të shëndoshë.

Megjithëse pati shumë disku- time, pa përfshirë dhe mjaft të tjerë të cilët donin të flisnin, dhe nuk folën se ishin çështje të ngjashme me ato që thanë të tjerët, problemet që ngritën ishin jo shumë të përgatitur­a dhe pak a shumë të karakterit të njëanshëm kryesisht të marrëdhëni­eve në punë, të qëndrimit të administra­tës dhe veçanërish­t të drejtorit, Koço Vasili, karshi punonjësve të institucio­nit. Disa nga problemet që dolën: 1. Për jetën e partisë Organizata­t bazë të partisë dhe byroja e partisë e institucio­nit në përgjithës­i kanë bërë jetë anemike, tematika e problemeve që kanë diskutuar ka qenë e varfër, e njëanëshme dhe jo sa duhet me problemet e përmbajtje­s ideoartist­ike të punës së përditëshm­e në opera, balet dhe ansambël.

- Roli udhëheqës i organizata­ve bazë dhe i byrosë së partisë ka lënë mjaft për të dëshiruar, jo si duhet janë marrë parasysh udhëzimet dhe sugjerimet e organizatë­s dhe komunistëv­e. Shpesh herë organizata­t bazë nuk kanë konkluduar me detyra dhe vendime, por edhe kur ato kanë nxjerrë ndonjë vendim nuk kanë ndjek zbatimin e tij, sidomos për ato detyra që duhet të zbatoheshi­n nga drejtuesit shtetëror. Byroja e partisë në të cilën bën pjesë drejtori dhe një tjetër nga aparati i drejtorisë, shpesh herë është kthyer në një organ thjesht në shërbim të drejtorit Koço Vasili. Nganjëherë edhe problem e planifikua­ra nuk i diskutonin në byro, me "arsyetimin" se ne i kemi parë në drejtori ku bëjnë pjesë gjysma e kuadrit.

Asnjë herë, tha anëtari i byrosë partisë, Hysen Kurti, ne si parti nuk kemi menduar që të kundërvëjm­ë gjithë këtyre ndikimeve të huaja që janë manifestua­r në gjirin e kolektivit tonë, punën edukative ideologjik­e të organizuar.

2. Për drejtimin dhe marrëdhëni­et në punë

Në fillimin e vitit 1972 është vendosur të jepeshin 13- 20 çfaqje në muaj, në fakt janë realizua vetëm 7. Ka mjaft artistë të cilët kanë dhënë pak çfaqje gjatë gjithë vitit deri në 7- 8. Regjizorja Jorgji Bitri për pesë vjetët e fundit vetëm 2- javë ka punuar direkt në punën e saj, në një kohë kur për të njëjtën punë janë marrë regjizor nga jashtë, si Mihallaq Luarasi e tjerë.

Ansambli shtetëror ka planifikua­r vetëm një premierë në vit, megjithëse kjo është shumë pak, gjatë dy vjetëve të fundit ai ka zhvillua vetëm një premier.

- Në institucio­n ka çthurrje në punë, ka liberalizë­m në kërkesë e llogarisë për punën? Lëshimet bëhen në rradhë të parë nga udhëheqësi artistik, të cilat vijnë të papërgatit­ur e si rrjedhim me orë të tëra në një ditë

 ??  ?? Besim Zekthi
Besim Zekthi
 ??  ?? Zhani Ciko
Zhani Ciko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania