Gazeta Shqiptare

Zhdukja e biznesmeni­t Adriano Jaho dhe Ariseld Mazes, policia e Durrësit: S'kemi denoncim, hetimet në Vlorë

Kapiteneri­a: Më 2 deri 5 korrik deti ka qenë shumë i trazuar

-

DURRËS - Gjashtë ditë pas zhdukjes në rrethana misterioze të biznesmeni­t vlonjat, Adriano Jaho dhe ndihmësit së tij 28vjeçar, Ariseld Maze, policia nuk ka asnjë sinjal për vendndodhj­en e tyre. Burime zyrtare nga Policia Kufitare e Durrësit dje bënë me dije se janë bërë kërkime në zonën bregdetare për skafin e zhdukur, por deri tani nuk është konstatuar asnjë gjurmë e mjetit lundrues, me të cilin pohohet se kanë dalë në det dy personat në fjalë. Mësohet se në policinë e Durrësit nuk ka një denoncim zyrtar, ndaj dhe blutë e këtij qyteti nuk kanë nisur hetime. "Këtu nuk është bërë denoncim. Në këto kushte, kërkimet për gjetjen e biznesmeni­t Jaho dhe të riut Maze, por edhe hetimet po bëhen nga policia e Vlorës", deklaruan zyrtarisht drejtuesit e policisë së Durrësit. Me gjithë angazhimin maksimal të strukturav­e të ndryshme për gjetjen e dy personave të zhdukur, deri tani fati i tyre mbetet mister. Deri dje kërkimet ishin fokusuar në drejtime të ndryshme nga toka dhe deti, por rezultuan të dështuara. As skafi dhe asnjë shenjë nga dy vlonjatët e zhdukur, të cilët dyshohet se kanë dalë në det në bregdetin e Durrësit më datën 4 korrik. Në kushtet kur nuk ka asnjë shenjë të skafit dhe dy të zhdukurve, policia dyshon se ata mund të jenë mbytur në det, por nuk përjashtoh­et mundësia e zhdukjes së qëllimtë të dy vlonjatëve. Ata nuk rezul- tojnë as të kenë hyrë e as të kenë dalë nga porti i Durrësit. "Biznesmeni dhe ndihmësi i tij mund të jenë nisur nga ndonjë plazh, por gjatësia e bregdetit është 65 km vijë bregdetare", thanë burimet policore. Ndërkaq, sipas Kapiteneri­së së Dur- rësit, në kohën që rezulton të jenë zhdukur dy vlonjatët, deti ka qenë shumë i trazuar. Të njëjtat burime pohuan se nga data 2- 3 korrik dhe deri më 5 korrik, anijet e peshkimit nuk kanë dalë në det, pasi deti ka qenë shumë i trazuar. kl. ha.

 ??  ?? Biznesmeni Adriano Jaho
Biznesmeni Adriano Jaho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania