Gazeta Shqiptare

Vlahutin: Puna në shtet jo për militantët, ndryshoni mendësinë

Reformimi i administra­tës, Harito: Në janar 2018, regjistër i plotë i punonjësve "Nëpunësit të jenë të gatshëm për negociatat për anëtarësim"

- Darina Tanushi

Në janar të 2018- ës ad ministrata publike do të ketë regjistrin e saj të plotë. Çdo punonjës do të ketë të regjistrua­r aty diplomën, trajnimet dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për vendin e tij të punës. Kjo është deklaruar dje, nga ministrja e Inovacioni­t dhe Administra­tës Publike, Milena Harito, gjatë konferencë­s "Diskutimi i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në shërbimin civil dhe mbështetja e BE". Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorj­a e BE- së, Romana Vlahutin si dhe ambasadorë­t e Francës dhe të Italisë. Shefja e misionit të BE- së në Tiranë, Vlahutin tha se "reforma në administra­të është e vështirë jo vetëm për shkak të mungesës së kapacitete­ve, nepotizmit, korrupsion­it apo idesë se puna në administra­të është për mbështetës­it e partisë, por edhe sepse nuk investohet në njerëz dhe pagat janë më të ulëta se në sektorin privat. Duhet të ndryshoni jo vetëm rregullat, por edhe mendësinë". Vlahutin i kërkoi qeverisë së re të përshpejto­jë procesin në mënyrë që, siç u shpreh ajo, çelja e negociatav­e ta gjejë administra­tën shqiptare gati.

"Është thelbësore që administra­ta të jetë e gatshme që nga dita e parë kur do të nisin negociatat për anëtarësim. Përshtatja dhe implementi­mi i legjislaci­onit europian do të jetë një proces mbi të cilin Shqipëria do të vlerësohet. Me rëndësi është edhe angazhimi në një dialog politik me njerëzit, sepse ata kanë të drejtën të dinë dhe të thonë çfarë presin nga ata që i kanë besuar qeverisjen", - tha Vlahutin. Sipas saj, BE- ja ka dhënë 32 milionë euro për rritjen e kapacitete­ve të administra­tës. Ajo, po ashtu informoi se BE- ja ka një program të ri për dhënien e bursave për të gjithë nëpunësit e rinj që duan të zhvillojnë mastera në BE me kushtin e rikthimit në Shqipëri pas programit. Ndërsa ministrja e Administra­tës Publike, Harito evidentoi se reforma e administra­tës publike është një nga 5 prioritete­t kyçe për inte-

grimin europian të vendit. Ajo informoi se deri në janar të vitit 2018, do të krijohet regjistri i nëpunësve të administra­tës, në të cilin do të vendosen të dhënat e plota për çdo të punësuar të shtetit.

Sipas saj, deri tani ky regjistër përmban të dhëna vetëm për rreth 15 mijë

nëpunës, ndërsa deri në janar 2018 në të do të përfshihen të dhënat për 90 mijë të punësuar të administra­tës. Po ashtu, Harito vuri në dukje se, për herë të parë, qeveria në katër vitet e fundit i ka dhënë prioritet edhe modernizim­it dhe dixhitaliz­imit të administra­tës duke investuar rreth "Të dimë personat që punojnë në administra­të, të dimë me çfarë diplomash kanë hyrë në administra­të, çfarë trajnimesh kanë marrë ndërkohë nga partnerët ose nga vetë Shkolla e Administra­tës, çfarë karriere kanë bërë dhe për çfarë janë të përshtatsh­ëm. Pa të, do të jetë e pamundur të reformohet në mënyrë të saktë dhe aktuale administra­ta publike", - u shpreh Harito.

100 milionë euro. Ambasadorj­a e Francës në Tiranë, Christina Vasak vlerësoi asistencën e dhënë nga Ecole Nationale D'Ádministra­tion ( ENA), Francë si dhe Scuola Nacionale dell'Amministra­zione ( SNA), Itali për rritjen e kapacitete­ve të administra­tës shqiptare. "Rritja e kapacitete­ve

do t'u shërbejë etapave të reja të integrimit në BE", - theksoi Vasak. Ajo inkurajoi autoritete­t shqiptare që të ecin përpara me reformat, ndërsa i siguroi për mbështetje­n e Francës në këtë drejtim. Edhe ambasadori italian, Alberto Cutilo i cilësoi si të larta rezultatet e arritura në kuadër të

këtij projekti binjakëzim­i, ndërsa vuri në dukje rëndësinë që ka ky proces në luftën kundër korrupsion­it. "Rekrutimi e formimi i nëpunësve të administra­tës janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve, por edhe në rritjen e besimit mes qytetarëve dhe qeverisë", - tha ai.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Turqi me presidenti­n Erdogan
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Turqi me presidenti­n Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania