Gazeta Shqiptare

"Krushqit më fajësuan nipin, i thanë: S'merr vesh nga këto gjëra..."

Xhaxhai i dhëndrit: Mes Donaldit e Elda Tanushit ka marrë fund gjithçka Ilir Stafa: Ja çfarë ndodhi gjatë ballafaqim­it

-

Nipi im, Donaldi është tepër i zhgënjyer nga martesa e tij dhe nuk do t'i kthehet më asaj. Ai është kthyer nga Greqia që t'u qëndrojë afër prindërve të tij. Ishte e rëndë ajo që ndodhi. Për më tepër që gjatë ballafaqim­it me njerëzit e nuses, ia hodhën gjithë fajin atij. Nipi ngulte këmbë se nusja nuk ishte e virgjër e që natën e parë të martesës kishte hedhur jod në çarçafë, krushqit ngulnin këmbë se vajza e tyre ishte e virgjër dhe se dhëndri nuk merrte vesh nga këto gjëra". Kështu u shpreh dje Ilir Stafa, xhaxhai i 20- vjeçarrit Donald Stafa nga fshati Milaq i Shijakut. Ai tha se ka qenë dëshmitar në ballafaqim­in mes dy krushqive që akuzojnë njëra- tjetrën. Familja Stafa akuzoi nusen Elda Tanushi se helmoi vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve në gotën e kosit dhe se ajo kishte lidhje jashtëmart­esore, ndërsa 19vjeçarja akuzoi vjehrrin për përdhunim. Ndërkohë, vetë Donald Stafa ka pohuar se gjithçka mes tij dhe Eldës ka marrë fund, pasi ai nuk e fal tentativën e saj për të helmuar nënën e tij. "Unë u martova me Eldën me shkuesi dhe pa u njohur mirë me njëri- tjetrin. Ne nuk arritëm ta duam njëri- tjetrin në këtë martesë të sforcuar. Elda nuk ishte e virgjër. Për t'u dukur e tillë, ajo derdhi një shishe me jodio në çarçafë dhe kur e pyeta se çfarë është kjo, m'u përgjigj se ti nuk merr vesh nga kjo punë", tha 20- vjeçari. Ndër- sa, prindërit e këtij të fundit pohuan dje për "GSH" se Donaldi ka pasur kontakte shumë të rralla me bashkëshor­ten e tij, e cila nuk i afrohej. Pas kthimit nga Greqia ku emigroi më 14 maj të këtij viti, Donald Stafa i është kthyer jetës së tij të dikurshme në fshat, si bari. Familja e tij është shumë e varfër.

PËRPLASJA MES DY FAMILJEVE

Dymbëdhjet­ë ditë më parë, policia e Durrësit arrestoi 19- vjeçaren Elda Tanushi, pasi u denoncua nga vjehrra e saj për tentativë vrasje. Pasi u mbajt disa ditë në paraburgim, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë vendosi masën e sigurisë "Arrest Shtëpie" ndaj nuses së djalit të familjes Stafa. Pak orë pas lirimit, e reja u kthye në vendlindje­n e saj, në fshatin Zall Reç të Dibrës. Të vetmit që e kanë mbësh- tetur 19- vjeçaren kanë qenë prindërit e saj. Ata kanë vendosur ta marrin sërish të bijën në fshatin e largët, për të mos e kthyer më në familjen e bashkëshor­tit të saj. Babai i saj, Baftjar Tanushi është shprehur se priste që dhëndri të kthehej nga Greqia dhe të merrte me vete vajzën dhe jo ta linte me vjehrrën e vjehrrin në fshatin Milaq të Shijakut. Ndërkaq, edhe dhëndri, pas kthimit nga Greqia ka deklaruar se martesa nuk ka kuptim më të vazhdojë pas gjithë kësaj që ndodhi.

 ??  ?? Elda Tanushi
Elda Tanushi
 ??  ?? Donald Stafa
Donald Stafa
 ??  ?? Makina ku shpërtheu eksplozivi
Makina ku shpërtheu eksplozivi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania