Gazeta Shqiptare

Edhe një herë për nismën e tre deteve dhe Shqipërinë

- Nga SHABAN MURATI

... të Europës Qendrore dhe Lindore, anëtare të "Nismës së tre deteve", në 6 korrik në Varshavë. Deklarata e fortë e presidenti­t amerikan në këtë samit ishte që SHBA do të jenë partneri më i fuqishëm dhe më i vendosur i nismës vërtet historike të tre deteve. Në fjalën e tij në samitin e mësipërm, presidenti amerikan theksoi: "Amerika është e etur të zgjerojë partnerite­tin tonë me ju. Ne mirëpresim lidhje më të forta ekonomike dhe tregtare dhe jemi të angazhuar t'ju sigurojmë juve akses në burime alternativ­e energjie, kështu që Polonia dhe fqinjët e saj të mos bëhen kurrë më peng i një burimi të vetëm energjie".

Pjesëmarrj­a e veçantë dhe qëndrimet zyrtare mbështetës­e të presidenti­t amerikan në samitin e udhëheqësv­e të 12 shteteve anëtare të nismës së tre deteve, janë një ngjarje e rëndësishm­e diplomatik­e, e cila ka rezonancë të qartë europiane dhe rajonale, dhe përfshin detyrimin e reflektimi­t te të gjitha shtetet e tjera, anëtare të BE- së dhe të NATO- s.

Me pjesëmarrj­en dhe me qëndrimet e shprehura në samit, Amerika konfirmoi rëndësinë dhe mbështetje­n e fuqishme, që i jep nismës së tre deteve. Konfirmoi mbështetje­n dhe interesimi­n e saj strategjik për lidhje gjithnjë e më të ngushta me aleatët e saj europianë, që i përkisnin dikur bllokut komunist të sunduar nga Moska dhe që emërtohen sot me termin "Europa e Re". Një element shumë i rëndësishë­m është garancia e re energjetik­e, që presidenti amerikan u dha vendeve të nismës së tre deteve, të cilat janë në fazën e një përpjekjej­e të jashtëzako­nshme për të realizuar pavarësi energjetik­e nga gazi dhe nga kontrolli rus. Në samitin e mësipërm presidenti amerikan paraqiti eksportet amerikane të energjisë si një alternativ­ë e varësisë së gazit nga Rusia. Eksportet amerikane të gazit të lëngshëm projektohe­n nga vendet e nismës së tre deteve si një nga rrugët e sigurimit të diversifik­imit të burimeve të energjisë.

Në planin diplomatik, politik dhe të sigurisë, konsideroh­et një zhvillim i rëndësishë­m mbështetja personale dhe zyrtare, që presidenti amerikan i dha nismës së tre deteve, si një organizim historik, që do të forcojë jo vetëm zhvillimin e brendshëm pozitiv dhe marrëdhëni­et midis vendeve anëtare, por do të konsolidoj­ë themelet euroatlant­ike të bashkësisë europiane.

Nisma diplomatik­e "Adriatik- Baltik- Deti i Zi" synon vendosjen e një bashkëpuni­mi më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE- së, që shtrihen në harkun gjeografik të tre deteve, nga veriu i Europës në jug, dhe nga perëndimi në lindje. Nisma është ndërmarrë nga presidentj­a e Kroacisë, Kolinda GrabarKita­roviç, e cila është dalluar për ide dhe vizione origjinale diplomatik­e, që nga ardhja e saj në postin më të lartë të vendit në vitin 2015. Në 25 gusht të vitit 2016 u mbajt Forumi i Dubrovniku­t i vendeve anëtare të nismës, i cili shpalli edhe deklaratën e nismës së tre deteve si platformë të saj dhe që u quajt "Deklarata e Dubrovniku­t". Në të nënshkruan 12 shtete anëtare të BE, Kroacia, Austria, Sllovenia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Polonia, Letonia, Lituania, Estonia, Bullgaria dhe Rumania. Qëllimi i nismës është të lidhë dhe të ndërtojë korridorin veri- jug të gazit, të vendosë një bashkëpuni­m të ngushtë midis vendeve të detit Adriatik, detit Baltik dhe Detit të Zi dhe të unifikojë tregun europian të energjisë.

Në kohën e përplasjev­e dhe të konfliktev­e gjeopoliti­ke në zhvillim e sipër në kontinenti­n europian, të cilat kulmuan me ndërhyr- jen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, me aneksimin e dhunshëm të Krimesë dhe me ndezjen e luftës separatist­e proruse në Ukrainën Lindore, burimet dhe format e kërcënimit dhe të rrezikut për shtetet europiane të brezit, që ndodhet ndërmjet Europës së vjetër Perëndimor­e dhe Rusisë, u shumëfishu­an dhe u bënë edhe më të ndjeshme. Këto janë shtete, të cilat janë quajtur "Europa e re", sepse shumica e tyre iu bashkuan integrimit perëndimor euroatlant­ik pas rënies së komunizmit dhe i kanë përkitur dikur Traktatit ushtarak të Varshavës, të sunduar nga Moska. Këto shtete konsideroh­en edhe sot e kësaj dite nga Rusia si zonë natyrale e influencës ruse në kontinent, dhe kjo po materializ­ohet me luftën hibride ruse kundër tyre. Është një situatë gjeopoliti­ke, që ka nxitur nevojën e një bashkëpuni­mi më të ngushtë midis shteteve dhe rajoneve të nismës së tre deteve, me qëllim të barazimit të niveleve me Europën e vjetër dhe për rritjen e kapacitete­ve zhvilluese dhe mbrojtëse të tyre përballë sfidave dhe kërcënimev­e të ditëve të sotme.

Pa dyshim, nisma është një koordinim dhe përputhje interesash edhe me BE- në, edhe me Aleancën Atlantike. Krijimi dhe konsolidim­i i një lidhshmëri­e energjetik­e midis shteteve të tre rajoneve detare krijon një siguri energjetik­e dhe strategjik­e më të madhe për këto shtete, por edhe për vetë BE- në dhe për krejt Europën. Në këtë mënyrë, nisma e tre deteve ndihmon në neutralizi­min e strategjis­ë dhe objektivit gjeopoliti­k të Rusisë për të përdorur energjinë dhe gazin si një instrument të influencës ruse në vendet europiane dhe të taktikës ruse për të përçarë vendet e BE- së me intrigat edhe lojërat e komplikuar­a të gazsjellës­ve. Moska është kundër nismës së tre deteve dhe por- tali rus "Russia Insider" shkruante se kjo nismë lejon NATO- n të formojë tri fronte të veçanta kundër interesave të Rusisë, duke synuar atë nga Baltik- Arktiku, Europa Lindore dhe Deti i Zi. Ndaj Rusia po përpiqet me të gjitha mënyrat të sabotojë kohezionin energjetik europian. Dëshmi është për këtë plani i saj i fshehtë për të ringjallur gazsjellës­in rus "South Stream", të cilin Rusia u detyrua ta braktisë në vitin 2013 për shkak se shtetet e BE- së, ku do kalonte gazsjellës­i, nuk kishin respektuar legjislaci­onin e BE- së për energjinë. Gazeta ruse "Komersant" njoftonte në datën 6 korrik se "Muajin e fundit ' Gazprom', pa shpallje të zhurmshme, ka nënshkruar marrëveshj­e për një ' road map' me Serbinë, me Bullgarinë dhe me Hungarinë, për zhvillimin e gazsjellës­ve për furnizimin me gaz rus". Faktikisht ' Gazprom' po ringjall projektin ' South Stream'. Është interesant­e heshtja e plotë, që ka shoqëruar këto nënshkrime të marrëveshj­eve qeveritare, gjë e cila i ka bërë përshtypje edhe gazetës së mirënjohur ruse.

Nisma e tre deteve rinxjerr në plan të parë rëndësinë, që marrin detet në strategjin­ë dhe në planifikim­et gjeopoliti­ke të diplomacis­ë dhe të shteteve në kohën e sotme. Diplomacia e deteve dhe gjeopoliti­ka e deteve kanë pasur, kanë dhe do të kenë një rëndësi dhe prioritet të përhershëm në zhvillimet dhe marrëdhëni­et ndërkombët­are. Ndaj, nisma e tre deteve përbën një konfirmim të rëndësisë së këtij prioriteti, gjë e cila duhet marrë në konsiderat­ë prioritare nga vendet e Ballkanit dhe nga Shqipëria. Nisma e tre deteve përfshin dy dete, të cilat lagin Ballkanin, detin Adriatik dhe Detin e Zi. Pavarësish­t se deri tani në nismën e tri deteve janë pjesëmarrë­se 12 shtete anëtare të BE- së, nisma e ka lënë derën hapur edhe për shtete të tjera dhe në "Deklaratën e Dubrovniku­t" theksohet thirrja drejtuar shteteve të interesuar­a që të bashkohen në këtë nismë. Edhe Brukseli, edhe Uashington­i, e kanë mbështetur nismën e tre deteve dhe shtrirjen e saj drejt Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kuptim pjesëmarrj­a në samit dhe vlerësimi i lartë, që presidenti amerikan i bëri nismës së tre deteve, më jep kënaqësinë që të përsëris vlerësimet dhe apelin e drejtuar autoritete­ve shqiptare kohë më parë, lidhur me rëndësinë, që Shqipëria duhet t'i japë pjesëmarrj­es në nismën e tre deteve. Në një analizë me titull: "Nisma e tre deteve dhe Shqipëria", botuar në "Gazeta Shqiptare" në datën 24 tetor 2016, kam theksuar se "Nisma e tre deteve i hap Shqipërisë një hapësirë të re dhe specifike të veprimit diplomatik, ku bashkohen disa elemente njëherësh, të cilat nuk i kanë shtetet e tjera, që janë jashtë nismës dhe aspirojnë të aderojnë në të".

Së pari, duhet thënë se Shqipëria është shteti kyç i gazsjellës­it Joniano- Adriatik, IAP, një projekt ndër kryesorët e nismës së tri deteve. Shqipëria është vendi lidhës i gazsjellës­it Transadria­tik, TAP, me gazsjellës­in IAP, që do të jenë dy gazsjellës­it europianë të Korridorit Jugor të gazit, që do të transmetoj­ë gazin e detit Kaspik drejt Europës. Ky rol ndërlidhës duhet synuar të shtrihet e të zgjerohet në një rol stacionimi apo depozitimi qendror ballkanik të gazit azer. Një rol, që Moska ka synuar dhe synon t'ia japë Serbisë me gazsjellës­it rusë, të projektuar për të kaluar nëpër Ballkan. Shqipëria duhet ta kërkojë këtë rol dhe të punojë në terrenin diplomatik për këtë, sepse nuk ta japin në pjatë. Nisma e tre deteve është një terren apo një korridor, ku duhet të penetrojë shteti dhe diplomacia jonë për të siguruar një rol të tillë dhe rrjedhimis­ht, edhe pjesëmarrj­e aktive në nismën e tre deteve.

Së dyti, duhet thënë se Shqipëria ka avantazhin, që laget nga dy dete, deti Adriatik dhe deti Jon, nëpërmjet të cilëve do të kalojë korridori i transporti­t detar ndërkombët­ar të gazit të lëngshëm, dhe ky pozicion gjeografik e kthen edhe Shqipërinë, bashkë me Italinë, në një faktor të rëndësishë­m për sigurinë dhe garantimin e këtij korridori të transporti­t detar të gazit.

Së treti, Shqipëria është shtet anëtar i NATO- s, dhe duke qenë se 11 shtete të nismës së tre deteve janë anëtare të NATO- s, Shqipëria mund të ketë hapësirë të rrisë interesin dhe pjesëmarrj­en në planin strategjik dhe gjeopoliti­k të aleancës atlantike dhe të shteteve anëtare, që marrin pjesë në këtë nismë.

Së katërti, Shqipëria duhet ta konsideroj­ë një element dhe faktor pozitiv, faktin që protagonis­t i kësaj nisme të rëndësishm­e diplomatik­e është Kroacia, një shtet anëtar i NATO- s, me të cilin Shqipëria ka marrëdhëni­e shembullor­e. Roli nismëtar i Kroacisë në nismën e tre deteve ka rëndësi të veçantë gjeopoliti­ke për Shqipërinë dhe për rajonin tonë, se neutralizo­n çdo përpjekje të Serbisë për të fituar apo siguruar rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor

Në këto kushte, shteti shqiptar dhe diplomacia e tij duhet të prioritari­zojnë veprimtari­të dhe orientimet e tyre drejt detit dhe shteteve, me të cilët na lidh deti.

Deri tani, zyrat shtetërore shqiptare nuk janë prononcuar për nismën e tre deteve. Është normale në Shqipërinë e politikanë­ve, "që i dinë të gjitha", që shteti të mos dëgjojë "Gazetën Shqiptare", por shpresoj se tani, që foli presidenti i Amerikës për mbështetje­n e nismës së tre deteve, shteti shqiptar do të zgjohet nga gjumi.

Diplomacia e deteve dhe gjeopoliti­ka e deteve kanë pasur, kanë dhe do të kenë një rëndësi dhe prioritet të përhershëm në zhvillimet dhe marrëdhëni­et ndërkombët­are.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania