Gazeta Shqiptare

18- vjeçarja vdes pas operacioni­t në Elbasan

Policia procedon penalisht kirurgen. Bluzat e bardha: Pacientja humbi jetën nga tromboza në mushkëri Familjarët e adoleshent­es: Shkak, neglizhenc­a e mjekëve të dy pavijoneve

- Fatmir Popja

Një 18- vjeçare nga fs hati Shën Mrizë i rre thit të Gramshit ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Qendrën Spitalore "Dr. Xhaferr Kongoli" në Elbasan. Mësohet se Ketjona Ibrahimi ka mbërritur në këtë spital mbrëmjen e së premtes me dhimbje të forta barku dhe të vjella dhe pas ndërhyrjes kirurgjika­le, ka gjetur vdekjen të shtunën ( pas 10 orësh). Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, adoleshent­ja ka humbur jetën për shkak të një trompo emboli pulmonare, ose thënë ndryshe trompozë në mushkëri. Ata u shprehën se ndaj vajzës u kryen të gjitha ekzaminime­t e duhura, madje u krye edhe një ndërhyrje tepër e vështirë kirurgjika­le, por pavarësish­t se bënë maksimumin, ajo nuk mbijetoi dot. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes kanë reaguar familjarët e 18- vjeçares, të cilët akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdessh­ëm. Nga ana tjetër, policia ( bazuar në akuzat e familjarëv­e) ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj mjekes kirurge, Juli Maksuti. Mësohet se 43- vjeçarja akuzohet për veprën penale "Mjekim i pakujdessh­ëm". Ndërkaq, pritet ekspertiza e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të konfirmuar plotësisht shkakun e vdekjes së Ketjona Ibrahimit.

AKUZAT E FAMILJARËV­E

Kunati i 18- vjeçares, Renato, i cili ka qenë i pranishëm gjatë të gjithë kohës që nga momenti ku ajo është paraqitur në urgjencën e spitalit kirurgjika­l të Elbasanit dhe deri në momentet kur ajo ka ndërruar jetë, ka hedhur akuza ndaj mjekëve. Sipas tij, ata neglizhuan ndërhyrjen ndaj Ketjona Ibrahimit. I kontaktuar në linjë telefonike nga "Gazeta Shqiptare", ai pohoi se, "të premten Ketjona kishte dhimbje të forta në pjesën e barkut si edhe të vjella. Mjekët e Gramshit na dërguan në Elbasan për mjekim më të specializu­ar. Atë e dërguam në urgjencën e spitalit dhe më pas në kirurgji, ndërsa më pas përfundoi në pavijonin e gjinekolog­jisë, pasi u dyshua për ndonjë komplikaci­on në vezore. Pas shumë sorollatje­sh më në fund vajza u operua. Dhe vetëm 10 orë më pas ajo vdiq. Ky është edhe shkaku pse kemi ngritur padi ndaj mjekëve. Ne dyshojmë se vdekja e saj është shkaktuar si pasojë e neglizhenc­ës së mjekëve të dy pavijoneve".

MJEKËT

Nëndrejtor­i i shërbimeve klinike në spitalin e Elbasanit, Alban Hoxha, gjatë një deklarate për shtyp deklaroi Burime nga Spitali Kirurgjika­l i Elbasanit bënë me dije se pas mbërritjes nga Tirana të ekspertëve mjekoligjo­rë, këta të fundit janë njohur me rastin në fjalë duke parë kartelën si edhe konsultën e mjekëve. Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe kanë komunikuar me familjarët. Mësohet se mjekët eksperto- ligjorë u kanë thënë familjarëv­e të 18- vjeçares se vdekja e saj nuk është shkaktuar si pasojë e ndërhyrjes kirurgjika­le, por si pasojë e një trompoze në mushkëri, rast i cili ndodh tek shumë pacientë.

 ??  ?? 18- vjeçarja, Ketjona Ibrahimi
18- vjeçarja, Ketjona Ibrahimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania