Gazeta Shqiptare

Banka e Shqipërisë: Politika dëmtoi ekonominë

Bie besimi në ekonomi, tensioni para zgjedhjeve stepi biznesin "Konsumator­ët shpenzojnë më pak, pritshmëri­të ranë me 9.7 pikë"

-

Kriza politike në trem ujorin e dytë të vitit goditi rëndë besimin në ekonominë shqiptare. Treguesi i ndjesisë ekonomike, një indikator i cili mat perceptimi­n e biznesit dhe qytetarëve për ekonominë, u përkeqësua me 9.7 pikë gjatë periudhës prill- qershor. Të dhënat janë bërë publike në raportin e publikuar dje nga Banka e Shqipërisë. Raporti mat treguesin e ndjesisë ekonomike duke pyetur bizneset e katër sektorëve, që janë ndërtimi, shërbimet, industria dhe tregtia. Këtij rezultati i shtohet edhe perceptimi i konsumator­ëve. Sipas bankës, në tremujorin e dytë të vitit rënia e optimizmit në ekonominë shqiptare u shkaktua veçanërish­t nga sektori i shërbimeve. Treguesi i besimit te bizneset e këtij sektori ra me 18 pikë përqindje. Sipas BSH, bizneset në aktiviteti­n e shërbimeve kanë raportuar rënie të kërkesës dhe përkeqësim të gjendjes së tyre financiare. Pas tyre, dega e dytë me rënie të besimit është tregtia, ku treguesi u ul me 3.9 pikë përqindje. Në dy degët e tjera të ekonomisë, që janë ndërtimi dhe industria, treguesi i besimit është rritur. Madje edhe qytetarët vetë shprehen më optimistë për ekonominë dhe gjendjen e tyre financiare.

Norma e shfrytëzim­it të kapacitete­ve shënoi një rritje të lehtë me 0.4 pikë përqindje krahasuar me vlerën e tremujorit më parë. Megjithatë, bizneset në këtë sektor vijojnë të shfrytëzoj­në kapacitete­t e tyre me një normë nën mesataren historike të saj (- 5.7 pikë përqindje)

RAPORTI

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ( TBN) vazhdoi tendencën rritëse edhe në tremujorin e dytë (+ 1.7 pikë përqindje), duke e zhvendosur atë lehtësisht mbi mesataren historike të tij (+ 1.2 pikë përqindje). Të dyja balancat përbërëse të TBNsë, kontratat porositëse dhe aktiviteti ndërtues, rezultuan më të larta kundrejt tremujorit të mëparshëm, përkatësis­ht me 2.6 dhe 0.7 pikë përqindje. Vlerësimet e bizneseve në sektorin e

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania