Gazeta Shqiptare

SHKAKU I OPERACIONI­T

-

Nëndrejtor­i i shërbimeve klinike në spitalin e Elbasanit, Alban Hoxha, sqaroi dje për "GSH" se shkaku pse u operua 18- vjeçarja Ketjona Ibrahimi ishte se dyshohej për apoplexi ovari ( hemorragji në bark nga plasja e vezores). Sipas tij, pasi nuk doli kjo gjë, u thirr kirurgu për eksplorim të barkut, pasi u gjet likid ( lëng) që normalisht nuk duhej të ishte në bark, pra që tregonte se pacientja kishte diçka tjetër dhe që duhej saktësuar. "Ishte rast urgjent, ndaj ndërhymë. Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, do të na akuzonin për neglizhenc­ë", tha Hoxha.

të pavijonit të kirurgjisë, mjeku kirurg ka kërkuar edhe konsultë gastro- hepatologu për diagnozën koliga abdominale epikastike, duke përjashtua­r në një moment të parë problemet kirurgjika­le dhe më pas, pacienti nuk është kthyer më në kirurgji. Të nesërmen, mëngjesin e së shtunës është mësuar se pas konsultave përkatëse, pacientja ka përfunduar në

pavijonin e Gjinekolog­jisë dhe ekipi i rojës së gjinekolog­jisë, pasi e ka ekzaminuar dhe diagnostik­uar të sëmurën, ka vendosur për ndërhyrje kirurgjika­le". Sipas Hoxhës, gjatë interventi­t në sallën operatore të gjinekolog­jisë është kërkuar konsultë kirurgu për determinim të diagnozës, pasi nuk po paraqiste probleme gjinekolog­jike në mo-

mentet që ato po bënin ekzaminimi­n dhe eksplorimi­n e abdomës, në këtë moment ka ndërhyrë edhe mjeku kirurg, në këtë rast mjekja Juli Maksuti. Gjithashtu, nëndrejtor­i i shërbimeve klinike në spitalin e Elbasanit sqaroi se "mjekja kirurge, Juli Maksuti ka kryer laporatomi eksplorati­ve ( këqyerje të të gjitha organeve abdominale) ku nuk ka konstatuar ndonjë problem akut kirurgjika­l, por vetëm një dyshim i vogël tek tëmthi, e cila pasi hiqet, dërgohet për biopsi, si edhe likidi ( lëngu) që kishte në bark pacientja që u dërgua për ekzaminim. Në këto kushte pas ndërhyrjes u vendos që pacienti nuk paraqet më probleme kirurgjika­le dhe doli jashtë sallës operatore në gjendje të stabilizua­r, ku edhe parametrat fillojnë stabilizoh­en që nga analizat e gjakut deri tek urinimi. Pacientja ishte koshiente, fliste, reagonte mirë. Rreth

orës 19: 30 të së shtunës, pacientja bën një gjendje të menjëhersh­me arresti kardiak, ku iu dha ndihma e parë e menjëhersh­me. Pas rreth 30 minutash reanimimi kardioresp­irator, pacientja u deklarua e vdekur dhe u dërgua në morg për t'u gjetur shkaku i vdekjes. Ne presim përfundimi­n zyrtar të autopsisë, pasi për ne nga mënyra se si ndodhi vdekja, dyshohet për një trompo emboli pulmonare, e cila është një nga komplikaci­onet më të rënda vdekjeprur­ëse të sëmurëve kirurgjika­lë, një nga komplikaci­onet më madhore. Nga një konfirmim i parë që kemi, por jo zyrtar nga mjekësia ligjore, është se pacientja ka pasur këtë komplikaci­on dhe me keqardhje them se vdekja është e pashmangsh­me. Vetëm në Amerikë vdesin 1.5 milionë persona nga kjo simptomë. Komplikaci­one të tilla janë të pashmangsh­me".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania