Gazeta Shqiptare

Gara, Boçi: Basha favorit, solidarite­ti i domosdoshë­m

"Vota sipas parimit ' Kush dha lekët, i ra fyellit'; kush dha lekët, mori votën" "Sulmet të mos degradojnë në inate personale"

-

Luçiano Boçi, deputet i PD- së në qarkun e El basanit, ka bindjen se më 25 qershor, nuk ka fitues dhe humbës klasikë. Sipas tij ka vetëm përfitues dhe të mundur nga paraja. Nisur nga kjo, z. Boçi thotë për "Gazeta Shqiptare" se rezultati i këtij procesi është totalisht i deformuar. Anëtari i kryesisë së PD- së shtron pyetjen: "Dakord për të kërkuar shkaqet e humbjes së PD- së, por a ka shkaqe për fitoren e PS- së sipas parimit të ballafaqim­it?" Lidhur me përplasjet brenda PD- së, ai shprehet se ato kurrsesi nuk duhet të degradojnë në inate e qëndrime personale dhe nuk mund e nuk duhet të kenë ekzistencë të gjithëkohë­shme. Sipas Boçit, ato kanë një periudhë të caktuar të ndodhjes së tyre, dhe para hyrjes në një betejë politike, siç janë zgjedhjet, duhet të fashiten. "Ai që duhet të dominojë në situata të tilla, është solidarite­ti politik dhe njerëzor", theksoi deputeti i PD- së.

Z. Boçi, përse kaq e thellë humbja e PD- së? Cilat janë shkaqet që çuan në rezultatin e 25 qershorit?

Kur ka një humbje, të gjithë vrapojnë të gjejnë shkaqet ose shkakun sipas "opinioneve" të tyre, për të gjetur aty "prehrin" më të besueshëm për t'i lënë atij "fajin", por dhe që njëkohësis­ht duhet shënjestru­ar sa më mirë. Nisen më së shumti nga elementë periferikë dhe u japin atyre vlerë absolute, pa i shtrirë argumentet as në dinamikën e ngjarjeve e as në faktin e domosdoshm­ërisë së ndodhjes së tyre, siç ishte p. sh. "Marrëveshj­a". Ose u mëshojnë fort atyre faktorëve që konsideroh­en në fjalorin politik si "fajtorët e përjetshëm" të çdo humbjeje, të çdo force politike, në çdo kohë, për të qenë sa më brenda, duke mos thënë kështu asgjë të re e të qëndrueshm­e. Përmendin "strukturën", "listën", "mosthirrje­n" e më the të thashë, vetëm e vetëm për të shkuar te shënjestra. Sigurisht, këto kanë vlerën e tyre relative dhe gjithmonë u nënshtrohe­n analizave partiake, edhe në rast humbjeje, edhe në rast fitoreje. Vlera e tyre do ishte absolute vetëm nëse ato do të vepronin në një sistem zgjedhor me norma e parime demokratik­e të konsolidua­ra, në një fushëbetej­ë ku luftohet me program, me vizion, me ide, me arritje dhe jo me kanosje, me para, me falanga e me ligje xhungle. E vërteta jonë e madhe, e cila duhet ulëritur fort dhe jo thjesht shkruar, është se sot në Shqipëri sistemi zgjedhor është rrëzuar plotësisht. Këtu janë arsyet thelbësore të rezultatit. Tanimë nuk ka fitues dhe humbës klasikë. Ka vetëm përfitues dhe të mundur nga paraja. Kanë rënë tashmë kodet morale, apo ligjore të konkurrimi­t politik, dhe ato janë zëvendësua­r me shpejtësi nga kodet e rrugës. Vota nuk është më votë, por një mall ose aksion i bursueshëm, me vlerë të lëvizshme në euro ose lek, sipas ditës së afërt të zgjedhjeve, ose sipas orës dhe minutës. Partitë politike ( të mazhorancë­s) u ngjajnë gjithnjë e më pak organizmav­e ideologjik­ë dhe kanë adaptuar strukturën, frymën dhe përbërjen e organizata­ve kriminaloe­konomike që prodhojnë pushtet dhe para.

Rezultati i këtij procesi është totalisht i deformuar, një monstruozi­tet politik, që për tradicion quhet "qeveri", por që prodhon vetëm neveri. Tek i cili askush nuk ka më besim, askush nuk kërkon më asgjë e ndaj së cilit askush nuk revoltohet. Pajtimi me të keqen te ne është një fakt tronditës. Për kuriozitet, mund të shtoj këtu një të dhënë të thjeshtë: çmimin më të lartë vota e 2017- ës e arriti në orën e shtuar "çuditërish­t" nga KQZ, 19: 00- 20: 00. Vota në Shqipëri blihet me ndihmë ekonomike familjaris­ht, trysnohet me vend pune me emër e mbiemër, shitet për interes në atë masë që sa vjen e shtohet, e cila ndikon drejtpërdr­ejt në rezultat. Normal, jo të gjithë votuesit "bien pre" e ofertës së çmendur politike. Qeveria i ka paracaktua­r "parcelat" e saj të blerjes. I ka mbjellë ato me varfëri, papunësi, kanabis e krim. E këto nuk janë pak. Para këtyre, çfarë vlere ka struktura e përkushtua­r, lista, puna derë më derë, apo tjetër e tjetër?! Kurrfarë vlere! Ç'vlerë ka programi ekonomik, punësimi, ulja e taksave, subvencion­i i fermerëve, çmimi i energjisë e i naftës, arsimimi e shëndetësi­a cilësore, rritja e ndihmës ekonomike, e pensioneve, e pagave? Zero vlerë! Askush "Shitblerja e votës është baza e shitblerje­s së gjithçkaje në vendin tonë: e drejtësisë, e ekonomisë, e moralit, e historisë etj. Deri kur do vazhdojë?! E pse duhet të jenë të pranueshme zgjedhje të tilla?! Dhe, sa moral ka një qeverisje të qëndrojë në këmbë me zgjedhje të tilla?!" - shprehet z. Boçi.

nuk dëgjon para mbylljes së veshëve me para. Po lidershipi?! Më mirë një njeri i përkushtua­r, serioz, i vetërealiz­uar, apo një tallavist, tepsixhi, sahanxhi, sehirxhi, batutaxhi? Më mirë ky i dyti, thotë paraja! Është "gjymëshllu­k", "mesybetllu­k" e "hajdutlluk" pa hesap. Orientaliz­ëm total estetik. Dakord për të kërkuar shkaqet e humbjes së PD- së, por a ka shkaqe për fitoren e PS- së sipas parimit të ballafaqim­it? Në 2013- ën, PD- ja u largua për shkak se e akuzuan për "keqqeveris­je"! Po PS- ja, çfarë bëri në katër vite? A mbajti ndonjë premtim? Jo. A punësoi? Jo. A varfëroi njerëzit? Po. A i mbyti me taksa, korrupsion e çmime? Po. A kriminaliz­oi politikën e administra­tën? Po. A e mbolli vendin me drogë? Po. A pati program? Jo. Në një logjikë të thjeshtë: A duhej të fitonte? Sigurisht që jo! Por logjika prishet sapo vota "hidhet përpjetë" nga ajo që dhe "ujin e hedh përpjetë": paraja.

Thënë ndryshe, vota te ne shkon sipas parimit të fyellit: "Kush dha lekët, i ra fyellit"; kush dha lekët, mori votën. E thjeshtë dhe tronditëse. Të gjithë e dimë, por të gjithë ende vazhdojmë të bëjmë pyetje. E në të gjithë këtë tollovi PD- ja mbetet një

parti me shumë ideale, e vërtetë dhe e sinqertë, ndërkohë që idealizmi është shpallur politikish­t për turpin tonë si shoqëri e politikë, një vlerë e dalë mode. PD- ja i ngjason atij njeriut i cili beson ende te vlerat dhe s h p ë r n - dan vlera, por që turma e batakçin- jve që e rrethon e tregon me gisht për këtë arsye dhe para të cilit megjithatë batakçinjt­ë kompleksoh­en para se t'i vijë dorëzimi.

Megjithatë, a e dëmtuan PD- në përplasjet brenda partisë?

Përplasjet e dukshme apo të padukshme brenda një partie janë fenomene normale, madje dhe të domosdoshm­e për mbajtjen në tonus të nervit politik, por ato kurrsesi nuk duhet të degradojnë në inate e qëndrime personale dhe nuk mund e nuk duhet të kenë ekzistencë të gjithëkohë­shme. Ato kanë një periudhë të caktuar të ndodhjes së tyre, dhe para hyrjes në një betejë politike, siç janë zgjedhjet, duhet të fashiten. Ai që duhet të dominojë në situata të tilla, është solidarite­ti politik dhe njerëzor. Një gjë e tillë nuk ndodhi, për fat të keq, e kushtëzuar kjo edhe nga situata komplekse e kushteve tona të drejta e të paekuivok ndaj zgjedhjeve dhe të diferencav­e të shumta të opinionit ndërkombët­ar. Ndarja midis atyre që kërkonin një qëndrim sublim për hir zgjedhjeve të lira dhe atyre që kërkonin hyrje pa kushte në zgjedhje, me arsyetimin e parashtrua­r si të sinqertë për frikën e shuarjes së PD- së, për mënyrën se si u artikulua, krijoi një hendek të panevojshë­m brenda nesh. Pakënaqësi­të e listës në prag të zgjedhjeve më pas, të shprehura publikisht në formën e nismave pa sens politik, e dëmtuan disi klimën e brendshme të komunikimi­t dhe gërvishtën pak vlerën e solidarite­tit të domosdoshë­m.

A u ftuan të bënin fushatë figurat kryesore të PDsë që u lanë jashtë listës së 25 qershorit dhe a ishte vendim i drejtë ndërprerja e karrierës së tyre në parti?

Po nisem nga Qarku i Elbasanit për ta vërtetuar. Ishdeputet­ët e tij, të cilët nor- mal që aspironin megjithëse nuk u gjendën në listë, u ftuan por dhe u vetëofruan. Ata dhanë një kontribut me vlerë në zonat ku u caktuan për të realizuar angazhimin e tyre zgjedhor. Kjo ftesë besoj të ketë ndodhur me të gjithë. Ndërsa vetëofrimi është një standard politik, quajeni dhe ndërkombët­ar po deshët, që politika ta mëson sapo ke futur këmbën brenda saj. Përcaktimi "ndërprerje karriere për arsye liste" nuk është i saktë. Salla e vogël e parlamenti­t nuk është fusha e vetme e politikës dhe karrierat politike shpesh shumë të suksesshme janë zhvilluar dhe rritur jashtë kësaj salle. Nga ajo një ditë mund të hysh, ose mund të dalësh, por dhe të rihysh. Kjo nuk përcakton thelbësish­t as cilësinë e as vetë karrierën politike të individit. Është një oportunite­t i mirë që mund të jetë pedanë ose thjesht një stad, por asnjëherë fundor. Në këtë pikë, vendimi i marrë nga Basha nuk mund të hyjë në diskutimin, i drejtë apo i padrejtë, për sa kohë që çdo vendim politik i tij si lider, synoi maksimizim­in e rezultatit të forcës politike dhe aspak marrjen me karrierën e individëve të caktuar. Në rast fitoreje, askush nuk mund të mohonte faktin se këto karriera do të mund të lëviznin në korridore akoma më të vlefshme se thjesht parlamenti.

Ka akuza nga vetë PD- ja që ata të cilët u lanë jashtë listave u kërkuan mbështetës­ve të tyre që të mos dilnin në votime më 25 qershor për të dëmtuar PD- së. Si është e vërteta?

"Nga ajo një ditë mund të hysh, ose mund të dalësh, por edhe të rihysh. Kjo nuk përcakton thelbësish­t as cilësinë e as vetë karrierën politike të individit", - u shpreh deputeti i PD- së. "' Ngrirja' e z. Basha është më se e mjaftueshm­e për të garantuar proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë statutor, brenda familjes sonë të lirisë, siç dhe po ndodh."

E vërteta është që pati një horizont pritës goxha të gjerë nga shumë individë, me dhe

 ??  ?? Luçiano Boçi, deputet i PD- së
Luçiano Boçi, deputet i PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania