Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Basha: Rama bleu mandatin e dytë qeverisës

Kreu i PD- së: Nuk kërkoj asnjë kolltuk, vij t'ju kërkoj të vazhdoj sakrificën "Ringritja e PD- së, përmes bashkimit të demokratëv­e"

- Valentina Madani

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, para demokratëv­e të qarkut të Dibrës akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama për blerjen e mandatit të dytë qeverisës. Në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kreut të PD në 22 korrik, Lulzim Basha vazhdoi turin e takimeve me demokratët e qarkut të Dibrës dhe njësive 8 dhe 9 në Tiranë. Basha u shpreh se rezultati i 25 qershorit nuk shpreh vullnetin e vërtetë të shqiptarëv­e, por deformimin përmes blerjes masive të votës dhe diktimit të saj me presione shtetërore dhe kriminale. "Projekti im për Shqipërinë është një qeveri për qytetarët, që të kenë mundësi të jetojnë me dinjitet në shtëpinë e tyre, pa shkuar azilantë, të kenë mundësi të gjejnë punë, të kenë mundësi të jetojnë pa frikë nga pushtetarë­t dhe nga të fortët, të kenë mundësi të zgjedhin të lirë, të votojnë të lirë qeverinë që duan. Qeveria që e trajton si plaçkë Shqipërinë bëri gjithçka që kishte në dorë për të penguar këtë projekt përmes shitblerje­s së votës me paratë e drogës dhe të krimit, përmes angazhimit të bandave. Maxhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një maxhorancë fiktive sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembëri­min e këtij vullneti përmes shitblerje­s së votës, që tashmë është provuar katërcipër­isht si varrmihësj­a e demokracis­ë sonë të

brishtë", tha Basha në Burrel. Në Dibër, Basha u shpreh se bashkimi i gjithë demokratëv­e është rruga e vetme, e detyrueshm­e, për t'u

ringritur përsëri e për t'u kthyer në pushtet. "Ne kemi të gjithë mundësinë të bashkohemi - tha Basha - e të vazhdojmë betejën aty ku e kemi lënë. Me demokratët e njësisë 8 dhe 9 në Tiranë, Basha u shpreh për nevojën e korrigjimi­t të gabimeve, për vullnetin që duhet treguar për të luftuar për ndryshim e jo për privilegje. "Kush di t'i njohë e t'i pranojë gabimet, ka edhe vullnetin t'i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me të gjithë demokratët e ndershëm, që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltukë. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t'ju ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t'ju kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t'ju kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t'ju kërkoj të vazhdoj sakrificën timen personale, që e bëj me dëshirën më të madhe nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t'ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratik­e si imperativ historik dhe si nevojshmër­i për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme", tha Lulzim Basha. Ai akuzon Ramën për blerjen e mandatit të dytë qeverisës. "Mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje është një mazhorancë fiktive, sepse nuk reflekton vullnetin e qytetarëve, por reflekton shtrembëri­min e këtij vullneti përmes shitblerje­s së votës, që tashmë është provuar katërcipër­isht si varrmihësj­a e demokracis­ë sonë të brishtë", theksoi z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania