Gazeta Shqiptare

Shpërthen në flakë makina e oficerit të krimeve në Krujë

Trim Murataj: Shkak kanabisi, jam shfaqur në një operacion të transmetua­r në Gjermani Dy javë më parë 39- vjeçarit iu vendos një sasi eksplozivi

-

Kërcënohet sërish ofic eri i krimeve të rën da në Komisariat­in e Policisë së Krujës, Trim Murataj. Kur kanë kaluar dy javë nga ngjarja ku 39vjeçarit i vendosën një sasi eksplozivi në mjetin e parkuar para banesës, një tjetër mjet i është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Burime pranë policisë bënë me dije se kanë dyshime se edhe ky rast ka të bëjë me asgjësimin e parcelave me kanabis, sidomos në zonën e Krujës, si dhe me arrestimin e një grupi personash që janë arrestuar në këtë zonë. Ndonëse në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se djegia e makinës dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik, burimet sqaruan se të dyja ngjarjet e ndodhura njëra pas tjetrës dyshohet të kenë lidhje me detyrën e oficerit të krimeve. Sikundër kishte deklaruar edhe më herët, edhe për këtë rast oficeri Trim Murataj ka pohuar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se djegiet e makinave të tij kanë lidhje pikërisht me çështjen e drogës. Për të përforcuar edhe më shumë dyshimet e tij, 39- vjeçari u ka treguar kolegëve se ai është shfaqur në një video që është transmetua­r pak kohë më parë në një prej televizion­eve gjermane, ku kishte marrë pjesë në një operacion antikanabi­s, ku dhe u godit një grup i strukturua­r kriminal.

NGJARJA

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës, persona ende të paidentifi­kuar nga policia i kanë vënë zjarrin mjetit fuoristrad­ë, tip "Opel", në pronësi të oficerit të krimeve në Krujë, Trim Murataj. Ngjarja në fjalë u shënua në rrugën "Kastriotët", pranë shinave të trenit, në kthesën e Kamzës. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e banesës së oficerit të policisë, ndërsa flakët e zjarrit fillimisht janë pikasur nga banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Fatmirësis­ht, si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet në mjet ishin të shumta. Burime pranë policisë bënë me dije se fillimisht autorët kanë qëlluar me një objekt të fortë në xhamin e pasmë të mjetit, duke e thyer atë, dhe më pas i kanë hedhur benzinë, çka ka bërë që makina të merrte flakë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, grupi hetimor nisi menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Më 23 qer- shor të këtij viti, në automjetin tip "Mercedes- Benz" të oficerit të krimeve, të cilin e kishte parkuar pranë banesës së tij, iu vu një sasi eksplozivi në pjesën e parme. Edhe për këtë ngjarje, 39- vjeçari dyshonte se ngjarja kishte të bënte me detyrën e tij, ndërsa autorët e krimit të rëndë ende nuk janë identifiku­ar.

 ??  ?? Oficeri i Krimeve në Komisariat­in e Policisë së Krujës, Trim Murataj
Oficeri i Krimeve në Komisariat­in e Policisë së Krujës, Trim Murataj
 ??  ?? Makina që u dogj me benzinë
Makina që u dogj me benzinë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania